New Bridges NGO

Call Directions Website Contact the organization

New Bridges NGO Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from New Bridges NGO, Community Organization, Lagjja "18 Tetori", Ura Vajgurore, Berat.

Organizata Ura të Reja synon fuqizimin e komunitetit për pjesëmarrje në jetën ekonomike dhe sociale nëpërmjet ndërgjegjësimit, edukimit, inisiativave komunitare dhe programeve avokuese.

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civileI kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformë...
07/10/2026

📢 Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

I kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që projektligji për reformën administrativo-territoriale të mos kalojë në votim në këtë fazë.

Një reformë me pasoja afatgjata për shërbimet, përfaqësimin qytetar dhe zhvillimin vendor kërkon analiza të plota, transparencë dhe konsultim të mirëfilltë. Mendimet e qytetarëve dhe qëndrimet e institucioneve vendore duhet të bëhen publike dhe të shqyrtohen me argumente.

Reformat e qëndrueshme kërkojnë besim dhe pjesëmarrje reale.

📄 Lexoni deklaratën e plotë në fotot e këtij postimi.

Organizatat nënshkruese:

1. Shoqata New Bridges – Dimal
2. Qendra The Youth of Ura – Dimal
3. Shoqata Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë / QSNNN – Fushë Arrëz
4. Qendra për Edukim dhe Sport “Skills” – Cërrik
5. Vento di Terra – Divjakë

06/10/2026
Dita 5 | Shkëmbim përvoje në Kuçovë 🤝Ditën e fundit të kampit, vizituam Qendrën Rinore Kuçovë, ku të rinjtë e Qendrës Ri...
28/09/2026

Dita 5 | Shkëmbim përvoje në Kuçovë 🤝

Ditën e fundit të kampit, vizituam Qendrën Rinore Kuçovë, ku të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale Lapardha u takuan me bashkëmoshatarët e tyre.

Një ditë plot biseda, ide dhe shkëmbim përvojash mbi aktivitetet dhe mundësitë që ofrojnë qendrat rinore.

E përmbyllëm kampin me njohje të reja, përvoja të bukura dhe ide për të vazhduar bashkëpunimin mes dy qendrave. 💬💙

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



United Nations Development Programme in Albania
ReLOaD
EU Delegation to Albania
Bashkia Berat
Qendra Rinore Kuçovë

Njohim trashëgiminë e Beratit 🏛️Ditën e katërt të kampit, vizituam Muzeun Ikonografik “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në ...
28/09/2026

Njohim trashëgiminë e Beratit 🏛️

Ditën e katërt të kampit, vizituam Muzeun Ikonografik “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në Berat. Përmes këtyre vizitave, të rinjtë u njohën më nga afër me artin, traditat dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

Një ditë ndryshe, për të mësuar përtej hapësirave të qendrës rinore dhe për të zbuluar pasurinë kulturore që kemi pranë nesh. 💙

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



United Nations Development Programme in Albania
ReLOaD
EU Delegation to Albania
Bashkia Berat

Dita 3 | Lojëra, krijimtari dhe ndihma e parë 🎲🎭❤️Një ditë plot energji, lojëra dhe kreativitet! Të rinjtë u përfshinë n...
28/09/2026

Dita 3 | Lojëra, krijimtari dhe ndihma e parë 🎲🎭❤️

Një ditë plot energji, lojëra dhe kreativitet! Të rinjtë u përfshinë në sfida në grup, improvizime dhe aktivitete që i dhanë hapësirë imagjinatës dhe shprehjes së tyre.

🤝 Me Kryqin e Kuq Berat mësuam më shumë rreth ndihmës së parë dhe disa aftësive të rëndësishme që mund të na duhen në situata të ndryshme.

🎙️ Folëm edhe për podcastin si një hapësirë për të ndarë ide, mendime dhe histori të rrëfyera nga vetë të rinjtë.

Një tjetër ditë e mbushur me të mësuar, krijuar dhe, mbi të gjitha, shumë momente së bashku! ✨

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



United Nations Development Programme in Albania
ReLOaD
EU Delegation to Albania
Bashkia Berat
kksh berat

Dita 2 | Karriera dhe puna në ekip 🤝Ditën e dytë të kampit, mirëpritëm në Qendrën Rinore Multifunksionale Lapardha përfa...
28/09/2026

Dita 2 | Karriera dhe puna në ekip 🤝

Ditën e dytë të kampit, mirëpritëm në Qendrën Rinore Multifunksionale Lapardha përfaqësues të Zyrës së Karrierës të Bashkisë Berat.

Të rinjtë u njohën me mundësitë dhe shërbimet që ofron Zyra e Karrierës, ndërsa përmes disa testeve patën mundësinë të eksplorojnë më shumë interesat dhe aftësitë e tyre.

Më pas, dita vazhdoi me lojëra dhe ushtrime në grup, që na ndihmuan të bashkëpunojmë, të komunikojmë më mirë dhe të kuptojmë rëndësinë e besimit te njëri-tjetri. 💙

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



United Nations Development Programme in Albania
ReLOaD
EU Delegation to Albania
Bashkia Berat
Zyra e Këshillimit të Karrierës
QendraKulturoreLapardha

Kampin veror me të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale Lapardha e nisëm duke u njohur, komunikuar dhe, mbi të gjith...
28/09/2026

Kampin veror me të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale Lapardha e nisëm duke u njohur, komunikuar dhe, mbi të gjitha, duke u argëtuar së bashku! 😊

Përmes lojërave të njohjes dhe ushtrimeve të komunikimit, të rinjtë prezantuan veten, vizatuan portretin e njëri-tjetrit dhe ndanë cilësitë që vlerësojnë te shokët dhe shoqet e tyre.

Një ditë e parë plot buzëqeshje, kreativitet dhe energji pozitive – mënyra më e mirë për të krijuar hapësirën ku secili ndihet i mirëpritur dhe i lirë të shprehet. 💬🎨

Dhe ky është vetëm fillimi! 🌞

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



United Nations Development Programme in Albania
ReLOaD
EU Delegation to Albania
Bashkia Berat

Address

Lagjja "18 Tetori", Ura Vajgurore
Berat
5007

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355693577652

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when New Bridges NGO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to New Bridges NGO:

Shortcuts

Share