07/04/2026
🇺🇸 250 Vjet Amerikë – Një histori lirie që vazhdon të frymëzojë botën! 🇺🇸
Sot, me krenari dhe mirënjohje, shënojmë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një komb i ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë dhe mundësive për të gjithë.
Për ne, si shqiptarë të Kosovës dhe të trojeve shqiptare, Amerika nuk është vetëm një aleate. Ajo është një mike e dëshmuar që ka qëndruar pranë popullit tonë në momentet më vendimtare të historisë sonë. Sakrifica e ushtarëve amerikanë dhe mbështetja e vazhdueshme e popullit amerikan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe paqes.
Shoqata Dardania shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe uron popullin amerikan për këtë jubile historik. Ne mbetemi të përkushtuar në forcimin e miqësisë ndërmjet komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendit që u bë shtëpi për breza të tërë shqiptarësh.
Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! 🇺🇸
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!