Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori

Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori Shoqata joqeveritare për promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Shoqata është e përbërë nga të rriturit me arsim përkatës profesional dhe studentëve në vitin e fundit, së bashku me një interes të përbashkët, sidomos në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e marrëdhënieve ndër-etnike, ngritjen e nivelit arsimor të popullsisë në të gjitha nivelet, si dhe mbrojtjen e mjedis të shëndetshëm. Shoqata është person juridik me të gjitha të drejtat, është e pa

varur në organizimin dhe realizimin e qëllimeve të tyre, interesave dhe aktiviteteve. Shoqata realizon të drejtat e veta, detyrimet dhe përgjegjësitë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe statutit. Sipas Statutit, organi më i lartë është Kuvendi i cili zgjedh Bordin që menaxhon me punën e shoqatës.

Gëzuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit! 🇦🇱Nga Manastiri, qyteti që mbart kujtesën e gjuhës, kulturës dhe vetëdijes s...
11/06/2026

Gëzuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit! 🇦🇱

Nga Manastiri, qyteti që mbart kujtesën e gjuhës, kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare, përulemi me respekt para veprës së atdhetarëve që i dolën zot kombit shqiptar në momentet më të vështira të historisë.

Sot kujtojmë me krenari Lidhjen e Prizrenit, simbolin e unitetit dhe të përkushtimit për mbrojtjen e identitetit dhe trojeve shqiptare, si dhe figurën e ndritur të Sami Frashërit, i cili me zemër e shpirt ia kushtoi jetën zgjimit kombëtar, gjuhës shqipe dhe idealit të bashkimit të shqiptarëve.

Le të na frymëzojë kjo trashëgimi e lavdishme që, ashtu si rilindësit tanë, të ruajmë me krenari gjuhën, kulturën dhe vlerat tona kombëtare. Sepse kombet jetojnë përmes kujtesës, ndërsa shqiptarët kanë dëshmuar se dinë ta mbrojnë dhe ta nderojnë historinë e tyre.

Lavdi Lidhjes së Prizrenit! Lavdi veprës së Sami Frashërit dhe të gjithë rilindësve shqiptarë! 🇦🇱❤️🖤

По повод 20-годишнината од основањето на Стопанската комора на Северо-Западна Македонија, на нивна покана имавме чест да...
04/06/2026

По повод 20-годишнината од основањето на Стопанската комора на Северо-Западна Македонија, на нивна покана имавме чест да присуствуваме на свеченото одбележување на овој значаен јубилеј.

Особено сме благодарни за повеќе од 15 години успешна соработка, при што организацијата континуирано добива поддршка за одбележувањето на Денот на албанската азбука и за реализација на активности од културен и општествен интерес.

Посебна благодарност упатувамe до компаниите ЗСФ, Везе Шари, Даути Комерц, Кипер Маркет, СБВ Компани, Електро Инсталација, Смарагд, Трим Лум, Еуро Виа, Еуро Актива Голд и Топ Драјвер, кои низ годините покажаа високо ниво на општествена одговорност и поддршка на граѓанскиот сектор.

На Комората и посакуваме уште многу успеси, раст и нови достигнувања во застапувањето на бизнис-заедницата и придонесот кон економскиот развој на државата.

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, me ftesë të tyre pata nderin të marr pjesë në shënimin solemn të këtij jubileu të rëndësishëm.

Jemi veçanërisht mirënjohëse për më shumë se 15 vite bashkëpunim të suksesshëm, gjatë të cilit organizata ka marrë vazhdimisht mbështetje për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip dhe për realizimin e aktiviteteve me interes kulturor dhe shoqëror.

Mirënjohje të veçantë shpreh për kompanitë ZSF, Veze Shari, Dauti Komerc, Kiper Market, SBV Kompani, Elektro Instalacija, Smaragd, Trim Lum, Euro Via, Euro Aktiva Gold dhe Top Driver, të cilat ndër vite kanë dëshmuar nivel të lartë të përgjegjësisë shoqërore dhe mbështetjes ndaj sektorit civil.

Odës i urojmë edhe shumë suksese, rritje dhe arritje të reja në përfaqësimin e komunitetit të biznesit dhe në kontributin për zhvillimin ekonomik të vendit.

Parashqevi Qiriazi, e lindur më 2 qershor 1880 në Manastir, ishte një nga figurat më të ndritura të arsimit dhe lëvizjes...
03/06/2026

Parashqevi Qiriazi, e lindur më 2 qershor 1880 në Manastir, ishte një nga figurat më të ndritura të arsimit dhe lëvizjes kombëtare shqiptare, që ia kushtoi jetën përhapjes së dijes dhe emancipimit të gruas. E arsimuar në Stamboll dhe pioniere në Shkollën e Vashave në Korçë, ajo kapërceu kufijtë e kohës së saj, duke u bërë zë i fuqishëm për përparimin shoqëror e arsimor. Me veprat e saj, si “Abetare për shkollat e para”, me themelimin e shoqërisë “Ylli i Mëngjesit” dhe me angazhimin në hartimin e programeve arsimore për shtetin shqiptar, ajo ndërtoi themele të forta për një shoqëri të arsimuar dhe të ndërgjegjshme.

Ajo nuk ishte thjesht një mësuese apo veprimtare, por një filozofi e gjallë e dritës kundër errësirës: besonte se dija është liria më e madhe dhe arsimi arma më e fuqishme për të ndryshuar fatin e një kombi. Si e vetmja grua në Kongresi i Manastirit, kontribuoi në njësimin e alfabetit shqip dhe dëshmoi se guximi dhe vizioni mund të mposhtin çdo pengesë. Trashëgimia e saj nuk është vetëm histori, por një thirrje e përhershme që çdo brez të zgjedhë dritën e dijes mbi hijen e padijes dhe të ndërtojë të ardhmen me mendje të lirë e zemër të fortë.

Urime Kurban Bajrami për të gjithë besimtarët e besimit Islam! 🌙✨🐑Uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe, shëndet ...
27/05/2026

Urime Kurban Bajrami për të gjithë besimtarët e besimit Islam! 🌙✨🐑
Uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe, shëndet dhe lumturi në familjet tuaja.
Le të na bashkojë gjithmonë dashuria, respekti dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit.

Честит Курбан Бајрам на сите верници од исламска вероисповед! 🌙🐑
Нека овој свет празник донесе мир, здравје и радост во вашите домови.
Нека љубовта, почитта и добрината секогаш нe обединуваат.

ОДБЕЛЕЖАН 21 МАЈ-СВЕТСКИОТ ДЕН НА КУЛТУРНАТА РАЗНОВИДНОСТВо декември 2002 година, Генералното собрание на ОН го прогласи...
22/05/2026

ОДБЕЛЕЖАН 21 МАЈ-СВЕТСКИОТ ДЕН НА КУЛТУРНАТА РАЗНОВИДНОСТ

Во декември 2002 година, Генералното собрание на ОН го прогласи 21 мај за Светски ден на културната различност. Овој ден ја нагласува клучната улога на меѓукултурниот дијалог за постигнување мир и одржлив развој и е посветен на вреднување на културните разлики меѓу луѓето и земјите ширум светот.

Општината денеска организираше настан на кој се обрати градоначалникот на Битола Тони Коњановски, а беше присутен и претседателот на Советот Бојан Бојкоски.

Општина Битола доследно по втор пат го одбележа овој ден, со цел да се зголеми разбирањето за тоа колку е вредна културната различност. Тоа е исто така средство за промовирање на четирите цели на Конвенцијата на УНЕСКО за заштита и промоција на различноста на културните изрази усвоена на 20 октомври 2005 година:
- Поддршка и промоција на одржливи системи на владеење за културата;
- Да се постигне избалансиран проток на културни добра и услуги и да се зголеми мобилноста на уметниците и културните професионалци;
- Интегрирање на културата во рамки за одржлив развој и
- Промовирање на човековите права и фундаментални слободи.

Во одбележувањето на Светски ден на културната различност зедоа учество: КУД „Илинден“, АФ „Гоце Делчев“, ФА „Битола“, ЦЕНТИФ „Етно Илинден“, АФ „Плетенка“, Комуната на Власи, Здружение „Ромска ѕвезда“, Здружение за Македонско-Српско пријателство, Здружението на Ракотворци Битола, Македонско Турско здружение „Мустафа Ќемал Ататурк“ Битола, Здружение „Нентори 22“ Битола, Хрватски културен центар„Марко Марулиќ“, а настанот беше збогатен со две изложби фотрографии од стара Битола и фолклорни мотиви.

U SHËNUA 21 MAJI – DITA BOTËRORE E DIVERSITETIT KULTUROR

Në frymën e respektit, bashkëjetesës dhe promovimit të vlerave kulturore, Komuna e Manastirit shënoi sot Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor.

Aktiviteti mblodhi shoqata kulturore, ansamble folklorike dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, të cilët përmes artit, traditës dhe folklorit përcollën mesazhin e rëndësisë së dialogut ndërkulturor dhe ruajtjes së identitetit kulturor.

Të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i komunës, Toni Konjanovski, ndërsa programi u pasurua me performanca artistike dhe ekspozita fotografike me motive nga Manastiri i vjetër dhe trashëgimia folklorike.

Kjo ditë shërben si kujtesë se diversiteti kulturor është një pasuri e çmuar që afron njerëzit, forcon mirëkuptimin dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të hapur, më tolerante dhe më të bashkuar.

21/05/2026
Urime 18 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Muzeve 🌍🗽"Një musië e përgjithçme do të jetë në kryeqytet për gjithë sa gjerëra ...
18/05/2026

Urime 18 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Muzeve 🌍🗽

"Një musië e përgjithçme do të jetë në kryeqytet për gjithë sa gjerëra të vjetëra, shtaturëra, fytyrëra, gurë të shkruarë, etj., që do të gjendenë në Shqipëri e gjetkë..."

Sami Frasheri 🏛🪨🧭

Haki Stërmilli mbante brenda vetes shpirtin e trazuar të një brezi që kërkonte dije, liri dhe dinjitet. Në Manastir, qyt...
17/05/2026

Haki Stërmilli mbante brenda vetes shpirtin e trazuar të një brezi që kërkonte dije, liri dhe dinjitet. Në Manastir, qytetin ku kreu shkollën e mesme dhe ku u formua si intelektual, ai ndërtoi ëndrra për një Shqipëri më të drejtë e më të ndriçuar. Por fati i tij mori kthesa të ashpra. Pas viteve në arrati, autoritetet jugosllave e dëbuan dhe e dorëzuan në Bilisht tek autoritetet shqiptare, si të ishte një njeri që duhej kthyer me forcë në duart e fatit të tij të rëndë. Nga Manastiri i dijes e kujtimeve rinore, drejt Bilishtit të prangave dhe burgut — rruga e tij dukej si një rënie e dhimbshme e një ideali.

Kur doli nga burgu, jeta nuk e priti me lavdi. Ai hapi një dyqan të vogël në Tiranë dhe shiste llamba elektrike të firmës OSRAM, duke u përpjekur të mbijetonte mes heshtjes dhe harresës. Ka një dhimbje të veçantë te ky detaj: një shkrimtar që kishte dashur të ndriçonte mendjen e shoqërisë shqiptare, përfundoi duke sh*tur dritë për shtëpitë e njerëzve. E megjithatë, Haki Stërmilli mbeti i pamposhtur në shpirt. Edhe pas burgut, përuljes dhe zhgënjimeve politike, ai vazhdoi të mbante gjallë atë flakë të brendshme që as prangat nuk arritën ta shuajnë.

  Hoti mbetet një nga figurat më të ndritura dhe më të dhimbshme të historisë shqiptare. Ai ishte burrë i dijes, i fjalë...
16/05/2026

Hoti mbetet një nga figurat më të ndritura dhe më të dhimbshme të historisë shqiptare. Ai ishte burrë i dijes, i fjalës dhe i idealit, që jetoi me filozofinë e lirisë dhe sakrifikoi gjithçka për të vërtetën e popullit të tij. Mendimet e tij kishin peshë, ndërsa zemra e tij rrihte për drejtësi dhe dinjitet kombëtar. Edhe pse u zhduk pa gjurmë, emri i tij vazhdon të jetojë si simbol i qëndresës, mençurisë dhe guximit që nuk shuhet kurrë.

Address

Bitola
7000

Telephone

076 653 983

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori:

Share