Shoqata Rinia Turçan i Madh

Shoqata Rinia Turçan i Madh Shoqata Rinia Turçan i Madh u themelua më datë 25.02.2017 ne Dietikon të Cirihut na prift e mbara

U themelu 25.02.2017 ne Dietikon te Zyriht na prift e mbara

Kryetar i Shoqates : BASHKIM MUSTAFI
Sekretar i Shoqates : ILIR TAIRI
Arkatar i Shoqates : ARGJENT ZEQIRI



Punet Informatike (Kompjuterike) te Faqes Zyrtare të Shoqates

1: Burim Beluli 2:Lulzim Selimi 3:Ilir Tairi

Me rastin e Kurban Bajramit,Shoqata“Rinia Turçan i Madh”Qoftë ky Bajram i bekuar për të gjithë ju!Lutjet tuaja u pranoft...
27/05/2026

Me rastin e Kurban Bajramit,
Shoqata“Rinia Turçan i Madh”

Qoftë ky Bajram i bekuar për të gjithë ju!
Lutjet tuaja u pranoftë, kurbanet tuaja u pranoftë,
dhe bashkësia juaj u forcoftë në dashuri dhe besim. 🤲

Të nderuar bashkëfshatar,të nderuar  Anëtar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,ku do që jetoni dhe veproni në Europë apo ...
29/04/2026

Të nderuar bashkëfshatar,të nderuar Anëtar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,ku do që jetoni dhe veproni në Europë apo në vendlindje kemi nderin të ju informojm se gjat mbledhjes së përgjithshme vjetore,që kishim javën e kaluar, e mbajtur më 18.04.26 e (shtunë) në Regensdorf të Cirihut Zvicër,si tema kryesore apo pika të rendit të ditës që u diskutuan dhe u morën vendime për të njejtat ishin kto:

•Hapja e mbledhjes.
•U raportua për të hyrat ,të dalurat dhe për buxhetin e Shoqatës.
•U diskutua rreth çështjes së pagesës JO të rregullt të antarsis së antarëve në Gjermani,Itali dhe Vendlindje.
•Unanimisht u vendos që edhe këtë vit të kemi takim të përbashkët me të gjith bashkatdhetarët në Vendlindje.
•Nga Ana e Kryesisë të pranishmit u informuan gjërësisht rreth përfundimit të Projekteve dhe punëve të kryera në fshat,gjat vitit të kaluar dhe tre mujorin e parë të këtij viti.
•U dha sqarim rreth aktiviteteve dhe projekteve të realizuara nga ana e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim,në interes dhe dobi të mërgatës Gostivarase dhe Mërgimtarëve të RMV në përgjithsi.
•Njëzëri u vendos që Shoqata jonë vazhdon të jetë pjes e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në mërgim,poashtu edhe Përfaqsuesi i Shoqatës sonë në Union ngel i pandryshueshëm.
•Nga anëtarët që ishin prezent u kry edhe pagesa e antarsisë së Shoqatës për vitin 2026.

Edhe këtë vit,fokusi kryesor është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet bashkëfshatarëve, institucioneve dhe donatorëve, me qëllim realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fshatit. Këto përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e aktiviteteve kulturore , fetare dhe sportive, si dhe mbështetjen e të rinjve në iniciativat e tyre.

Ne besojmë se ndryshimi fillon nga vetë banorët, prandaj , inkurajojmë pjesëmarrjen aktive të çdo banori në vendimmarrje dhe në aktivitetet e përbashkëta, duke krijuar një ndjenjë përgjegjësie për të gjithë.

-U bëjm thirje të gjith antarëve të Shoqatës të cilët për arsye të ndryshme nuk e kan kry pagesën e antarsis për vitin e kaluar poashtu edhe për kët vit ta kryejn të njejtën.

Ju falemenderojm të gjithve për besimin,përkrahjen dhe kontributin. -Fans

Puna ekipore dhe përkushtimi sjellin gjithmonë rezultate pozitive për fshatin tonë.Mbledhja e Shoqatës, e mbajtur të sht...
18/04/2026

Puna ekipore dhe përkushtimi sjellin gjithmonë rezultate pozitive për fshatin tonë.

Mbledhja e Shoqatës, e mbajtur të shtunën, më 18 prill, në Regensdorf të Cyrihut, ishte një takim i frytshëm me ide dhe diskutime të vlefshme për të ardhmen e fshatit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin. Të bashkuar vazhdojmë përpara…

13/04/2026

Të Nderuar bashkfshatar,të Nderuar anëtar të Shoqatës,,RINIA” Turçan i madh,kemi nderin të ju ftojm në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Shoqatës,që do të mbahet më 18.04.26 (e shtunë) ora 16.30 në Regensdorf të Cirihut (klubi „Vardari“ me pronar z.Naxhi Mustafi),rruga:Eichwatt 5,8105 Regensdorf.

Rendi i ditës:

•Hapja e mbledhjes.

•Informim dhe diskutim rreth rregullshmëris së pagesës të antarsis së Shoqatës.

•Raporti buxhetor i Shoqatës,të hyrat dhe të dalurat e mjeteve finansiare rreth projekteve të përfunduara.

•Prezantimi dhe sqarimi rreth mbarvajtjes së punëve dhe projekteve të kryera dhe të përfunduara të vitit që lam pas.

•Pagesa e antarsisë për vitin 2026.

•Informime,pyetje,ide,mendime dhe plane për projektet e rradhës për kët vitë.

Me pjesmarrjen tuaj e nderroni Shoqaten,vendlindjen dhe të pranishmit.
Ju falemenderit.

“Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, urojm që Allahu t’ju dhurojë shëndet,paqe, gëzim dhe begati në jetë. Qofshi g...
20/03/2026

“Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, urojm që Allahu t’ju dhurojë shëndet,paqe, gëzim dhe begati në jetë. Qofshi gjithmonë të mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Bajrami juaj qoftë i lumtur dhe i begatë!
Shoqata “Rinia Turçan I Madh”

Të Nderuar antar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,të Nderuar bashkëvendas,si zakonisht  poashtu edhe  kët vit në kët mu...
10/03/2026

Të Nderuar antar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,të Nderuar bashkëvendas,si zakonisht poashtu edhe kët vit në kët muaj të shejntë të Ramazanit ,Shoqata „Rinia“ Turçan i Madh solidarizohet dhe ju del në ndihmë vllezërve dhe bashkfshatarëve tanë në vendlindje me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevoj.
Lusim Allahun fuqiplotë që ti ndihmon të varfërit,ti shërron të sëmurët dhe ti shpërblen të gjith ata që kontribojn dhe ndihmojn në emër të Allahut të madhërishëm.Amin🤲🤲

Falenderime stafit dhe djelmoshave  tonë që përfaqësuan  Shoqatën RINIA Turçan i Madh ,në Turneun Kupa e Gostivarit në m...
08/02/2026

Falenderime stafit dhe djelmoshave tonë që përfaqësuan Shoqatën RINIA Turçan i Madh ,në Turneun Kupa e Gostivarit në mërgim 2026.
Mirënjohës të pafund për paraqitjen e tyre dhe kontributin e dhënë në turne.
Edhe fitoret edhe humbjet janë pjes e lojës prandaj krenohuni me pjesmarrjen dhe paraqitjen tuaj. Ju dëshirojm shëndet,fat suksese dhe padyshim të arritura tjera sportive në të ardhmen.
Falenderime të pafund për Unionin e Shoqatave Shqipëtare të Gostivarit në Mërgim për këtë Organizim kaq madhështor dhe të bukur,poashtu falenderime Shoqatave pjesmarrëse në turne,publikut dhe gjith të pranishmëve.
Ishte një kënaqësi e veçant të jemi pjesmarrës dhe shpresojm që në të ardhmën si në sport por edhe në aktivitete tjera të jemi gjithmonë të bashkuar.

24/01/2026
01/12/2025

Të Nderuar bashkfshatar,të Nderuar anëtar të Shoqatës,,RINIA” Turçan i madh,kemi nderin të ju ftojm në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Shoqatës,që do të mbahet më 06.12.25 (e shtunë) ora 15.30 në Regensdorf të Cirihut (klubi i z.Naxhi Mustafit),rruga:Eichwatt 5,8105 Regensdorf.

Rendi i ditës:

•Hapja e mbledhjes.

•Informim dhe diskutim rreth rregullshmëris së pagesës së antarsis.

•Raporti vjetor finansiar i Shoqatës,të hyrat dhe të dalurat e mjeteve finansiare rreth projekteve të përfunduara.

•Prezantimi dhe sqarimi rreth mbarvajtjes së punëve dhe projekteve të kryera dhe përfunduara të vitit që lejm pas.

•Informime,pyetje,ide,mendime dhe plane për projektet e rradhës për vitin e ardhshëm.

Me pjesmarrjen tuaj e nderroni Shoqaten,vendlindjen dhe të pranishmit.
Ju falenderit dhe mirësevini.

28/11/2025

Address

Male Turcane, Gostivar
North

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Rinia Turçan i Madh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Rinia Turçan i Madh:

Share