Organizata për Promovimin e Mjedisit

Organizata për Promovimin e Mjedisit QRMPM AJRI është një OJQ e themeluar për të animuar mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të mjedisit. Qendra e ka selinë në Kaçanik.

Sfondi

Komuna e Kaçanikut, me një trashëgimi natyrore shumë të pasur që në mes tjerash përfshinë dy masivet malore të Sharrit dhe Karadakut që si vijë ndarëse në mes tyre kanë lumenjtë e Lepencit dhe Nerodimes së bashku me luginat e tyre, ka një potencial natyror shumë të rëndësishëm për ofrimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndoshë për qytetarët drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në të ardhme

n. Krahas potencialeve të rëndësishme që u përmendën ka edhe shumë elemente tjera natyrore-mjedisore që janë aty për tu identifikuar dhe shfrytëzuar për një zhvillim të mirëfilltë të Komunës, por gjithnjë duke vënë në theks të veçantë mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Por i gjithë ky potencial natyrorë është vlerësuar se shfrytëzohet shumë pak për shëndetin e qytetarëve, shijimin tij gjatë aktiviteteve të ndryshme ekonomike, shoqërore apo rekreative, si dhe për dukjen vizuale urbane në veçanti. Për më shumë, kjo trashëgimi dhe elemente të veçanta natyrore degradohen vazhdimisht, ku më shumë e ku më pak. Pyjet e larta që dikuar mbulonin gati tërësisht të dy masivet malore dhe ishin emblema e Komunës nuk ekzistojnë më sepse janë prerë gati plotësisht. Të dy lumenjtë vazhdojnë të jenë të ndotur, ne veçanti ai i Nerodimes me derdhjen ujërave të zeza të pa trajtuara edhe nga komunat fqinje. Hapësirat publike me elemente të mirëfillta mjedisore, edhe pse të shtuara kohëve të fundit, mungojnë gati tërësisht dhe aty ku janë nuk përmbushin nevojat zonës urbane dhe zonave rurale në fshatrat e mëdha të komunës. Ndotjet nga industritë minerare dhe përpunuese, nga trafiku, nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave dhe derdhja e ujërave të zeza e plotësojnë larminë e kësaj panorame të degraduar mjedisore komunale

Koncepti Organizativ

Duke e parë gjendjen jo të kënaqshme dhe degradimin e vazhdueshëm mjedisor të komunës, një grup i entuziastëve janë organizuar, kanë bërë takime dhe kanë arritur marrëveshje për një organizim më të mirë të shoqërisë civile në komunë. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ata kanë themeluar edhe Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit “Ajri”. Gjatë kësaj periudhe ata kanë hartuar Statutin e Organizatës, kanë organizuar takime të ndryshme, kanë zgjedhur Kryesinë si dhe janë në hartim e sipër të strategjisë vepruese të tyre, pjesë e së cilës është edhe ky informacion. Organizata gjithashtu ka filluar promovimin e saj përmes takimeve, shoqërive, rrjeteve sociale. Pjesë e këtij promovimi është edhe takimi me Organet e Administratës komunale. Qëllimet e Organizatës

Organizata ka për qëllim të informojë, sensibilizojë dhe të rrisë vetëdijen e qytetarëve, Administratës Komunale, mediave dhe të gjithë akterëve tjerë të mundshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore si element me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës. Me veprimet e saj Organizata gjithashtu do të mbledhë të dhëna/fakte, të analizojë, të hartojë raporte, rekomandime, projekt-propozime për mbrojtje, promovim dhe zhvillim mjedisor. Fushëveprimi i Organizatës do të jetë i gjithë territori i komunës. E rëndësishme me këtë rast do të jetë edhe mbështetja teknike dhe me informacion që Organizata planifikon ti japë Administratës Komunale dhe Organeve tjera relevante që merren me mjedisin. Tërë këtë veprimtari organizata planifikon ta bëjë përmes sektorëve të saj vepruese si më poshtë:
• Sektori i Mbrojtjes së Ajrit, Ujit, dhe Tokës nga Ndotja;
• Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave;
• Sektori i Pylltarisë; dhe
• Sektori i Hapësirave Publike dhe Projekteve Zhvillimore me theks Mjedisin. Përmes Sektorëve të saj, Organizata synon (ka objektiva) të bëjë apo të arrijë përmes burimeve të ndryshme të besueshme ti ketë rezultatet e matjeve për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës; ti identifikojë deponitë ilegale të mbeturinave dhe të monitorojë furnizimin cilësor dhe sasior me ujë të pijshëm, të monitorojë menaxhimin e mbeturinave, të identifikojë pikat e nxehta të degradimit të pyjeve, të identifikojë hapësirat potenciale dhe ato ekzistuese publike dhe të japë propozime për zhvillimin/rregullimin e tyre, të hartojë projekt-propozime dhe monitorojë projekte të ndryshme zhvillimore me theks mjedisin, ndotjen dhe shëndetin e qytetarëve. I gjithë ky informacion do të publikohet përmes raporteve periodike (së paku gjashtë mujore), raporteve të veçanta, letrave informuese, prezantimeve publike, konferencave për media, etj. Nuk do të mungojnë as aktivitetet e drejtpërdrejta për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit, marrjen pjesë drejtpërdrejtë në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve zhvillimore (të investimit kapital), etj. Burimet financiare

Organizata është jo fitimprurëse dhe planifikon që objektivat e veta ti arrijë pikë së pari duke shfrytëzuar entuziazmin e anëtarëve të saj dhe qytetarëve në përgjithësi, firmave lokale entuziaste, si dhe për nevoja jetike mjedisore do të kërkojë mjete financiare nga Administrata Komunale dhe Organizata tjera relevante.

Address

Idriz Seferi 17/10
Kacanik
71000

Telephone

+38344224665

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata për Promovimin e Mjedisit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Our Story

Sfondi Komuna e Kaçanikut, me një trashëgimi natyrore shumë të pasur që në mes tjerash përfshinë dy masivet malore të Sharrit dhe Karadakut që si vijë ndarëse në mes tyre kanë lumenjtë e Lepencit dhe Nerodimes së bashku me luginat e tyre, ka një potencial natyror shumë të rëndësishëm për ofrimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndoshë për qytetarët drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në të ardhmen. Krahas potencialeve të rëndësishme që u përmendën ka edhe shumë elemente tjera natyrore-mjedisore që janë aty për tu identifikuar dhe shfrytëzuar për një zhvillim të mirëfilltë të Komunës, por gjithnjë duke vënë në theks të veçantë mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Por i gjithë ky potencial natyrorë është vlerësuar se shfrytëzohet shumë pak për shëndetin e qytetarëve, shijimin tij gjatë aktiviteteve të ndryshme ekonomike, shoqërore apo rekreative, si dhe për dukjen vizuale urbane në veçanti. Për më shumë, kjo trashëgimi dhe elemente të veçanta natyrore degradohen vazhdimisht, ku më shumë e ku më pak. Pyjet e larta që dikuar mbulonin gati tërësisht të dy masivet malore dhe ishin emblema e Komunës nuk ekzistojnë më sepse janë prerë gati plotësisht. Të dy lumenjtë vazhdojnë të jenë të ndotur, ne veçanti ai i Nerodimes me derdhjen ujërave të zeza të pa trajtuara edhe nga komunat fqinje. Hapësirat publike me elemente të mirëfillta mjedisore, edhe pse të shtuara kohëve të fundit, mungojnë gati tërësisht dhe aty ku janë nuk përmbushin nevojat zonës urbane dhe zonave rurale në fshatrat e mëdha të komunës. Ndotjet nga industritë minerare dhe përpunuese, nga trafiku, nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave dhe derdhja e ujërave të zeza e plotësojnë larminë e kësaj panorame të degraduar mjedisore komunale Koncepti Organizativ Duke e parë gjendjen jo të kënaqshme dhe degradimin e vazhdueshëm mjedisor të komunës, një grup i entuziastëve janë organizuar, ktanë bërë ttvakime dhe kanë arritur marrëveshje për një organizim më të mirë të shoqërisë civile në komunë. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ata kanë themeluar edhe Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit “Ajri”. Gjatë kësaj periudhe ata kanë hartuar Statutin e Organizatës, kanë organizuar takime të ndryshme, kanë zgjedhur Kryesinë si dhe janë në hartim e sipër të strategjisë vepruese të tyre, pjesë e së cilës është edhe ky informacion. Organizata gjithashtu ka filluar promovimin e saj përmes takimeve, shoqërive, rrjeteve sociale. Pjesë e këtij promovimi është edhe takimi me Organet e Administratës komunale. Qëllimet e Organizatës Organizata ka për qëllim të informojë, sensibilizojë dhe të rrisë vetëdijen e qytetarëve, Administratës Komunale, mediave dhe të gjithë akterëve tjerë të mundshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore si element me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës. Me veprimet e saj Organizata gjithashtu do të mbledhë të dhëna/fakte, të analizojë, të hartojë raporte, rekomandime, projekt-propozime për mbrojtje, promovim dhe zhvillim mjedisor. Fushëveprimi i Organizatës do të jetë i gjithë territori i komunës. E rëndësishme me këtë rast do të jetë edhe mbështetja teknike dhe me informacion që Organizata planifikon ti japë Administratës Komunale dhe Organeve tjera relevante që merren me mjedisin. Tërë këtë veprimtari organizata planifikon ta bëjë përmes sektorëve të saj vepruese si më poshtë: • Sektori i Mbrojtjes së Ajrit, Ujit, dhe Tokës nga Ndotja; • Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave; • Sektori i Pylltarisë; dhe • Sektori i Hapësirave Publike dhe Projekteve Zhvillimore me theks Mjedisin. Përmes Sektorëve të saj, Organizata synon (ka objektiva) të bëjë apo të arrijë përmes burimeve të ndryshme të besueshme ti ketë rezultatet e matjeve për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës; ti identifikojë deponitë ilegale të mbeturinave dhe të monitorojë furnizimin cilësor dhe sasior me ujë të pijshëm, të monitorojë menaxhimin e mbeturinave, të identifikojë pikat e nxehta të degradimit të pyjeve, të identifikojë hapësirat potenciale dhe ato ekzistuese publike dhe të japë propozime për zhvillimin/rregullimin e tyre, të hartojë projekt-propozime dhe monitorojë projekte të ndryshme zhvillimore me theks mjedisin, ndotjen dhe shëndetin e qytetarëve. I gjithë ky informacion do të publikohet përmes raporteve periodike (së paku gjashtë mujore), raporteve të veçanta, letrave informuese, prezantimeve publike, konferencave për media, etj. Nuk do të mungojnë as aktivitetet e drejtpërdrejta për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit, marrjen pjesë drejtpërdrejtë në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve zhvillimore (të investimit kapital), etj. Burimet financiare Organizata është jo fitimprurëse dhe planifikon që objektivat e veta ti arrijë pikë së pari duke shfrytëzuar entuziazmin e anëtarëve të saj dhe qytetarëve në përgjithësi, firmave lokale entuziaste, si dhe për nevoja jetike mjedisore do të kërkojë mjete financiare nga Administrata Komunale dhe Organizata tjera relevante.