Associazione Albanese Beselidhja Rovereto

Indicazioni Sito Web Contatta l'organizzazione

Associazione Albanese Beselidhja Rovereto Arte e cultura
Shoqata Beselidhja është shoqatë social kulturore, jo përfituese, jo partiake etj.

"Nje pjese e familjes madhe te Beselidhjes ne Itali-te bashkuar ne vizion,te forte ne veprim".
01/11/2026

"Nje pjese e familjes madhe te Beselidhjes ne Itali-te bashkuar ne vizion,te forte ne veprim".

🇦🇱 Shoqata “Besëlidhja” në Fest Folk – Rovereto 🇮🇹Me shumë krenari dhe emocion, grupi i valleve të Shoqatës “Besëlidhja”...
24/10/2026

🇦🇱 Shoqata “Besëlidhja” në Fest Folk – Rovereto 🇮🇹

Me shumë krenari dhe emocion, grupi i valleve të Shoqatës “Besëlidhja” mori pjesë në eventin muzikor multikulturor “Fest Folk”, në Rovereto, duke sjellë në skenë bukurinë, traditën dhe pasurinë e kulturës sonë shqiptare.

Nën drejtimin e presidentes sonë, znj. Luljeta Çereku, grupi ynë i valleve, me pjesëmarrjen e Alissës, Kleas, Anxhelës, Xhuljas, Samines,Gracieles, Rajses,dhe Sofias, përcolli me përkushtim dhe dashuri vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

Një falënderim i veçantë i shkon Shoqatës “Artisti”, shoqatë shqiptare dhe organizatore e këtij eventi të bukur multikulturor, për mundësinë e dhënë për të promovuar kulturën dhe traditat tona kombëtare.

Bashkëpunimi mes Shoqatës “Besëlidhja” dhe Shoqatës “Artisti” është i vazhdueshëm dhe do të vijojë edhe në aktivitete të tjera, duke forcuar lidhjet mes shoqatave tona dhe duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e traditave shqiptare në emigracion.

Një falënderim i veçantë shkon për koreografin e grupit tonë të valleve, z. Nexhmi Mati, për punën e tij vullnetare, të palodhur dhe plot përkushtim, si dhe për rigorozitetin dhe dashurinë me të cilën punon për ruajtjen dhe përcjelljen e valleve tona tradicionale.

Kultura na bashkon, tradita na identifikon dhe bashkëpunimi na bën më të fortë! ❤️🇦🇱

Me respekt,

Gjovalin Gjergji
Nënkryetar i Shoqatës “Besëlidhja”

23/10/2026
Shoqata “Besëlidhja” edhe këtë vit hapi dyert e kursit të gjuhës shqipe”duke i dhënë fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë,...
27/09/2026

Shoqata “Besëlidhja” edhe këtë vit hapi dyert e kursit të gjuhës shqipe”duke i dhënë fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë, të ruajnë dhe të duan gjuhën e bukur shqipe.

Një falënderim i veçantë shkon për mësueset tona të nderuara, Dila Rrapi, Jonilda Dervishaj dhe Minire Ferhati,për përkushtimin, punën dhe dashurinë që tregojnë çdo të shtunë me femijet!

Falënderojmë gjithashtu prindërit dhe nxënësit për besimin, mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre, si dhe stafin drejtues të Shoqatës “Besëlidhja”për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Ju urojmë të gjithëve suksese, mbarësi dhe një vit të ri shkollor sa më të bukur e të begatë!** 🇦🇱❤️

Gjuha shqipe është pasuria jonë dhe ura që na lidh me rrënjët tona.

07/09/2026

I urojme gezuar ditelindjen presidentes se shoqates sone z.Luljeta Cereku,edhe 100 te tjera te lumtura!.

Përmbledhje e aktivitetit përkujtimor të genocidit grek në Çamëri. Më 27 qershor 2027, Shoqata “Besëlidhja” organizoi pë...
29/06/2026

Përmbledhje e aktivitetit përkujtimor të genocidit grek në Çamëri.

Më 27 qershor 2027, Shoqata “Besëlidhja” organizoi për të dytin vit radhazi një aktivitet përkujtimor në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, duke sjellë në vëmendje historinë dhe dhimbjen e popullsisë çame. Ky bashkëpunim u bë i mundur falë angazhimit të ish-presidentit të shoqatës, aktivistit të palodhur z. Dashamir Kertusha, dhe presidentit të fondacionit, z. Alket Veliu, të cilët kanë krijuar ura lidhëse dhe mundësuan transmetimin falas të filmave dokumentarë të prodhuar nga fondacioni.
Salla ishte gati, ku çdo pjesmarrësi ju shpërnda historiku i Çamërisë dhe i genocidit. Veçmas ju dorëzua dhe verbali i aktivitetit të vjetshëm që shoqata kishte organizuar gjithmonë në bashkëpunim me të njëjtin fondacion.

Aktiviteti u hap në orën 20:00 me këngën “Mall për Çamërinë”, këngë e Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, duke krijuar një atmosferë emocionale dhe përkujtimore. Presidentja e Shoqatës “Besëlidhja”, znj. Luljeta Cereku, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për të mbajtur gjallë çështjen çame.

Një moment i veçantë ishte fjala e znj. Gentiana Abazaj, e cila solli një reflektim të thellë personal mbi identitetin çam. Ajo e përshkroi Çamërinë jo thjesht si një vend në hartë, por si një pjesë të shpirtit dhe identitetit të saj, të trashëguar ndër breza. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se kujtesa nuk duhet parë si urrejtje, por si respekt për rrënjët dhe për ata që vuajtën padrejtësisht. Me shumë emocion, ajo kujtoi sakrificat e të parëve, e gjyshërve të saj, të cilët u detyruan të braktisin trojet e tyre duke marrë me vete vetëm dhimbjen dhe shpresën për drejtësi. Ajo nënvizoi detyrimin moral të brezave të rinj për të ruajtur këtë kujtesë dhe për ta përcjellë me dinjitet, duke theksuar se Çamëria jeton sa herë përmendet me dashuri, krenari dhe përgjegjësi në familjet tona dhe se jemi rritur me forcën e dashurisë nga gjyshërit dhe prindërit tanë pa ushqyer urrejtje por dhe pa shkelur dinjitetin tonë.

Në vijim, poetja Rudina Muharremi Beja mbajti një fjalë reflektuese mbi padrejtësitë historike dhe lexoi poezinë e saj “Ode për tempujt që s’u harruan”, një krijim i thellë artistik i dedikuar kësaj mbrëmjeje. Më poshtë po e risjellim për lexuesin dhe falenderojmë poeten që na nderoi.

Në orën 20:15 u shfaq dokumentari “Ode për tempujt që nuk u harruan”, një produksion i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, me skenar nga Luan Rama dhe regji nga Pandeli Çeço, interpretuar nga aktori i mirënjohur Alfred Trebicka, që ndërthurte dëshmi historike dhe elemente artistike për të rikthyer në kujtesë identitetin dhe dhimbjen e një populli të shpërngulur.

Aktiviteti vijoi me hapjen e ekspozitës fotografike në orën 20:50, ku u prezantuan pamje historike, elemente të traditës dhe identitetit çam, përfshirë veshje tradicionale dhe kulinari.

Në orën 21:30 u zhvillua rituali i ndezjes së qirinjve në nderim të viktimave, një moment i thellë reflektimi dhe heshtjeje kolektive. Diskutimet e mëvonshme nxorën në pah rëndësinë e unitetit kombëtar, ku Zonja Drita Thaçi, gjyshja e nxënëses së shkollës sonë Ambra, përcolli një mesazh të fortë bashkimi, të mbyllur me thirrjen:
Kujtim i paçim,
në shpirt e në zemër!
Rroftë Shqipnia!

Aktiviteti u mbyll në orën 22:00 me një mesazh të qartë dhe të fortë: kujtesa historike duhet të ruhet dhe Çamëria nuk duhet harruar kurrë.

Poezia e poetes Rudina Muharremi Beja

ODE PËR TEMPUJT QË S’U HARRUAN

Në gurët e ftohtë të kujtesës rri një zë
si një kambanë që rënkon në heshtje të thellë
thërret emrat e humbur në erërat e largëta
dhe shndërron hijet në dritë të pavdekshme.
Çamëria është plagë e hapur,
jo vetëm një emër në hartë
është kujtesë që nuk mbyllet,
është dhembje që nuk tretet në kohë.
Në Çamëri
deti flet me gjuhë lotësh
horizonti nuk lodhet së prituri syrin
e ajri dridhet në psalme vaji
U këputën jetët në mes të rrugës së tyre
u thyen portat e shtëpive si heshtje e dhunuar
u shuan zëra që ende mbanin në buzë fjalën e
jetës
atje rrënjët
u fshehën nën dheun e heshtur të kohës
si fara të përgjumura që ëndërrojnë pranverën
e kthimit.
Toka e tempujve që nuk ranë —
por u mbuluan me mallin e duarve të mungura
që s’gjejnë më portat e tyre.
Toka ku çdo gur mban një lutje të pashkruar
çdo mur një emër të pashuar nga koha.
Ne ecim pa e ditur mbi rrënoja të padukshme
e historia merr frymë nën peshën e hapave
tanë
në një epokë që nuk ngopet së harruari
dhe pragu i kujtesës rrëshqet ngadalë
ndërsa era sjell një këngë të largët
të endur në gjuhën e të shpërngulurve.
Por kur hapat ndalen për një çast
dhe shpirti bie në gjunjë përballë vetvetes
në secilin prej nesh ndizet një qiri i brendshëm
që nuk e shuan as koha, as harresa
sepse toka jonë e mban dhimbjen si gjak të
gjallë
dhe nuk resht kurrë së vajtuari.
Por ne jemi bijtë e saj
të gdhendur në gurin e kohës, në zjarrin e
kujtesës
dhe çdo kujtim ynë është një lutje e gjallë
e skalitur në heshtjen e gjakut.
Tempujt që nuk janë më në tokën e tyre
janë shndërruar në yje të përjetshëm
që bien mbi kraharor si klithmë e pashuar,
si lutje që nuk gjen përgjigje,
por as nuk pranon të vdesë.
Dhe atje ku kujtesa rron e nuk dorëzohet
Çamëria
nuk mund të shuhet kurrë.

Ju ftojmë në një mbrëmje përkujtimore me shfaqjen e filmit dokumentar “Ode për tempujt që nuk u harruan”, një rrëfim për...
25/06/2026

Ju ftojmë në një mbrëmje përkujtimore me shfaqjen e filmit dokumentar
“Ode për tempujt që nuk u harruan”, një rrëfim për kujtesën, identitetin dhe dhimbjen e një populli të shpërngulur.

📅 E shtunë, 27 Qershor 2026
🕗 Ora 20:00
📍 via Mozart nr.5 Rovereto selia e Shoqatës “Besëlidhja”
Hyrja: FALAS

Në program: film dokumentar, ekspozitë fotografike, ndezje qirinjsh dhe reflektime.

Të mos harrojmë Çamërinë!

13/06/2026

Griliata e fundvitit te shkolles "Beselidhja "!.

Indirizzo

Via Mozart 5
Rovereto
38068

Orario di apertura

14:00 - 16:00

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Associazione Albanese Beselidhja Rovereto pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'organizzazione

Invia un messaggio a Associazione Albanese Beselidhja Rovereto:

Scelte rapide

Condividi