Zyra per te Rinj

Zyra per te Rinj Zyra per te Rinj - Preshevë

Sot, Zyra për të Rinj liroi hapësirat e saj për zhvillimin e një aktiviteti me disa të rinj nga Presheva dhe qyteti i Vr...
16/05/2026

Sot, Zyra për të Rinj liroi hapësirat e saj për zhvillimin e një aktiviteti me disa të rinj nga Presheva dhe qyteti i Vranjës, në kuadër të projektit për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërmjet të rinjve.

Në panelin e diskutimit, i ftuar ishte Belgzim Kamberi, i cili foli rreth rëndësisë së tolerancës, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, duke ndarë mendime dhe përvoja të vlefshme me të rinjtë pjesëmarrës.

Aktiviteti i sotëm u mbështet nga National Endowment for Democracy, ndërsa pjesë e tij ishin edhe OJQ-të nga Presheva: ‘Livrit’, ‘Be Active 16’ si dhe ‘NSNP’ nga Vranja.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatat partnere për kontributin dhe angazhimin në krijimin e një ambienti më tolerant, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë.

Zyra për të Rinj sonte në një atmosferë të mrekullueshme dhe ambient të këndshëm të jashtëm në kafiterinë e re të qyteti...
10/05/2026

Zyra për të Rinj sonte në një atmosferë të mrekullueshme dhe ambient të këndshëm të jashtëm në kafiterinë e re të qytetit ‘Pazari Vjetër, së bashku me qytetarë të Komunës dhe të rinj, përcollëm “El Clasicon” e futbollit, duke kaluar momente të bukura sportive, shoqërore dhe plot emocion, ku në fund FC Barcelona u shpall kampione e Spanjës. ⚽️👏

Falënderojmë të gjithë të pranishmit dhe dashamirët e sportit për pjesëmarrjen, energjinë pozitive dhe atmosferën fantastike që krijuan gjatë këtij organizimi. 🤝🏻⚽️

Sot, Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me grupin e maturantëve ‘Levelupgeneration’ organizuam një piknik në pendën e fsha...
10/05/2026

Sot, Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me grupin e maturantëve ‘Levelupgeneration’ organizuam një piknik në pendën e fshatit Rahovicë. 🌿☀️

Në një atmosferë të bukur dhe plot pozitivitet, kaluam momente të paharrueshme së bashku, duke shijuar natyrën, shoqërinë dhe energjinë rinore. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për socializim, relaks dhe krijimin e kujtimeve të bukura para përfundimit të këtij kapitulli të rëndësishëm për maturantët.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe atmosferën e mrekullueshme! 💚

Zyra për të Rinjë, së bashku me Librarinë Albas në Preshevë, për nder të Javës së Librit, pati kënaqësinë të mirëpresë s...
20/04/2026

Zyra për të Rinjë, së bashku me Librarinë Albas në Preshevë, për nder të Javës së Librit, pati kënaqësinë të mirëpresë shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Liridon Mulaj. Përveç promovimit të librit të tij të fundit ‘Net dhe Mjaltë’, Liridoni foli edhe për rëndësinë e librit, fuqinë e leximit dhe ndikimin që letërsia ka në jetën e të rinjve.

I ftuar si panelist ishte edhe Pashtrik Mehmedi, i cili kontribuoi në këtë bashkëbisedim të vlefshëm kulturor.

Në fund, si shenjë falënderimi, i ndamë mirënjohje Liridon Mulaj për kontributin e tij të çmuar në kulturë dhe për frymëzimin që u jep të rinjve, me ndikim të veçantë në Preshevë.

Faleminderit të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen dhe për atmosferën e ngrohtë që e bëri këtë aktivitet të veçantë, e në veçanti një falënderim edhe për Ambasadorin e Shqipërisë, në Beograd, Shkëlqesinë e Tij, z.Bardhyl Canaj.

Shihemi në evenimentet e radhës me aktivitete të reja kulturore dhe rinore!

Sot, Zyra për të Rinj liroi hapësirat e saja për Profesoreshën Nora Tahiri, e cila së bashku me një grup nxënësh të saj ...
18/04/2026

Sot, Zyra për të Rinj liroi hapësirat e saja për Profesoreshën Nora Tahiri, e cila së bashku me një grup nxënësh të saj realizoi një projekt të veçantë në nder të Javës Botërore të Tokës. Ky angazhim është dëshmi e përkushtimit për edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së planetit tonë.

Falënderojmë profesoreshën Nora dhe nxënësit për kontributin dhe shembullin frymëzues që dhanë për komunitetin. Projekte të tilla tregojnë se të rinjtë janë bartës të ndryshimit pozitiv dhe mbrojtës të së ardhmes sonë. 💚

Sot, Zyra për të Rinj ka mbështetur me pije freskuese turneun në futboll të vogël të organizuar nga Qendra Sportive Pres...
17/04/2026

Sot, Zyra për të Rinj ka mbështetur me pije freskuese turneun në futboll të vogël të organizuar nga Qendra Sportive Presheva, i cili u mbajt mes shkollave fillore të gjithë Komunës së Preshevës në stadiumin e qytetit. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive dhe me energji të lartë nga nxënësit pjesëmarrës.

Mbarëvajtja e turneut ishte shumë e mirë, duke treguar edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve sportive në bashkimin dhe motivimin e të rinjve. ⚽️

Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me Librarinë Albas, me kënaqësi ju njofton se më datë 20 prill nga ora 12:00, do të mba...
16/04/2026

Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me Librarinë Albas, me kënaqësi ju njofton se më datë 20 prill nga ora 12:00, do të mbahet një takim në qendër të qytetit me shkrimtarin Liridon Mulaj.

Gjatë këtij takimi do të bëhet edhe prezantimi i romanit të tij më të fundit, “Net dhe Mjaltë”. Pjesë e panelit do të jetë edhe Pashtrik Mehmedi.

Ju ftojmë të merrni pjesë për të bashkëbiseduar nga afër me autorin dhe për të përjetuar një ditë të veçantë letrare.

Zyra për të rinj në bashkëpunim me Shkollën Fillore ‘Prof.Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë, për nder të Ditës së Shkollës, ...
15/04/2026

Zyra për të rinj në bashkëpunim me Shkollën Fillore ‘Prof.Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë, për nder të Ditës së Shkollës, ka ndarë çmime dhe mirënjohje për nxënësit më të dalluar të shkollës, të cilët kanë korrur suksese në garat komunale dhe rajonale. Nxënësit u ndjenë jashtëzakonisht të lumtur për çmimet e marra dhe kjo është një dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit të tyre.

Këta nxënës janë shembull i shkëlqyer për bashkëmoshatarët e tyre, duke treguar se me vullnet, disiplinë dhe punë të vazhdueshme mund të arrihen rezultate të mëdha. Sukseset e tyre janë motivim për të gjithë të rinjtë që të besojnë në vetvete dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pa u dorëzuar.

Ata përfaqësojnë krenari jo vetëm për shkollën, por edhe për komunitetin tonë, duke dëshmuar se rinia jonë ka potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Le të shërbejnë si inspirim për të gjithë nxënësit e tjerë që të synojnë gjithmonë më shumë dhe të japin më të mirën nga vetja. 👏❤️

Me iniciativë të Zyrës për të Rinj në Preshevë dhe me mbështetjen e KNSH-së, Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd z.Bard...
08/04/2026

Me iniciativë të Zyrës për të Rinj në Preshevë dhe me mbështetjen e KNSH-së, Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd z.Bardhyl Canaj, si dhe Komunës së Elbasanit, për herë të parë ndonjëherë, rreth 50 maturantë nga Lugina e Preshevës realizuan një vizitë studimore në ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Gjatë kësaj vizite, maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe kushtet që ofron ky institucion, duke vizituar laboratorët e shumtë, bibliotekën, amfiteatrin dhe mjediset tjera përcjellëse të universitetit.

Po ashtu, u zhvillua një takim i veçantë me rektoren e universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, si dhe me dekanët e fakulteteve përkatëse, të cilët ndanë informacione të vlefshme mbi programet studimore dhe mundësitë që ofron universiteti.

Universiteti i Elbasanit shfaqi hapur gatishmërinë dhe mbështetjen për maturantët nga Lugina e Preshevës, duke i inkurajuar ata në rrugëtimin e tyre akademik dhe duke i premtuar 20 bursa dhe konvikte falas. Faleminderit Elbasan dhe faleminderit Shqipëri! ❤️🇦🇱

Për nder të Javës Botërore të Shëndetit, Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike – drej...
04/04/2026

Për nder të Javës Botërore të Shëndetit, Zyra për të Rinj, në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike – drejtimi mjekësi, zhvilluan një aksion sensibilizues pranë Tregut të Gjelbërt. Gjatë këtij aktiviteti, shumë qytetarë përfituan shërbime falas si matja e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrollave të rregullta.❤️‍🩹

Falënderim edhe për dy Profesorët e nderuar, Shkëlzen Arifi dhe Ahmet Ahmedi, të cilët pa hezimit kontribuan për qytetarët! ❤️‍🩹

Address

Mare Loncar
Presevo
17523

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra per te Rinj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share