04/12/2026
Të dashur bashkatdhetarë,
Me qëllim që të jemi më aktivë dhe ta njohim njëri-tjetrin më mirë, do të fillojmë të publikojmë histori suksesi të shqiptarëve në zonën e Pittsburgh-ut. Këto do të jenë tregime të shkurtra që do të na ndihmojnë të njihemi e t'i përkrahim ata me të gjitha mundësitë tona.
Do të pasqyrojmë biznese të ndryshme, duke filluar nga restorantet, autoserviset, rrobaqepësit, sistemet e alarmeve dhe kamerave, kompanitë e pastrimit dhe ndërtimit, e shumë profesione të tjera. Janë biznese kryesisht familjare, ku sa herë i viziton, gjen ngrohtësinë e shtëpisë dhe mikpritjen shqiptare.
Të ndajmë gëzimin dhe hidhërimin, suksesin dhe dështimin, është pjesë e kulturës dhe traditës sonë. Prandaj, le t'i ndajmë së bashku këto histori që të mbështesim dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin.
Nëse njihni dikë që ka një histori për të treguar ose dëshironi të ndani rrugëtimin tuaj, ju lutemi na shkruani!
Ju faleminderit!