Organizata REFORMA

Organizata REFORMA Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Organizata REFORMA, Non-Governmental Organization (NGO), 15 Novembar 30, Presevo.

REFORMA u themelua nga aktivistë të Preshevës dhe Bujanocit, si një nevojë për të avancuar pozicionin e të rinjve në shoqëri dhe të kontribuojë në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje Organizata Aktivistëve REFORMA u themelua si një nevojë për të grumbullar aktivistë të shoqërisë civile dhe për të realizuar aktivitete në Preshevë dhe Bujanoc e që synojnë të përmirësojë pozicionin e të

rinjve përmes bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, të kontribuojë në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje, të promovojë pajtimin rajonal përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të përvojave të ndryshme , si dhe të monitorojë punën e institucioneve lokale dhe të promovojë rritjen e transparencës së këtyre institucioneve.

Organizata e Aktivistëve REFORMA në Preshevë dënon ashpër bastisjen e hapësirave të organizatave joqeveritare Gradjanske...
25/02/2025

Organizata e Aktivistëve REFORMA në Preshevë dënon ashpër bastisjen e hapësirave të organizatave joqeveritare Gradjanske Inicijative dhe CRTA nga autoritetet shtetërore.

Ky akt përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile, lirisë së asociimit dhe vlerave demokratike.

Në një kohë kur protestat studentore dhe qytetare po kërkojnë llogaridhënie dhe të drejta demokratike, veprimet e tilla tregojnë përpjekjen e pushtetit për të heshtur zërat kritikë dhe për të frikësuar shoqërinë civile.

Kjo qasje është e papranueshme dhe rrezikon të thellojë edhe më shumë krizën demokratike.

Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me organizatat "Iniciativat Qytetare" dhe "CRTA", e njëherit bëjmë thirrje për reagim të menjëhershëm nga faktori vendor dhe ndërkombëtar.

Është jetike që institucionet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare të mbështesin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore dhe të ndalojnë përpjekjet për shtypjen e shoqërisë civile.

Organizata e Aktivistëve REFORMA – Preshevë

Address

15 Novembar 30
Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata REFORMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata REFORMA:

Share