New Age - Qëndra Rinore Kuçovë

New Age - Qëndra Rinore Kuçovë Qendra Rinore ne Kuçove eshte nje institucion i te rinjve per te rinjte.

Ka per qellim t'i pregatise ata per jeten, tu jape mundesi zhvillimi dhe tu ofroje kalim te kohes se lire.

Në datat 🗓️10-11 qershor, alumni 👤Aleksandros Metaj 22’ organizoi Workshopin e projektit   të quajtur “Creative Communic...
22/06/2023

Në datat 🗓️10-11 qershor, alumni 👤Aleksandros Metaj 22’ organizoi Workshopin e projektit të quajtur “Creative Communication makes Better Leaders” në Qendrën Rinore në Kuçovë. Ky workshop mblodhi së bashku 25 nxënës 👥të shkollave të mesme, të cilët ishin të etur për të mësuar më shumë rreth Lidershipit përmes mënyrave kreative dhe interaktive të të mësuarit. Gjatë workshopit pjesëmarrësit fituan njohuri mbi Lidershipin dhe Komunikimin Kreativ përmes lojërave dhe ushtrimeve të ndryshme interaktive të cilat Aleksandros i lehtësoi gjatë dy ditëve të agjendës së workshopit. Si rezultat, pjesëmarrësit forcuan aftësitë e tyre duke mësuar më shumë për atë që e bën një udhëheqës të mirë, motivimin personal, komunikimin kreativ, të folurit publik, besimin dhe bashkëpunimin ndërsa punuan në ekipe të mëdha dhe më të vogla për të pasur sukses gjatë gjithë aktiviteteve. Përveç kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen edhe me liderë të ndryshëm të komunitetit, si një gazetar i ri dhe Drejtoren e Qendrës Kulturore Feniks. Nëpërmjet këtyre sesioneve, pjesëmarrësit diskutuan me të ftuarit dhe mësuan më shumë për përvojën e tyre profesionale dhe aftësitë drejtuese. Në fund të workshopit, pjesëmarrësit u certifikuan për njohuritë që ata morën dhe ata ndanë feedbackun e tyre në format fizik dhe dixhital.

A do të njihesh më shumë me Lidershipin? Kemi një mundësi fantastike për ty! Fundjavën e 10-11 Qershorit, do të mbahet W...
08/06/2023

A do të njihesh më shumë me Lidershipin? Kemi një mundësi fantastike për ty! Fundjavën e 10-11 Qershorit, do të mbahet Workshop-i "Creative Communication makes Better Leaders" në Qendrën Rinore Kucovë nga Aleksandros Metaj, YES Alumni 22'. Pjesëmarrësit që do të përfundojnë me sukses Workshop-in do të pajisen me CERTIFIKATË. Gjatë këtij Workshop-i, pjesëmarrësit do të punojnë mbi aftësitë e tyre të Lidershipit përmes ushtrimeve dhe lojërave të ndryshme interaktive, të cilat synojnë fuqizimin e pjesëmarrësve dhe njohjen e tyre me shembuj të ndryshëm të Lidershipit. Nxitoni të aplikoni! Linkun e aplikimit e gjeni në bio. (Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen për detaje të tjera.) Shihemi te Qendra Rinore Kucovë, të Shtunën dhe të Dielën, ora 10:00.



*Support for this project was provided in part by the IDEAL Workshop Grants Program, which is funded by the Bureau of Educational and Cultural Affairs of the United States Department of State through the Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study Program (YES) and administered by American Councils for International Education. The opinions supported herein are the organizer’s own and do not necessarily represent the views of either the Bureau of Educational and Cultural Affairs or American Councils for International Education.

03/06/2023
🖇️Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile2023, Qendra Rinore Kuçovë ne bashkëpunim me organizatën New Bridges do të organ...
02/06/2023

🖇️Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile
2023, Qendra Rinore Kuçovë ne bashkëpunim me organizatën New Bridges do të organizojnë tryezën e diskutimit me të
rinjtë👫👫 me temë: "Aftësitë për Jetën"
° Ju mirëpresim nesër në ⏰9.30 në 📍ambjentet e Qendrës
Rinore Kuçovë për të diskutuar sëbashku.

Sot në qendër u realizua trajnimi informues ,për votuesit për herë të parë ,u diskutua mbi rëndësin e procesit dhe pjesë...
05/05/2023

Sot në qendër u realizua trajnimi informues ,për votuesit për herë të parë ,u diskutua mbi rëndësin e procesit dhe pjesëmarrjen në votim ,gjithashtu u inskenua një proces votimi .🗳️Faleminderit të rinjve pjesëmarrës 🫶🤗

Aleks mbajti një takim në lidhje me përgatitjen e një CV të mirë dhe teknika të ndryshme për ta përmirësuar atë. Të rinj...
20/04/2023

Aleks mbajti një takim në lidhje me përgatitjen e një CV të mirë dhe teknika të ndryshme për ta përmirësuar atë. Të rinjtë ndanë eksperiencat e tyre me shkrimin e CV si dhe krahasuan modele të mira me ato "me pak" të mira për të kuptuar gabimet e shpeshta që hasin gjatë përgatitjes së një CV.

Ju presim nesër në 13:30 në Qendër! Alexi si një alumni dhe City Representative i Programit YES🇺🇸 (të Departamentit Amer...
17/04/2023

Ju presim nesër në 13:30 në Qendër!

Alexi si një alumni dhe City Representative i Programit YES🇺🇸 (të Departamentit Amerikan të Shtetit) për Kuçovën do të mbajë një takim në lidhje me përgatitjen e një CV të mirë si dhe këshilla të përgjithshme për të rinjtë në mjediset e punës. Nëse doni të përgatisni një CV sa më të mirë ose të merrni më shume informacion lidhur me Programin YES ejani nesër në orën 13:30 ne Qender! Shihemi aty 🤗

Kampionët e Kuçovës 🏆🥇
01/04/2023

Kampionët e Kuçovës 🏆🥇



23/03/2023
E mbajtur çdo vit më 21 mars, Dita Botërore e Poezisë feston një nga format më të çmuara të njerëzimit të shprehjes dhe ...
21/03/2023

E mbajtur çdo vit më 21 mars, Dita Botërore e Poezisë feston një nga format më të çmuara të njerëzimit të shprehjes dhe identitetit kulturor dhe gjuhësor.

UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si Ditën Botërore të Poezisë gjatë Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të në Paris në vitin 1999, me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.

Dita Botërore e Poezisë 📝është rasti për të nderuar poetët, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë📝dhe arteve të tjera si 🎭teatri, vallëzimi 💃🏽muzika 🎼dhe piktura🖼️

Magjia e poezisë u shpalos me ndjeshmëri të lartë në këtë takim të organizuar nga mësuesi i letërsis Neim Zhuri dhe nxënësit e shkollës

Me zërin e tyre të përkryer ata arritën të shprehnin ndjenjat e poetëve me një mënyrë të veçantë.

Pasioni për të bukurën është rritur bashkë me ta.Kreativiteti për fat të mirë lind, nuk ndryshon por vetëm zhvillohet.Kë...
15/03/2023

Pasioni për të bukurën është rritur bashkë me ta.
Kreativiteti për fat të mirë lind, nuk ndryshon por vetëm zhvillohet.
Këta janë të rinjt e Qendrës tonë,ata që i dhanë ngjyrat festës
ata qe gjetën kohën për tju bashkuar përgatitjeve.
Dekori New Age - Qëndra Rinore Kuçovë🦋🐞🍄🌺🌸

Address

Lagja "Llukan Prifti"
Kuçovë
5301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when New Age - Qëndra Rinore Kuçovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to New Age - Qëndra Rinore Kuçovë:

Share