Childproof/CIPOF

Childproof/CIPOF CHILDPROOF (CIPOF) is a NGO recognized by the Ministry of Public Services in Kosovo.

Founded in 2008, it focuses on community development and has goals in education with particular attention to preschool.

05/10/2026

POZITË PUNE

EDUKATORE/PRAKTIKANTE ME PAGESË

Kualifikimet:
• Diplomë në fushën e edukimit (parashkollor, fillor ose fusha të ngjashme), ose të jetë në vitin e fundit të studimeve;
• Përvojë pune me fëmijët e kësaj grupmoshe është e dëshirueshme;
• Aftësi për të krijuar një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe edukues për fëmijët;
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.

📍 Lokacioni: Stanoc i Epërm

📩 Dërgoni CV-në tuaj në:
[email protected]

APLIKONI TANI!

Sot zhvilluam një takim të përbashkët me prindërit dhe komunitetin, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. 📚Ishte...
23/09/2026

Sot zhvilluam një takim të përbashkët me prindërit dhe komunitetin, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. 📚

Ishte një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar, për të ndarë informacione dhe për të diskutuar rreth bashkëpunimit dhe angazhimit tonë të përbashkët për një vit sa më të suksesshëm për nxënësit.

Faleminderit të gjithë prindërve dhe pjesëtarëve të komunitetit për pjesëmarrjen, interesimin dhe mbështetjen. 🤝

22/07/2026
🌿 Investimi në zhvillimin profesional të edukatoreve është investim në të ardhmen e çdo fëmije.Dita 2Dita e dytë e trajn...
05/07/2026

🌿 Investimi në zhvillimin profesional të edukatoreve është investim në të ardhmen e çdo fëmije.

Dita 2

Dita e dytë e trajnimit u karakterizua nga përvojat praktike, reflektimi pedagogjik dhe fuqia e materialeve si nxitëse të të nxënit. Përmes laboratorëve “Biçikleta Fantastike”, “Format Gjeometrike” dhe “Qyteti Im”, edukatoret eksploruan mënyra konkrete për të krijuar përvoja ku fëmija është autor i të nxënit të tij.

Gjatë aktiviteteve u theksua rëndësia e mjedisit si “mësues i tretë”, ku organizimi i hapësirës, estetika dhe mënyra e prezantimit të materialeve nuk janë elemente rastësore, por pjesë e procesit pedagogjik që nxit kureshtjen, dialogun, eksplorimin dhe mendimin kritik.

Duke punuar me materiale të riciklueshme dhe eksploruese, edukatoret reflektuan mbi potencialin e tyre për të krijuar mundësi të pafundme për lojë, hulumtim dhe kreativitet. Çdo material mund të marrë kuptime të reja në duart e fëmijës, duke respektuar ritmin, interesat dhe mënyrat unike përmes të cilave ai ndërton njohuritë.

Më shumë se sa aktivitete, laboratorët e kësaj dite ishin një ftesë për të parë mjedisin me sy pedagogjik, për të dokumentuar procesin e të nxënit dhe për të krijuar hapësira ku fëmijët ndihen të lirë të eksplorojnë, të bëjnë pyetje, të bashkëpunojnë dhe të shprehin “njëqind gjuhët e tyre”.

Sepse kur edukatorja planifikon me një qëllim pedagogjik, kur mjedisi flet vetë dhe materialet janë frymëzuese, çdo moment shndërrohet në një mundësi të vlefshme për të mësuar.

🌱 Investimi në zhvillimin profesional të edukatoreve është investim në të ardhmen e çdo fëmije.Dita 1Dje u zhvillua dita...
05/07/2026

🌱 Investimi në zhvillimin profesional të edukatoreve është investim në të ardhmen e çdo fëmije.

Dita 1

Dje u zhvillua dita e parë e trajnimit me edukatoret e Rrjetit "Margherita Kids", në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të CIPOF/Childproof për zhvillimin profesional të edukatoreve dhe ngritjen e cilësisë së edukimit në fëmijërinë e hershme.

Trajnimi u fokusua në zbatimin e Kurrikulës së re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, e cila e sheh fëmijën si një eksplorues aktiv dhe protagonist të procesit të të nxënit, duke promovuar lojën, eksplorimin, dokumentimin pedagogjik dhe partneritetin e ngushtë me familjen.

Gjatë ditës së parë reflektuam mbi rëndësinë e njohjes së vetes dhe të tjetrit, trajtuam vëzhgimin e fëmijës si bazë për planifikimin pedagogjik, fuqinë e pyetjeve të hapura në zhvillimin e mendimit kritik, si dhe u njohëm me fazat e projekteve dhe laboratorëve, si një qasje që mbështet të nxënit përmes eksplorimit dhe përvojës.

Një pjesë e veçantë iu kushtua prezantimit të "Sirtarit të Gjurmëve", një instrument pedagogjik i zhvilluar nga CIPOF vite më parë, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Ky instrument mbështet dokumentimin pedagogjik dhe vlerësimin sistematik të zhvillimit të fëmijës, duke ndihmuar edukatoret të planifikojnë përvoja mësimore të bazuara në interesat, nevojat dhe potencialin e secilit fëmijë.

Përmes diskutimeve, punës në grupe dhe aktiviteteve praktike, edukatoret reflektuan mbi rolin e tyre si bashkëkrijuese të mjediseve që nxisin kuriozitetin, kreativitetin, mendimin kritik dhe zhvillimin holistik të fëmijëve.

Prej shumë vitesh, CIPOF/Childproof kontribuon në zhvillimin profesional të edukatoreve në Kosovë, duke sjellë modele dhe praktika bashkëkohore që fuqizojnë rolin e edukatores dhe e vendosin fëmijën në qendër të procesit edukativ.

*Pozitë pune në dispozicion:*Praktikante / Edukatore për fëmijët e moshës 9 muaj – 6 vjeçInstitucioni Margherita Kids në...
24/06/2026

*Pozitë pune në dispozicion:*

Praktikante / Edukatore për fëmijët e moshës 9 muaj – 6 vjeç

Institucioni Margherita Kids në lokacionet, Miradi të Poshtme – Fushë Kosovë, Shtitaric- Vushtrri dhe Stanoc-Vushtrri është në kërkim të një praktikanteje / edukatoreje për secilin kopsht, të përkushtuar për punë me fëmijët e moshës 9 muaj deri në 6 vjeç.

*Kualifikimet e kërkuara:*
• Diplomë në fushën e edukimit (parashkollor, fillor ose fusha të ngjashme).
• Përvojë pune me fëmijët në këtë grupmoshë është e dëshirueshme.
• Aftësi për të krijuar një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe edukues për fëmijët.
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

*Detyrat kryesore:*
• Kujdesi dhe zhvillimi edukativ i fëmijëve të grupmoshës përkatëse.
• Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve mësimore dhe argëtuese.
• Mbështetja e zhvillimit fizik, emocional dhe social të fëmijëve.

*Si të aplikoni:*
• Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në adresën tonë të emailit: [email protected]

*Afati i aplikimit*: 15 ditë nga dita e publikimit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

20/06/2026
10/06/2026

𝗧𝗵𝗲 𝗱𝗲𝗮𝗱𝗹𝗶𝗻𝗲 𝗶𝘀 𝗮𝗽𝗽𝗿𝗼𝗮𝗰𝗵𝗶𝗻𝗴! [Albanian and Serbian to follow]

There are only 5 days left to request information and ask questions about the 𝗣𝗘𝗗𝗔𝗞𝗢𝗦 𝟮 𝗖𝗮𝗹𝗹 𝗳𝗼𝗿 𝗘𝘅𝗽𝗿𝗲𝘀𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗼𝗳 𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝘁.
Deadline for questions: 15 June 2026

And only 19 days left to submit your application.

Application deadline: 29 June 2026

Don't miss the opportunity to join an innovative educational programme inspired by the Reggio Emilia Approach, including certified training, mentoring, a fully equipped Atelier, and a study visit to Reggio Emilia, Italy.

For more information and application documents,
visit➡️
https://www.rtm.ong/pedakos2-call/

We look forward to receiving your application!
--------
Afati i fundit po afron!

Kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë për të kërkuar informacione dhe për të parashtruar pyetje lidhur me Thirrjen për Shprehje Interesi në kuadër të projektit PEDAKOS 2.

Afati i fundit për pyetje: 15 qershor 2026

Gjithashtu, kanë mbetur vetëm edhe 19 ditë për të dorëzuar aplikimin tuaj.

Afati i fundit për aplikim: 29 qershor 2026

Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e një programi inovativ në fushën e edukimit, të frymëzuar nga Qasja Reggio Emilia, që përfshin trajnim të certifikuar, mentorim, një Atelier të pajisur plotësisht dhe një vizitë studimore në Reggio Emilia, Itali.

Për më shumë informata dhe për të parë dokumentet e
nevojshme për aplikim, vizitoni➡️ https://www.rtm.ong/pedakos2-call/

Mirëpresim aplikimin tuaj!
--------
Obavestenje! Rok se približava!

Ostalo je još samo 5 dana da zatražite informacije i postavite pitanja u vezi sa Pozivom za iskazivanje interesovanja u okviru PEDAKOS 2 projekta.

Rok za pitanja: 15. jun 2026.

Takođe, ostalo je još samo 19 dana za podnošenje prijava.

Rok za prijavu: 29. jun 2026.

Ne propustite priliku da se pridružite inovativnom obrazovnom programu inspirisanom Reggio Emilia pristupom, koji uključuje certifikovanu obuku, mentorstvo, potpuno opremljen ateljei studijsku posetu Reggio Emiliji u Italiji.

Za više informacija i dokumentaciju za prijavu posetite➡️ https://www.rtm.ong/pedakos2-call/

Radujemo se vašoj prijavi!

Pedakos 2 Project is funded and promoted by AICS Tirana with the support of Ambasciata d'Italia a Pristina - Embassy of Italy in Pristina, implemented by Volontari nel Mondo RTM in partenership Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Fondazione Reggio Children - Centro Loris Malaguzzi, Istituzione Scuole e nidi d'infanzia del Comune di Reggio Emilia, Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP, Childproof/CIPOF
Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo

02/06/2026

REAGIM

Raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit tregojnë që fëmijët po përfshihen dhe përdoren nga subjektet politike për promovimin e aktiviteteve dhe mesazheve të tyre politike.

Nisur nga kjo situatë, KOMF u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë të përfshirjes së tyre në aktivitetet e fushatës zgjedhore. Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.

KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë veprimet dhe masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëkohësisht, KOMF u bën thirrje prindërve që të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike dhe të mos i përfshijnë ata në asnjë formë në fushatë elektorale, përfshirë pjesëmarrjen në tubime, aktivitete promovuese apo ngjarje të organizuara nga partitë politike.

Po ashtu, KOMF fton mediat që mbulojnë procesin zgjedhor të luajnë një rol aktiv në monitorimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve gjatë fushatës dhe të raportojnë rastet e përfshirjes së tyre për qëllime politike, duke garantuar në çdo rast mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës.

Address

Abedin Rexha
Klina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344313880

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Childproof/CIPOF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Childproof/CIPOF:

Shortcuts

Share