Shkolla"Migjeni"Fano-Itali

Chiama Indicazioni Contatta l'organizzazione

Shkolla"Migjeni"Fano-Itali Shkolla "MIGJENI" Fano-Itali

Halloween 2025🎃🧙‍♀️Nostalgji…. Fëmijët mësojnë shqip nëpërmjet tregimeve dhe lojërave dëfryese që afrohen me fantazinë d...
01/11/2026

Halloween 2025🎃🧙‍♀️
Nostalgji…. Fëmijët mësojnë shqip nëpërmjet tregimeve dhe lojërave dëfryese që afrohen me fantazinë dhe botën e tyre të pasur e të çlirët.

Çfarë ndodh gjatë stinës së vjeshtës?…..Mësojmë së bashku . Vjeshta është një stinë e mbushur me aromë frutash dhe me bu...
31/10/2026

Çfarë ndodh gjatë stinës së vjeshtës?…..Mësojmë së bashku . Vjeshta është një stinë e mbushur me aromë frutash dhe me bukuri të veçanta.

Në Seminarin e organizuar në Parma më 18 tetor 2026 nga Kryesia e Lidhjes së Shkollave në bashkëpunim me Shoqatën “ Skan...
21/10/2026

Në Seminarin e organizuar në Parma më 18 tetor 2026 nga Kryesia e Lidhjes së Shkollave në bashkëpunim me Shoqatën “ Skandërbeg” me temë: “JEPI ZË SHQIPES DHE IDENTITETIT”, shkolla “Migjeni” në Fano në bashkëpunim me shkollën “ Rinia” në Riva del Garda dhe “ Korabi” në Bolonja ,trajtuan projektin me temë : “NGJYRA QË FLASIN”
Ky projekt trajtoi punën e dorës (qëndisjen) me anë të një laboratori për fëmijë duke ndërthurur në këtë mënyrë artin tradicional me imagjinatën e lirë dhe krijimtarinë e fëmijëve.
Kreativiteti luan një rol mjaft të rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin mendor , gjuhësor, artistik dhe psikofizik,por rrit edhe krenarinë për identitetin dhe krijimin e një vepre arti që kanë krijuar me duart e tyre.

Mësimi i datës 3 tetor 2026, në shkollën "Migjeni" kaloi mes një atmosfere të ngrohtë, entuziazmi dhe bashkëpunimi. Nxën...
05/10/2026

Mësimi i datës 3 tetor 2026, në shkollën "Migjeni" kaloi mes një atmosfere të ngrohtë, entuziazmi dhe bashkëpunimi. Nxënësit patën mundësinë të ndanin përvojat e tyre dhe njëkohësisht të thellonin njohuritë në gjuhën shqipe, artit dhe traditës shqiptare.

👤Ora e parë për nx.e grupit 10-18vjeçar, nën kujdesin e mësueseve Valbona dhe Arjeta iu kushtua përshtypjeve të pushimeve verore. Nxënësit folën me gëzim për përvojat e tyre, ku kryefjala e diskutimeve ishte koha e kaluar me familjen në plazh. Përmes vizatimeve dhe tregimeve të shkurtra, fëmijët përshkruan ditët e ngrohta të verës, lojërat me rërë dhe shëtitjet buzë detit me njerëzit e tyre më të dashur.

➡️ Njohuri të reja në Gjuhën Shqipe:
Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm.
Në pjesën gjuhësore të ditës, vëmendja u përqendrua te gramatika. Nxënësit mësuan të dallojnë emrat e përgjithshëm nga emrat e përveçëm, duke përdorur pikërisht shembuj nga përvojat e tyre verore:
Emra të përgjithshëm: det, plazh, familje, fëmijë, qytet, shkollë.
Emra të përveçëm: Migjeni, Durrës, Vlorë, Reksi, Shqipëri.
Lidhja e gramatikës me histori reale nga pushimet e bëri orën e mësimit shumë më ndërvepruese dhe të lehtë për t'u kuptuar.

➡️ Përvetësimi i Alfabetit
Përmes ushtrimeve ditore, vizatimeve dhe lojërave me fjalë, secili nxënës arriti të përvetësojë me sukses 36 shkronjat e alfabetit të shqipes. Përkushtimi i nxënësve u pasqyrua në fletoret e tyre.

🇦🇱Dita u përmbyll me aktivitet artistik e lëvizor me të dyja klasat. Në orën e edukimit artistik, nxënësit u njohën me ritmet tradicionale dhe mësuan të kërcejnë vallet tona popullore. Përmes hapave të parë të valleve tradicionale, fëmijët jo vetëm që u argëtuan, por edhe përforcuan lidhjen e tyre me kulturën dhe trashëgiminë kombëtare.

Kjo ditë mësimi në shkollën "Migjeni" dëshmoi edhe një herë se mësimi bëhet më i bukur kur ndërthuren kujtimet e bukur, dija dhe kultura.
Regjistrimet vazhdojnë.

27/09/2026

Gjuha shqipe bashkon bashkësinë në shkollën ‘Migjeni’ në Fano.
Salla Cubo në Fano u mbush me emocione, buzëqeshje fëmijësh dhe duartrokitje të ngrohta me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor2026-2027.
🇦🇱Kjo ditë e veçantë shënoi jo vetëm rinisjen e udhëtimit të diturisë, por edhe një festë të vërtetë të ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Itali.
🇦🇱Aktiviteti mori një mbështetje të veçantë nga përfaqësuesit e shoqatës shqiptare ‘Ilirianët’dhe autoritetet vendore. Përfaqësuesi i shoqatës ‘Ilirianët’, zëvendëskryetari z. Agim Vela, përcolli urimet më të përzemërta për të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe ruajtjes së rrënjëve tona kombëtare duke vlerësuar punën vullnetare që mësueset e kësaj shkolle kanë bërë dhe bëjnë për të mësuarit e gjuhës shqipe.
🇮🇹Një vlerësim të madh kësaj dite i dhanë edhe përfaqësuesit e Bashkisë së Fanos. Këshilltarja për Kulturën dhe Shërbimet Sociale, znj. Loredana Maghernino, uroi hapjen e vitit shkollor duke shprehur mbështetjen e saj për nismat që nxisin integrimin dhe diversitetin kulturor.
➡️Gjithashtu, prania e kryetarit të Bashkisë së Fanos, z. Luca Serfilippi, gëzoi të pranishmit dhe dëshmoi respektin e institucioneve vendore ndaj komunitetit shqiptar.
Pjesa më frymëzuese e ditës i takoi mësueseve të përkushtuara të shkollës: Valbona Marku, Marsela Mana dhe Arjeta Halluni Perdja.
Me profesionalizmin, ëmbëlsinë dhe përkushtimin e tyre, ato përcollën entuziazëm dhe dashuri të madhe për mësimin e gjuhës shqipe, duke i bërë nxënësit të ndihen të motivuar dhe krenarë për identitetin e tyre.
⭐️ Nxënësi i grupit të II Rubin Perdja përshëndeti të pranishmit me vjershën
“Për një gërm” të Odhise Grillo.
📚Nx.iu shpërndan librat “Gjuha Shqipe dhe Kultutura Shqiptare niveli I - II që Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës nëpërmjet QBD kanë ofruar falas për çdo nxënës.
Me këtë energji pozitive dhe mbështetje të gjithanshme, shkolla ‘Migjeni’ nis një tjetër vit të suksesshëm shkollor, me shpresën dhe besimin se gjuha shqipe do të vazhdojë të jetë ura që lidh brezat. Sukses të gjithë nxënësve dhe mësueseve të kësaj shkolle!

“Arsim, Edukim, Kulturë — Të gjithë së bashku nderojmë emrin e shkollës Migjeni!”
07/09/2026

“Arsim, Edukim, Kulturë — Të gjithë së bashku nderojmë emrin e shkollës Migjeni!”

"Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu yt për ty, pyet se çfarë mund të bësh ti për atdhenë tënd." Ju mirëpresim të gjit...
23/08/2026

"Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu yt për ty, pyet se çfarë mund të bësh ti për atdhenë tënd."

Ju mirëpresim të gjithëve!

Mësueset e shkollës Migjeni kthenen me risi bashkëkohore në procesin e mësimdhënies , pas pjesëmarrjes në Seminarin e XI...
02/08/2026

Mësueset e shkollës Migjeni kthenen me risi bashkëkohore në procesin e mësimdhënies , pas pjesëmarrjes në Seminarin e XIX mbarëkombëtar të gjuhës shqipe në Diasporë e Mërgatë në Brezovicë të Kosovës!
Lidhjet dhe bashkëpunimi forcohen me kolegët e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë.

🌍❤️ Festa e Popujve 2026 – Fano ❤️🌍Dje patëm kënaqësinë dhe nderin të marrim pjesë në Festën e Popujve, e organizuar në ...
14/06/2026

🌍❤️ Festa e Popujve 2026 – Fano ❤️🌍

Dje patëm kënaqësinë dhe nderin të marrim pjesë në Festën e Popujve, e organizuar në tendën e madhe pranë Lidos së Fanos nga Zyra Pastorale Migrantes dhe Caritas Dioqezane, me mbështetjen e institucioneve të Fanos.
Edhe këtë vit, Shoqata “Ilirianet”, së bashku me Shkollën Shqipe “Migjeni”, përfaqësuan me krenari kulturën, traditat dhe vlerat e popullit shqiptar. Vajzat e shkollës sonë, të veshura me kostume tradicionale shqiptare, sollën në skenë një program të bukur artistik me këngë, valle dhe interpretime që emocionuan publikun dhe përcollën dashurinë për gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Përveç programit artistik, patëm kënaqësinë të ndajmë me të pranishmit edhe shijet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Vizitorët patën mundësinë të provojnë gatime tipike si byrek, qofte, salcë kosi dhe trileçe, të përgatitura me përkushtim dhe dashuri, të cilat u vlerësuan dhe u pëlqyen shumë nga të gjithë.
Momenti më i bukur dhe më emocionues i festës ishte në fund të aktivitetit, kur tingujt e muzikës sonë popullore bashkuan të gjithë pjesëmarrësit. Përfaqësues të komuniteteve të ndryshme u ngritën për të kërcyer së bashku me vajzat tona në skenë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme miqësie, respekti dhe harmonie mes popujve.
Falënderojmë nga zemra organizatorët për punën dhe përkushtimin e tyre në realizimin e kësaj feste kaq të veçantë, e cila promovon bashkëjetesën, dialogun dhe njohjen e kulturave të ndryshme.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha komunitetet pjesëmarrëse: Ukrainën, Perunë, komunitetet afrikane etj., që e bënë këtë ditë një festë të vërtetë të larmishme dhe miqësore.
Mirënjohje të pafundme për fëmijët tanë, prindërit, mësuesit, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e kësaj dite të paharrueshme.
Jemi krenarë që sollëm një copëz të Shqipërisë në zemër të Fanos dhe akoma më të lumtur që e ndamë atë me miq nga kultura dhe vende të ndryshme të botës.

🇦🇱❤️ Rrënjët tona na bëjnë më të fortë, ndërsa dialogu dhe miqësia mes popujve na bëjnë më të pasur në shpirt! 🇦🇱❤️

🌍❤️ Festa dei Popoli 2026 – Fano ❤️🌍

Ieri abbiamo vissuto una giornata speciale, ricca di emozioni, colori, tradizioni e amicizia tra i popoli.
L’Associazione Ilirianet, che partecipa con orgoglio alla Festa dei Popoli fin dalla sua rinascita, insieme alla Scuola Albanese “Migjeni”, ha avuto l’onore di rappresentare la cultura e le tradizioni albanesi attraverso il canto, la danza e il sorriso dei nostri ragazzi.
I bambini e i giovani della scuola, splendidamente vestiti con gli abiti tradizionali albanesi, hanno regalato al pubblico uno spettacolo ricco di energia, passione e amore per le proprie radici. Ogni canto, ogni passo di danza e ogni esibizione sul palco hanno raccontato la bellezza della nostra cultura e il valore della nostra identità.
Oltre al programma artistico, abbiamo avuto il piacere di condividere con i presenti anche alcuni sapori della tradizione culinaria albanese. I visitatori hanno potuto degustare specialità tipiche come byrek, qofte, salcë kosi e trileçe, preparate con cura e dedizione e molto apprezzate da tutti.
Il momento più emozionante è arrivato al termine della manifestazione, quando le note della musica popolare albanese hanno coinvolto tutti i presenti. Rappresentanti di diverse comunità e nazionalità si sono uniti alle nostre ragazze sul palco ballando insieme, trasformando la piazza in un grande abbraccio tra popoli. Un’immagine che porteremo nel cuore e che rappresenta perfettamente lo spirito di questa festa: unità nella diversità, rispetto reciproco e amicizia.
Un sentito ringraziamento va agli organizzatori della Festa dei Popoli per aver creato, ancora una volta, un’occasione così preziosa di incontro, dialogo e condivisione.
Grazie a tutte le comunità partecipanti – Ucraina, Perù, Africa e a tutti gli altri popoli presenti – per aver condiviso con noi le loro tradizioni, la loro cultura e il loro entusiasmo.
Un ringraziamento speciale va alle nostre ragazze ,alle famiglie, agli insegnanti, ai volontari e a tutti coloro che hanno contribuito alla riuscita di questa splendida giornata.
Siamo orgogliosi di aver portato un pezzo della nostra Albania nel cuore di Fano e ancora più felici di averlo condiviso con tanti amici provenienti da ogni parte del mondo.

🇦🇱❤️ Insieme, attraverso la cultura, costruiamo ponti di amicizia che uniscono i popoli e guardano al futuro con speranza. ❤️🇦🇱

Më 6 qershor, në Sallën Cubo në Fano, përjetuam një moment të veçantë, të mbushur me emocione, krenari dhe kënaqësi: cer...
10/06/2026

Më 6 qershor, në Sallën Cubo në Fano, përjetuam një moment të veçantë, të mbushur me emocione, krenari dhe kënaqësi: ceremoninë e dorëzimit të certifikatave për nxënësit që kanë ndjekur me përkushtim Shkollën Shqipe “Migjeni” gjatë vitit akademik 2025–2026.
Ishte një ditë domethënëse, e shoqëruar me valle, këngë dhe recitime, e ndarë me nxënësit tanë, familjet e tyre, mësuesit dhe të gjithë këshilltarët e Shoqatës “Ilirianet”, e cila mbështet rrugëtimin edukativ dhe kulturor të shkollës sonë, duke kontribuar në promovimin dhe vlerësimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Çdo certifikatë e dorëzuar përfaqëson shumë më tepër se një dokument: ajo është simbol i përkushtimit, këmbënguljes dhe dashurisë që këta fëmijë tregojnë ndaj gjuhës, kulturës dhe rrënjëve të tyre. Të shohësh buzëqeshjet dhe emocionin në sytë e tyre ishte shpërblimi më i madh për të gjithë ne.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, që me mbështetjen e tyre e bëjnë të mundur këtë rrugëtim, për mësuesit për punën e tyre me pasion dhe profesionalizëm, si dhe për Shoqatën “Ilirianet”.
U urojmë nxënësve tanë të vazhdojnë të kultivojnë me krenari gjuhën shqipe, duke mbajtur gjithmonë në zemër vlerën e origjinës dhe identitetit të tyre.❤️🇦🇱📚
Il 6 giugno, presso la Sala Cubo di Fano, abbiamo vissuto un momento speciale, ricco di emozioni, orgoglio e soddisfazione: la cerimonia di consegna delle certificazioni agli alunni che hanno frequentato con impegno e costanza la Scuola Albanese “Migeni” durante l’anno accademico 2025-2026.
È stata una giornata significativa, condivisa con i nostri studenti, le loro famiglie, gli insegnanti e tutti i consiglieri dell’Associazione Ilirianet, che da sempre sostiene con dedizione il percorso educativo e culturale della nostra scuola, contribuendo alla promozione e alla valorizzazione della lingua e dell’identità albanese.
Siamo stati onorati dalla presenza dell’Assessore ai Servizi Educativi del Comune di Fano,Loredana Maghernino, che ha condiviso con noi questo importante traguardo e ha consegnato personalmente i certificati agli studenti che hanno completato con successo il corso di lingua albanese.
Ogni certificato consegnato rappresenta molto più di un semplice attestato: è il simbolo dell’impegno, della perseveranza e dell’amore che questi ragazzi dimostrano verso la lingua, la cultura e le proprie radici. Vedere i loro sorrisi e l’emozione nei loro occhi è stata la ricompensa più grande per tutti noi.
Un sentito ringraziamento va ai genitori, che con il loro sostegno rendono possibile questo percorso, agli insegnanti per il lavoro svolto con passione e professionalità, all’Associazione “Ilirianet “per il costante supporto e all’Amministrazione Comunale di Fano per la vicinanza dimostrata.
Auguriamo ai nostri studenti di continuare a coltivare con orgoglio la lingua albanese, portando sempre nel cuore il valore delle proprie origini e della propria identità.
Complimenti a tutti i nostri ragazzi per questo importante successo!❤️📚

Indirizzo

Via S. Lazzaro, 8, Fano
Fano
61032

Telefono

+393888994757

Sito Web

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Shkolla"Migjeni"Fano-Itali pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'organizzazione

Invia un messaggio a Shkolla"Migjeni"Fano-Itali:

Scelte rapide

Sponsorizzato

Condividi