Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan

  • Home
  • Kosovo
  • Deçan
  • Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan
Directions Contact the organization

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan, Non-Governmental Organization (NGO), Sheshi "Mentor Tolaj", Deçan.

SHKRONJAT E GJAKUT QË SHKRUAN HISTORIN MË TË RE TË VENDIT 🇦🇱
12/10/2026

SHKRONJAT E GJAKUT QË SHKRUAN HISTORIN MË TË RE TË VENDIT 🇦🇱

Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në vendlindjen e tij, në fshatin Hereq, i dhamë lamtumi...
06/10/2026

Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në vendlindjen e tij, në fshatin Hereq, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të Brigadës 131 dhe veteranit të Luftës së UÇK-së, Haxhi Dinaj.
Çdo ditë po shkëputet nga ne një pjesë e UÇK-së. Sot, Haxhi, u bashkove me shokët e idealit, me ata që së bashku me ty i shërbyen atdheut dhe lirisë.

Një jetë në shërbim të atdheut, një emër dhe një vepër që do të mbeten përherë në kujtesën tonë.
Lavdi jetës dhe veprës sate!
Pusho në paqe, bashkëluftëtar! 🇦🇱🇦🇱

NJOFTIM! 🇦🇱Të nderuara familje të dëshmorëve,të nderuar invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së,Të nderuar qytetarë,Ju...
06/10/2026

NJOFTIM! 🇦🇱

Të nderuara familje të dëshmorëve,
të nderuar invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së,
Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se sot, (e marte)më dt.06.10.2026, u nda nga jeta luftëtari i Brigadës 131 dhe veterani i Luftës së UÇK-së, Haxhi (Zenel) Dinaj, nga fshati Hereq.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Hereq.

OVL-UÇK – Dega në Deçan u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Dinaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan Haxhiun.

Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🇦🇱
I përjetshëm kujtimi për të!

Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Lumbardh, në ...
04/10/2026

Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Lumbardh, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, kemi kujtuar luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Deli Lekajn.

Përvjetorët na rikthejnë në kujtesë ditët kur ishim në vijat e frontit, por edhe ditët e shtetndërtimit, duke na kujtuar rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam.

Duke e kujtuar Deliun, ruajmë jo vetëm kujtimin për të, por edhe kujtesën kolektive për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Lavdi!

NJOFTIM! 🇦🇱Të nderuara Familje të Dëshmorëve,të nderuar Invalidë dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së,të nderuar qytetarë,Ju...
03/10/2026

NJOFTIM! 🇦🇱

Të nderuara Familje të Dëshmorëve,
të nderuar Invalidë dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së,
të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se të dielën, më 04.10.2026, në ora 11:00, në Lumbardh, do të mbahen homazhe për luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Deli Lekaj.

Pjesëmarrja juaj nderon kujtimin për të rënët, sakrificën, gjakun dhe luftën e drejtë të UÇK-së. 🇦🇱
Lavdi e përjetshme! 🇦🇱

01/10/2026

Edhe sot, nga Prishtina, marshuam duke kërkuar Liri për Çlirimtarët! 🇦🇱
Ne e respektojmë drejtësinë, por drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe jo e njëanshme.
Faleminderit secilit qytetar që vendimit të Hagës po i përgjigjet me zë të fuqishëm:
JO NË EMRIN TIM!
Rroftë UÇK! 🇦🇱

Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Gllogjan bëmë homazhe në nderim të veprimtarit të LP...
01/10/2026

Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Gllogjan bëmë homazhe në nderim të veprimtarit të LPRK-së, luftëtarit dhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi Mujaj nga Strellci.

Avdi Mujaj ishte një atdhetar që la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke dëshmuar me vepër se dashuria për atdheun dhe liria e Kosovës ishin mbi çdo sakrificë personale.
Jeta, veprimtaria dhe sakrifica e tij mbeten pjesë e kujtesës sonë të përbashkët dhe një shembull për brezat që vijnë.

Nderim, respekt dhe lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e Avdi Mujajt!

🇦🇱 LAVDI TË GJITHË ATYRE QË SAKRIFIKUAN PËR LIRINË E KOSOVËS!

Të nderuar Veteran,Invalid te UÇK-së Familjar të Dëshmorëve bashkohemi nësër në ora 13:00 ne Qënder te Deçanit qe në mën...
30/09/2026

Të nderuar Veteran,Invalid te UÇK-së Familjar të Dëshmorëve bashkohemi nësër në ora 13:00 ne Qënder te Deçanit qe në mënyrë të organizuar të marrim pjesë ne protestën me moton,,JO NË EMRIN TIM’’e cila mbahet nësër më 1.10.2026 ne Sheshin Skenderbeu ne Prishtinë ne ora 16:00
Ju mirëpresim!

NJOFTIM! Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së,Të nderuar qytetarë,Ju njoftojmë s...
30/09/2026

NJOFTIM!
Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së,
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se të enjten, më 01.10.2026, në ora 11:00, në Gllogjan, do të mbahen homazhe për veprimtarin e LPRK-së, luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Avdi Mujaj.

Ftojmë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë përkujtim, për të nderuar jetën, veprimtarinë dhe kontributin e tij në rrugën e lirisë.

Pjesëmarrja juaj është nderim për jetën dhe veprën e tij, si dhe për gjakun dhe luftën e drejtë të UÇK-së. 🇦🇱

OVL-UÇK – Dega në Deçan 🇦🇱

Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, në përvjetorin e rënies, kemi kujtuar dhe nderuar Dëshmorin e Kombit, ...
27/09/2026

Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, në përvjetorin e rënies, kemi kujtuar dhe nderuar Dëshmorin e Kombit, Sadri (Shaban) Lokaj.

Bashkë me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, aty ku prehet përjetësisht, kujtuam ditët e lavdisë dhe luftën e UÇK-së në vijat e frontit, krah për krah me Sadriun.

Sakrifica e tij dhe e të gjithë Dëshmorëve të Kombit mbetet e skalitur në kujtesën tonë dhe në historinë e lirisë së Kosovës.

Nder dhe lavdi përjetë Dëshmorit të Kombit, Sadri (Shaban) Lokaj!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!
🇦🇱 LAVDI!

Address

Sheshi "Mentor Tolaj"
Deçan
51000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan:

Shortcuts

Share