ArtEko

ArtEko Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ArtEko, Non-Governmental Organization (NGO), Klina.

ArtEko synon promovimin e artit dhe kulturës, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore, edukimin dhe ndërgjegjësimin shoqëror rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit.

CAMPING FEST – EDICIONI VIII   23–26 KORRIK 2026Katër ditë të mbushura me art, kulturë, trashëgimi dhe emocione shënuan ...
28/07/2026

CAMPING FEST – EDICIONI VIII
23–26 KORRIK 2026

Katër ditë të mbushura me art, kulturë, trashëgimi dhe emocione shënuan me sukses edicionin e tetë të festivalit kulturor “Camping Fest”, organizuar nga OJQ “ArtEko”, me mbështetjen e Komunës së Klinës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Dita e parë dhe e dytë u karakterizuan nga vizita kulturore në disa prej pikave më të rëndësishme të trashëgimisë së komunës sonë, ndër to Kulla e Mujë Krasniqit, Lapidari i Dëshmorëve në Ujmirë, Art Gallery e piktorit Idriz Berisha, si dhe lokacione të tjera me vlera historike e artistike.

Një falënderim i veçantë shkon për Prof. Dr. Shkëlqim Millakun për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në aktivitetet e festivalit.

Dita e tretë solli para publikut shfaqjen teatrale “Koprraci”, interpretuar nga studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, e cila u mirëprit nga artdashësit.

Dita e katërt, nata përmbyllëse e festivalit, u zhvillua në Kullën e Bekë Sylë Millakut në fshatin Ujmirë. Mbrëmja nisi me hapjen e ekspozitës së Kolonisë së Artistëve Figurativë, me kurator Prof. Xhevdet Pantinën, të cilin e falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar në realizimin e kësaj ekspozite, e cila i dha një vlerë të veçantë natës përmbyllëse të festivalit.

Një mirënjohje e veçantë i takon familjes Millaku, për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë festivalit, duke na mundësuar zhvillimin e aktiviteteve në Kullën e Bekë Sylë Millakut, një monument me vlera të veçanta historike e kulturore.

Programi vazhdoi me interpretime poetike nga autorë të ndryshëm. Paraqitja e Plakut Tradicional nga aktori i mirënjohur Ismet Krasniqi, me interpretimin e tij autentik dhe mjeshtëror, solli emocion, humor dhe frymën e traditës sonë popullore. Mbrëmja vijoi me një program muzikor nga rapsodët Nazmi Hajdari, Rilind Krasniqi dhe Erjad Karpuzi.

Edicioni VIII i Camping Fest u përmbyll me promovimin e gastronomisë tradicionale, muzikë dhe një atmosferë festive, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës, artit dhe trashëgimisë sonë.

Faleminderit të gjithë artistëve, bashkëpunëtorëve, vullnetarëve, institucioneve mbështetëse dhe publikut që ishin pjesë e këtij rrugëtimi kulturor.

Mirupafshim në edicionin e radhës! ❤️

Camping Fest – Edicioni VIII23 – 26 Korrik 2026OJQ “ArtEko”, me mbështetjen e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë...
20/07/2026

Camping Fest – Edicioni VIII
23 – 26 Korrik 2026

OJQ “ArtEko”, me mbështetjen e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon edicionin e tetë të festivalit kulturor “Camping Fest”.

Festivali do të sjellë një program të pasur artistik dhe kulturor, duke përfshirë shfaqje teatrale, koloni të artistëve figurativë, ekspozitë, vizita kulturore, koncert, muzikë folklorike dhe aktivitete të tjera.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi të artit, kulturës dhe traditës.

Jeni të mirëseardhur!

"Camping Fest" edicioni i VIII, 2026
14/07/2026

"Camping Fest" edicioni i VIII, 2026

Address

Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ArtEko posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share