04/10/2026
HIKE NË SHTEGUN E NGJYRAVE – BJESHKËT E DEÇANIT
Të dashur anëtarë dhe miq të SHB “Mariashi”,
Këtë të diel, më 11 tetor 2026, ju ftojmë në një aventurë të veçantë nëpër Bjeshkët e Deçanit, me destinacion Shtegun e Ngjyrave.
Një ditë e mbushur me ecje, pamje të bukura, pushim dhe lidhje me natyrën.
🕖 Nisja nga Prishtina: Ora 07:00, te Bagolina Traditional
🚩 Grumbullimi: Qendra Rinore Deçan, ora 08:00
⛰️ Vështirësia: Mesatare
🥾 Shtegu i ecjes
Nisja bëhet nga Qafa e Belegut, te vendi ku parkohen makinat. Nga aty vazhdojmë drejt Qafës së Bogiçës, nëpër Shtegun e Ngjyrave drejt Trekufirit.
Nga Trekufiri vazhdojmë drejt Liqenit të Tropojës, ku do të kemi kohë për pushim dhe relaks.
Më pas vazhdojmë nga Liqeni i Tropojës drejt Qafës së Ali Çelës, për të arritur te Liqeni i Zemrës.
Nga Liqeni i Zemrës vazhdojmë drejt Pllaqicës së Voksh*t dhe më pas drejt Zallit të Rupës, ku na presin makinat dhe përfundon shtegu.
🎒 Çfarë duhet të merrni me vete:
• Ujë dhe ushqim të lehtë për ecje
• Veshje dhe këpucë të përshtatshme për terren malor
• Veshje për ndërrim
• Krem mbrojtës dhe syze dielli
• Energji të mirë, gatishmëri për sfidë dhe dashni për bjeshkën!
📩 Për rezervim dhe informacione shtesë:
+383 49 188 888
Pagesa për organizim, pajisje dhe guidë: 15€
Ju mirëpresim për një ditë të paharrueshme në bjeshkë!
Me dashni,
SHB “Mariashi” 🥾