01/12/2022
It is with deep sadness the Hope Fellowships announces the death of our fellow, Prof. Selvete Hoxha Krasniqi.
Rest in peace Selvete Hoxha Krasniqiđ
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesoreshës Selvete Hoxha Krasniqi.
Profesoresha Selvete ka qenë mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë për dekada të tëra.
Ajo ka kontribuar në ngritjen e brezave të tërë të profesionistëve të shëndetësisë në vendin tonë.
Për një kohë të gjatë deri në pensionim ajo ka qenë Zëvendës Drejtoreshë e IKSHPK.
Prof. Selvete Hoxha-Krasniqi ka lindur nĂ« Kaçanik mĂ« 25.02.1953. ShkollĂ«n fillore dhe tĂ« mesme i kreu nĂ« PrishtinĂ«. Diplomoi nĂ« Fakultetin e MjekĂ«sisĂ« nĂ« Universitetin e KosovĂ«s nĂ« PrishtinĂ« nĂ« vitin 1978. Ndoqi specializimin nĂ« Departamentin e HigjienĂ«s tĂ« ShkollĂ«s sĂ« ShĂ«ndetit Publik âAndrija Shtamparâ nĂ« Zagreb tĂ« KroacisĂ«, dhe e kreu Specializimin nga Higjiena mĂ« 1985. TezĂ«n e magjistraturĂ«s me titull: âKorelacioni mes kualitetit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m dhe sĂ«mundjeve ngjitese tĂ« tubit tretĂ«s nĂ« KosovĂ« 1979-1988â e mbrojti mĂ« 1988, ndĂ«rsa tezĂ«n e disertacionit me titull: âEkzaminimi i kualitetit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« regjionin rural, ndikimi i tij nĂ« paraqitjen e sĂ«mundjeve gastrointestinale 1988-1991â e mbrojti mĂ« 1995 nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s.
Që nga periudha pas diplomimit, më 1978, ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, në Departamentin e Higjienës dhe poashtu mësimdhënëse e lëndës së Higjienës në Fakultetin e Mjekësisë, që nga viti 1982. Ka shërbyer si mentor i shumë temave të specializimit, magjistraturës dhe doktoratës në fushën e shëndetësisë publike.
Prof. Selvete Hoxha Krasniqi ka qenë Zëvendës Drejtoreshë e IKSHPK që nga viti 2001 e deri në pensionim në vitin 2018. Poashtu ka qenë Prorektore për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës në periudhën 2006-2007.
Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë punimesh profesionale-shkencore e tekstesh universitare, si autore dhe koautore.
Puna e saj e palodhshme dhe e përkushtuar, për dekada të tëra, në fushën e shëndetësisë publike, vecanërisht në mbikeqyrjen e cilësisë së ujit të pijshëm ka qenë jetike për shëndetin e popullatës së Kosovës - për çka edhe ishte nderuar me titullin Ambasadore e Ujit! Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Profesoreshës Selvete Hoxha Krasniqi do të mbeten përherë të shënuara në historikun e zhvillimit të shëndetësisë publike në vendin tonë.
Profesoresha Selvete ishte një personalitet shembullor, kolege e dashur dhe humaniste e madhe. E tillë do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Pusho e qetë Profesoreshë e mike e dashur!
Do të kujtojmë përherë me dashuri dhe respekt të pafund!
Personeli i IKSHPK