OVL e UÇK-së dega Kaçanik

Call Directions Contact the organization

OVL e UÇK-së dega Kaçanik Publike

07/10/2026

Sot në Kompleksin Memoral të Dëshmorëve (Veteranëve), me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit bashkëluftëtarit, veteranit, luftëtarit të lirisë Muharrem Baftiu, i cili po sot ndërroi jetë.
Me këtë rast në emrin tim personal dhe në emër të OVL-UÇK-së familjes së ngusht dhe të gjith atyre që e njohën, ju shprehim ngushllimet tona më të sinqerta.
Lavdi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

OVL e UÇK-së dega në Kaçanik.

Njoftim                                                                                 Të nderuar bashkëluftëtar dhe ve...
07/10/2026

Njoftim

Të nderuar bashkëluftëtar dhe veteran, sot u nda nga jeta veterani i UÇK-së Muharrem Baftiu,
Familjarverve dhe të gjithë bashkëlujtëtarëve ju shprehim ngushllimet tona më të sinqerta.
Lavdi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 14: 00 te Kompleksi Memorial (Varrezat e D ëshmorëve).

REAGIM I OVL-UÇK – DEGA NË KAÇANIKOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Kaçanik, shpreh shqetësimin dhe ...
06/10/2026

REAGIM I OVL-UÇK – DEGA NË KAÇANIK

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Kaçanik, shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj të fuqishëm lidhur me ngjarjet e djeshme në Prishtinë dhe mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve.
E dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar të forcës ndaj veteranëve të UÇK-së dhe kërkojmë që të hetohet në mënyrë të menjëhershme dhe të paanshme çdo rast i tejkalimit të mundshëm të kompetencave policore. Përgjegjësia duhet të kërkohet si nga urdhëruesit, ashtu edhe nga zbatuesit, nëse hetimet konstatojnë shkelje të ligjit.
Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet kompetente që të sqarojnë rrethanat e ndalimit dhe paraburgimit të anëtarit të Kryesisë së OVL-UÇK-së, Ekrem Selimi, si dhe Fadil Zogajt, dhunën e ushtruar ndaj bashkluftëtarit tonë Gazmend Bytyqit dhe veteranëve të tjerë.
Veteranët e UÇK-së kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore. Po ashtu, çdo veprim i institucioneve të sigurisë duhet të jetë në përputhje me ligjin, proporcional dhe i arsyetuar.
Veteranët e UÇK-së nuk janë njerëz që mund t’i nënshtrosh me shkopinj, gaz dhe uniforma policore!
Veteranët e UÇK-së nuk e përkrahin dhunën ndaj institucioneve që janë krijuar me mund, por nuk mund të përballojnë provokimet qëllimkqija prandaj i lusim që të përmbahen nga këto provokime.
Kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe trajtim dinjitoz për veteranët e luftës.

Kolonel Xhabir Xharku
OVL-UÇK – Dega në Kaçanik

30/09/2026
Njoftim për homazheMe rastin e 28 vjetorit të rënies së dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, Komuna e Kaçanikut në...
26/09/2026

Njoftim për homazhe
Me rastin e 28 vjetorit të rënies së dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së, organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik
Datë: 28.09.2026
Ora: 10:00
Pas homazheve do të vazhdohet me vizitë e homahe në vendin e rënies në Jezerc.
Liria do të jetojë aq sa do t’i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët

Sot në Sheshin e Qytetit të Kaçanikut u mbajt protesta, ashtu siq u mbajtën edhe në të gjitha qytetet e Kosovës, në përk...
25/09/2026

Sot në Sheshin e Qytetit të Kaçanikut u mbajt protesta, ashtu siq u mbajtën edhe në të gjitha qytetet e Kosovës, në përkrahje të Çlirimtarëve të cilt u gjykuan në mënyrë të padrejtë nga Gjykata speciale e Hagës!
Para mijra qytetarëve kaçanikas, masës fillimisht ju drejtua kryetari i OVL të UÇK-së kolonel Xhabir Zharku, më pas fjalën e morri edhe kryetari i Kuvendit të Komunës, djali i dëshmorit Izahir Troni Seljadin Troni, pas tijë u paraqit edhe kryetari i Invalidëve të Luftë së UÇK-së z. Jashar Selimi, ndërsa në emër të fëmijve të dëshmorve foli edhe Jetmir Zeneli.
Protesta u mbyll në mënyrë të qetë dhe pa asnj ekces.
Po ashtu kjo protestë edhe u xhirua drejtëpërdrejtë!

F  T  E  S  ËPËR PJESËMARRJE NË PROTESTËN GJITHËQYTETARE ''JO NË EMRIN TIM''Kaçanik, 25 shtator 2026Ora 17:30Vendi: Sheh...
24/09/2026

F T E S Ë
PËR PJESËMARRJE NË PROTESTËN GJITHËQYTETARE
''JO NË EMRIN TIM''

Kaçanik, 25 shtator 2026

Ora 17:30

Vendi: Shehi i Qytetit

''Liri për Çlirimtarët!

13/06/2026

Xhirimi i Seancës Solemne për nderim të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut.

Address

Rruga Baki Dullovi Nr. 32
Kacanik
71000

Telephone

+38343529944

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OVL e UÇK-së dega Kaçanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to OVL e UÇK-së dega Kaçanik:

Shortcuts

Share