The Youth of Ura Vajgurore

Call Directions Website Contact the organization

The Youth of Ura Vajgurore The Youth of Ura NGO, eshte grupimi rinor(NGO) i vetem me baze komunitare, qe kryen aktivizem,vullnetarizem etj.

THIRRJE PËR OFERTAProjekti “Lead the Change – Youth Lab”Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të zbatimit të projektit “L...
28/10/2026

THIRRJE PËR OFERTA
Projekti “Lead the Change – Youth Lab”
Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të zbatimit të projektit “Lead the Change – Youth Lab”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, hap procedurat për marrjen e ofertave për shërbimet dhe furnizimet e nevojshme për zbatimin e projektit.

Projekti synon fuqizimin e 200 të rinjve të moshës 15–29 vjeç nga Dimal, Kuçovë dhe Berat, përmes trajnimeve, mentorimit, vizitave studimore, nismave rinore dhe aktiviteteve të komunikimit dhe dukshmërisë.

Thirrja përfshin këto 5 procedura:

TOR 01 – Shërbim transporti për aktivitetet e projektit

TOR 02 – Shërbim kateringu për aktivitetet e projektit

TOR 03 – Furnizim me materiale trajnimi, materiale konsumi dhe printime për nismat rinore

TOR 04 – Shërbim mentorimi për zhvillimin e 4 nismave rinore

TOR 05 – Paketë komunikimi, dukshmërie dhe dokumentimi të projektit

Subjektet, operatorët dhe ekspertët e interesuar ftohen të konsultojnë TOR-in përkatës dhe të paraqesin dokumentacionin e kërkuar së bashku me Ofertën Financiare, sipas template-it të publikuar.

Afati për dorëzimin e ofertave:
05 nëntor 2026, ora 17:00

E-mail për dorëzimin e ofertave:
[email protected]

Ofertat mund të dorëzohen gjithashtu fizikisht në adresën e Qendrës “The Youth of Ura”, sipas përcaktimeve në TOR-et përkatëse.

Procedurat do të zhvillohen në përputhje me kërkesat e Udhëzuesit të AKR-së për Zbatimin e Granteve, duke garantuar konkurrencë, transparencë dhe trajtim të barabartë të ofertuesve.

Projekti “Lead the Change – Youth Lab”Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të zbatimit të projektit “Lead the Change – Youth Lab”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, hap procedurat për marrjen e ofertave...

“Lead the Change – Youth Lab”!Qendra “The Youth of Ura” nis zbatimin e projektit “Lead the Change – Youth Lab”, një inic...
20/10/2026

“Lead the Change – Youth Lab”!

Qendra “The Youth of Ura” nis zbatimin e projektit “Lead the Change – Youth Lab”, një iniciativë që synon të fuqizojë 200 të rinj të moshës 15–29 vjeç nga Dimal, Kuçovë dhe Berat, duke krijuar më shumë mundësi për pjesëmarrje aktive, lidership, advokim dhe angazhim në komunitet.

Përgjatë projektit, të rinjtë do të bëhen pjesë e një programi të integruar me trajnime dhe mentorim, vizita studimore, zhvillimin e 4 nismave rinore advokuese dhe art-aktiviste, si dhe aktivitete që do të krijojnë hapësira për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet të rinjve, institucioneve dhe komunitetit lokal.

Nëpërmjet “Lead the Change – Youth Lab”, duam që idetë e të rinjve të mos mbeten vetëm ide, por të shndërrohen në veprim, iniciativa konkrete dhe ndryshim pozitiv në komunitet.

Ky është vetëm fillimi. Në muajt në vijim do të ndajmë aktivitetet, eksperiencat dhe historitë e të rinjve që do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.

Projekti “Lead the Change – Youth Lab” zbatohet nga Qendra “The Youth of Ura”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.



Show quoted text

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civileI kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformë...
07/10/2026

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

I kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformën administrativo-territoriale të mos kalojë në votim në këtë fazë.

Një reformë me pasoja afatgjata për shërbimet, përfaqësimin qytetar dhe zhvillimin vendor kërkon analiza të plota, transparencë dhe konsultim të mirëfilltë. Mendimet e qytetarëve dhe qëndrimet e institucioneve vendore duhet të bëhen publike dhe të shqyrtohen me argumente.

Reformat e qëndrueshme kërkojnë besim dhe pjesëmarrje reale.

📄 Lexoni deklaratën e plotë në fotot e këtij postimi.

Organizatat nënshkruese:

1. Shoqata New Bridges – Dimal
2. Qendra The Youth of Ura – Dimal
3. Shoqata Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë / QSNNN – Fushë Arrëz
4. Qendra për Edukim dhe Sport “Skills” – Cërrik
5. Vento di Terra – Divjakë

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civileI kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformë...
07/10/2026

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

I kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformën administrativo-territoriale të mos kalojë në votim në këtë fazë.

Një reformë me pasoja afatgjata për shërbimet, përfaqësimin qytetar dhe zhvillimin vendor kërkon analiza të plota, transparencë dhe konsultim të mirëfilltë. Mendimet e qytetarëve dhe qëndrimet e institucioneve vendore duhet të bëhen publike dhe të shqyrtohen me argumente.

Reformat e qëndrueshme kërkojnë besim dhe pjesëmarrje reale.

📄 Lexoni deklaratën e plotë në fotot e këtij postimi.

Organizatat nënshkruese:

1. Shoqata New Bridges – Dimal
2. Qendra The Youth of Ura – Dimal
3. Shoqata Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë / QSNNN – Fushë Arrëz
4. Qendra për Edukim dhe Sport “Skills” – Cërrik
5. Vento di Terra – Divjakë

28/09/2026

📢 Ftesë për Ofertë – Furnizim dhe Vendosje të Tezgave të Tregut të
Gjelbër në Berat.

Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të projektit “Rijetëzimi i Tregut
të Gjelbër të Beratit”, shpall Ftesën për Ofertë për përzgjedhjen e një
operatori ekonomik për furnizimin dhe vendosjen e 12 moduleve të tezgave
në Tregun e Gjelbër në Berat.
Shërbimi përfshin prodhimin/furnizimin, transportin, montimin dhe
vendosjen e tezgave, sipas specifikimeve teknike dhe dokumentacionit
bashkëlidhur Ftesës për Ofertë.

📅 Afati i dorëzimit të ofertave: 09 Tetor 2026
📧 Dërgoni ofertat në: [email protected]
📎 Dokumentacioni i plotë dhe specifikimet teknike gjenden në linkun më
poshtë:
https://drive.google.com/file/d/1N2WGcF3YUCj3fBVAa1VYQFx1kBIq5Hqx/view?usp=drive_link

DEKLARATË PUBLIKE Qëndrimi i “New Bridges” (Ura të Reja) dhe “The Youth of Ura” (Të Rinjtë e Urës) për ruajtjen e Bashki...
08/08/2026

DEKLARATË PUBLIKE

Qëndrimi i “New Bridges” (Ura të Reja) dhe “The Youth of Ura” (Të Rinjtë e Urës) për ruajtjen e Bashkisë Dimal.

New Bridges dhe The Youth of Ura shprehin qëndrimin e tyre të qartë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Dimal.
New Bridges dhe The Youth of Ura janë organizata të shoqërisë civile që kanë dalë nga komuniteti lokal për të adresuar nevojat lokale. Puna jonë është fokusuar në fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, angazhimin qytetar, vendimmarrjen lokale, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e komunitetit.
Prej vitesh jemi të angazhuar në komunitetin e Dimalit, duke ndërtuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të rinjtë, komunitetin, Bashkinë Dimal dhe institucionet vendore.
Përvoja jonë na ka ndihmuar të krijojmë një kuptim të thellë të bashkisë, nevojave dhe potencialit të saj. Kjo përvojë gjithashtu na ka treguar rëndësinë që ka një pushtet vendor funksional, i afërt me qytetarët dhe që njeh nga afër nevojat e komunitetit
Bazuar në kuptimin e thellë të Bashkisë Dimal, anëve të saj të forta dhe nevojave, si dhe mundësive të saj për të siguruar zhvillimin social-ekonomik të territorit, ne vlerësojmë se Baskia Dimal plotëson të gjithë kriteret demografike, ekonomike, funksionale, territoriale dhe historike për të vazhduar të funksionojë si njësi më vete e vetëqeverisjes vendore.
Edhe të dhënat e paraqitura në Raportin Përfundimtar të ekspertëve të Komisionit për Reformën Territoriale tregojnë se Bashkia Dimal është një njësi që MUND të funksionojë më vete. Treguesit e funksionalitetit, performancës ekonomike dhe kapacitetit investues dëshmojnë potencialin e saj për të vijuar zhvillimin si bashki më vete. Në indeksin e Performanscës Ekonomike, bashkia Dimal renditet e 26-ta ndër 61 bashki, duke u pozicionuar edhe përpara bashkisë Berat, e cila renditet e 28-ta.
Po aq i rëndësishëm është argumenti demografik. Dimali nuk është një territor me popullsi në tkurrje. Përkundrazi, të dhënat tregojnë një dinamikë pozitive demografike. Në këto kushte, ne vlerësojmë se largimi i vendimmarrjes dhe i funksioneve administrative nga territori mund të prodhojë efektin e kundërt: të dobësojë lidhjen e qytetarëve me institucionet vendore dhe, në perspektivë, të ndikojë negativisht në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.
Dimali ka gjithashtu një profil të qartë ekonomik dhe zhvillimor. Bujqësia dhe prodhimi bujqësor përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së zonës, krahas bizneseve dhe sipërmarrjeve lokale. Menaxhimi dhe zhvillimi i këtyre burimeve kërkon institucione vendore që njohin territorin, nevojat dhe potencialin e tij dhe që janë pranë komunitetit.
Në të njëjtën kohë, Dimali ka krijuar dhe konsoliduar identitetin e tij territorial. Emri i tij lidhet me qytetin antik të Dimalit dhe me një trashëgimi historike e kulturore që përbën një vlerë jo vetëm për komunitetin, por për të gjithë zonën. Identiteti lokal, historia dhe lidhja e komunitetit me territorin duhet të jenë pjesë e vlerësimit të çdo ndryshimi të kufijve administrativë.
Për ne, një element thelbësor mbetet përfaqësimi demokratik dhe ruajtja e vendimmarrjes sa më pranë qytetarëve. Ky është edhe një nga parimet themelore të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Një bashki me kryetarin dhe këshillin e saj të zgjedhur u jep qytetarëve mundësi më të drejtpërdrejta për përfaqësim, pjesëmarrje, kërkesë llogarie dhe ndikim mbi vendimet që prekin komunitetin e tyre. Ky është një parim që duhet forcuar dhe jo dobësuar.
Shqetësimi ynë nuk lidhet vetëm me rezultatin e propozuar, por edhe me mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Një reformë që ndryshon kufijtë administrativë dhe prek drejtpërdrejt identitetin e komuniteteve, përfaqësimin politik, vendimmarrjen lokale dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve nuk mund të realizohet pa një konsultim të gjerë, transparent dhe kuptimplotë me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, biznesin, akademinë dhe institucionet vendore. Konsultimi nuk duhet të jetë vetëm një hap procedural i reformës, por një proces ku qëndrimet, argumentet dhe shqetësimet e komuniteteve të prekura reflektohen realisht në vendimmarrjen përfundimtare.
Ne mbështesim reforma që forcojnë qeverisjen vendore, përmirësojnë shërbimet dhe krijojnë më shumë mundësi zhvillimi për komunitetet. Por në rastin e Dimalit, vlerësojmë se zgjidhja nuk është shkrirja e bashkisë. Zgjidhja është fuqizimi i saj, investimi në kapacitetet vendore dhe shfrytëzimi i potencialit ekonomik, bujqësor, njerëzor dhe historik të territorit.
Për këto arsye, New Bridges dhe The Youth of Ura kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe kërkojnë që ajo të vijojë të funksionojë si njësi më vete e vetëqeverisjes vendore.
Dimali ka identitetin, komunitetin, ekonominë dhe potencialin për të vazhduar përpara si bashki më vete. Ajo që duhet të forcojmë është zhvillimi dhe vetëqeverisja lokale, jo t'i largojmë ato nga qytetarët.

Ne linkun e meposhtem mund te aplikoni.
08/08/2026

Ne linkun e meposhtem mund te aplikoni.

Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të projektit “Rijetëzimi i Treguttë Gjelbër të Beratit”, shpall thirrjen për një Lehtësues në terren përorganizimin dhe koordinimin e rrjetit të fermerëve. Shërbimi synon tëmbështesë krijimin dhe funksionalizimin e rrjetit të fermerëve...

26/06/2026

Video, Festa e trashëgimisë: Një mozaik kulturor në zemër të Dimalit 2
📅 11 dhe 12 Qershor 2026 ora 19:00
📍 Pedonalja, Qendër, Dimal
🎧 DJ Set dhe atmosferë rinore
🎨 Ekspozitë me punime artistike të të rinjve
🏛️ Promovim i trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal
🤝 Takime, argëtim dhe aktivitete për të gjithë komunitetin
Ejani të festojmë së bashku kulturën, kreativitetin dhe shpirtin e Dimalit!
Trashëgimia Koncert Festival Dimal2026 TheYouthOfUra

22/06/2026

Address

LAGJIA 18 Tetori Rruga Dimal
Urë-Vajgurore
5007

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when The Youth of Ura Vajgurore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to The Youth of Ura Vajgurore:

Shortcuts

Share

Nearby non profit organizations