22/10/2026
Tri shkolla, një mesazh: uji i shiut është burim, jo problem! 🌿
Me kënaqësi shënuam inaugurimin e rain garden/bioswale dhe sistemeve për grumbullimin e ujit të shiut në:
📍 Gjimnazi "Skenderbeu" - Kaqanik
📍 SHFMU "Besim Rexhepi" – Komogllavë, Ferizaj
📍 SHFMU "Qamil Ilazi" – Kaçanik i Vjetër, Kaçanik
Në inaugurim morën pjesë përfaqësuesit e IWRM-K/SKAT dhe Demokraci Plus, Kryetari i Kaçanikut me ekipin e tij, drejtorët e tri shkollave me stafin, si dhe nxënësit që ishin pjesë e procesit nga dizajni i këtyre hapësirave e deri në realizimin e tyre.
Uji nga kulmet e shkollave tani merret, filtrohet dhe infiltrohet në tokë, ndërsa në dy shkolla grumbullohen deri në 12,000 litra ujë shiu për ujitjen e oborreve. Rezultati: më pak rrjedhje e rrezik nga përmbytjet, më shumë gjelbërim e biodiversitet, kursim i ujit të pijshëm dhe një klasë e hapur për mësim kreativ.
Por këto projekte janë vetëm një shembull. Trajtimi i ujërave atmosferike përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë duhet të vazhdojë në shkallë më të gjerë, sidomos në zonat urbane, ku sipërfaqet e betonuara rritin rrjedhjet dhe rrezikun nga përmbytjet. Çdo kulm, oborr e rrugë mund të bëhet pjesë e zgjidhjes. 🌧️➡️🌿
🙏 Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan, e në veçanti nxënësit si ambasadorët tanë të ujit, dhe udhëheqësinë/ stafin e shkollave për përkushtimin. Falënderim i veçantë për programin IWRM-K si financues i projektit. Gjithashtu falënderojmë Kryetarin e Kaçanikut me ekipin e tij, si dhe stafin e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Ferizajt, për mbështetjen.
Këto iniciativa janë realizuar në kuadër të projektit "Ambasadorët e Ujit: Krijimi i një Komunniteti të Ndjeshëm Ndaj Ujit" i implementuar nga OMM Gjethi dhe mbështetur nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K).
IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).
IWRM-K Democracy Plus