Forumi Rinor BDI - Dega Strugë

Forumi Rinor BDI - Dega Strugë Forumi Rinor - Bashkimi Demokratik për Integrim - Dega Strugë

31/08/2026


Diskriminim në emër të "racionalizimit"! Kritere të dyfishta dhe shumë pyetje pa përgjigje

Pa informacion të plotë, pa asnjë analizë të qartë, dhe me plot kontradikta nga ana e Komunës së Strugës.Sot u soll vendimi për mbylljen e shkollave periferike në Bogovicë, Zhepin, Poum dhe Nerez.
Në Nerez, mbani mend mirë - nuk ka asnjë. As edhe një të vetëm!
Pyetjet tona? Pa përgjigje konkrete. Pa përgjigje bindëse. Vetëm heshtje dhe fjalë boshe.
Sepse, argumenti i tyre se "shkollat në Bogovicë, Zhepin dhe Poum po mbyllen për shkak të numrit të ulët të nxënësve", thjesht nuk qëndron, kur në të njëjtën gjendje, madje me të njëjtin numër të ulët nxënësish, janë edhe shkollat periferike të Lukovës dhe Piskupishtës, në kuadër të SHFK "Jabllanicë". Po ato pse mbeten të paprekura?!
Nëse kriteri është numri i nxënësve, atëherë pse ky kriter nuk zbatohet njësoj për të gjithë?!
Kjo s'është çështje politike e ditës, s'është lojë partish dhe interesash të vogla. Është çështje e trajtimit të barabatyë të vendbanimeve dhe, mbi të gjitha, e fëmijëve tanë!
Fatkeqësisht, në Komunën e Strugës po krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se ky "racionalizim" s'bëhet mbi bazën e nevojave reale e kritereve të njëjta për të gjithë, por nën hijen e lobimeve dhe interesave të caktuara. Dhe këtë s'e themi ne - e tregojnë faktet vetë!
Prandaj kërkojmë, me zë të lartë:
- Cilat janë kriteret e sakta?
- Kush e ka bërë këtë analizë dhe ku është ajo, në letër e në shifra?
- Dhe përsëri - pse të njëjtat kritere nul zbatohen për të gjitha shkollat periferike?
Sepse, nëse kriteret ndryshojnë nga një vendbanim në tjetrin, sipas dëshirës e interesit të kujt-di-çfarë, atëherë kjo nuk është racionalizim! Është standard i dyfishtë, është diskriminim! Dhe ne këtë nuk e pranojmë!

28/08/2026

Bashkë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, më 12 shtator, në ora 14:00.

10/08/2026

25 vite Marrëveshje Paqësore e Ohrit 🌐
25 vite të mbushura me sfida e histori 📢

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ju ftojnë të jeni pjesë e shënimit të këtij jubileu.

Ngjarja do të zhvillohet më 13 Gusht 2026, nga ora 18:00 deri në orën 19:30, në Hotel Aleksandar Palace në Shkup.

  Pollozhani 💪
16/07/2026

Pollozhani 💪

KU ISHIM 2001 KU E LAMË 202420 VITE KRENARI
14/07/2026

KU ISHIM 2001
KU E LAMË 2024
20 VITE KRENARI

 Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë shpreh keqardhje që Komuna e Strugës dhe operatori privat, në vend q...
12/07/2026


Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë shpreh keqardhje që Komuna e Strugës dhe operatori privat, në vend që t'u përgjigjen shqetësimeve legjitime të ngritura për sigurinë e qytetarëve, kanë zgjedhur t'i interpretojnë ato në mënyrë të pasaktë dhe të devijojnë vëmendjen nga thelbi i problemit. Reagimi i tyre nuk ofron përgjigje për çështjen e ngritur, por përpiqet ta zhvendosë debatin nga përgjegjësia institucionale te një aktivitet simbolik qytetar.
Aktiviteti i Forumit Rinor të BDI-së nuk kishte për qëllim ndërhyrjen në instalimet elektrike, por sensibilizimin e opinionit publik dhe institucioneve për një problem real që lidhet me sigurinë publike. Paraqitja e këtij aktiviteti si rrezik për qytetarët është një përpjekje për të relativizuar problemin dhe për të shmangur përgjegjësinë institucionale.
Në vend të deklaratave dhe kërcënimeve, Komuna e Strugës dhe operatori privat duhet të përqendrohen në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe institucionale. Qytetarët presin veprime konkrete, mirëmbajtje të vazhdueshme të infrastrukturës publike dhe garanci se siguria e tyre trajtohet me seriozitet.
Dega e BDI-së vlerëson se ngritja e vetëdijes qytetare për çështje që prekin interesin publik është përgjegjësi e çdo shoqërie demokratike. Përpjekjet për ta etiketuar një aktivitet simbolik si të rrezikshëm nuk e zgjidhin problemin dhe nuk e fshehin mungesën e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve.
Forumi Rinor i BDI-së do të vazhdojë aktivitetet e tij edhe në të ardhmen, gjithmonë në funksion të interesit publik dhe ndërgjegjësimit qytetar. Si Degë e BDI-së, do të mbështesim çdo iniciativë që synon vendosjen e standardeve të reja në politikëbërje, forcimin e përgjegjësisë institucionale dhe ngritjen e vetëdijes qytetare, sepse besojmë se vetëm përmes angazhimit dhe llogaridhënies ndërtohet një shoqëri më e sigurt dhe më e përgjegjshme.

10/07/2026

REAGIM I FORUMIT RINOR TË BDI – DEGA STRUGË

Kur institucionet heshtin, të rinjtë veprojnë.

Sot nuk dolëm për fotografi. Dolëm sepse në zemër të Strugës, shtylla të ndriçimit me instalime elektrike të ekspozuara vazhdonin të ishin një rrezik i hapur për çdo qytetar, për çdo fëmijë dhe për çdo familje që kalon aty.

Sa duhej të pritej? Deri kur duhej të injorohej një problem që mund të kishte pasoja serioze?

Me punë vullnetare, Forumi Rinor i BDI – Dega Strugë ndërhyri për t’i mbyllur dhe siguruar këto pika të rrezikshme. Nuk e bëmë sepse është detyra jonë. E bëmë sepse siguria e qytetarëve nuk pret.

Është shqetësuese që, ndërsa qytetarëve u kërkohet të paguajnë gjithnjë e më shumë taksa, tarifa dhe parkime më të shtrenjta, mungon kujdesi për gjërat më elementare: sigurinë në hapësirat publike.

Ne nuk kërkojmë falënderime. Kërkojmë përgjegjësi.

Struga meriton institucione që reagojnë para se të ndodhë një fatkeqësi, jo vetëm pasi të ndodhë.

Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, me vepra dhe jo vetëm me fjalë.

Forumi Rinor i BDI – Dega Strugë 🇦🇱

10/07/2026

Beqiri

Nga Tirana kalon boshti i sigurisë, ndërsa Shkupi ende merret me politikën e së kaluarës
Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, luftën në Ukrainë, kërcënimet hibride dhe ndryshimet në arkitekturën e mbrojtjes, Shqipëria po konfirmohet si një partner i besueshëm strategjik i aleatëve euroatlantikë.

Vendimi që Tirana të mirëpresë samitin e NATO-s nuk është rastësi.
Ai përfaqëson një vlerësim të qartë të rolit të Shqipërisë në forcimin e sigurisë rajonale dhe një dëshmi të besimit që aleanca ka ndaj institucioneve dhe orientimit të saj euroatlantik.

Përkundër zërave që përpiqeshin ta paraqisnin Shqipërinë si të izoluar në arenën ndërkombëtare, zhvillimet e fundit dëshmojnë të kundërtën. Aleatët e NATO-s kanë dhënë një mesazh të qartë: Shqipëria mbetet një faktor stabiliteti dhe një partner i rëndësishëm në Ballkan.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e përfshirë në debate të brendshme politike, duke humbur kohë të çmuar në një periudhë kur rajoni ka nevojë për vizion, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj vlerave euroatlantike.
Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të gjithë aktorët politikë të orientohen drejt forcimit të institucioneve, avancimit të integrimit euroatlantik dhe ndërtimit të partneriteteve strategjike, sepse siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e rajonit ndërtohen me vizion dhe përgjegjësi, jo me retorikë politike të së kaluarës.

Address

Struga

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Rinor BDI - Dega Strugë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi Rinor BDI - Dega Strugë:

Shortcuts

Share