10/10/2026
Jepi zë shqipes dhe identitetit! Në Parma mbahet seminari për gjuhën shqipe
Më 18 tetor 2026, në Parma të Italisë, do të zhvillohet seminari “Jepi zë shqipes dhe identitetit!”, një aktivitet kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe rolit të shkollave shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar te brezat e rinj.
Seminari do të mbahet nga ora 09:30 deri në 13:00, në ambientet e Palazzo del Governatore, në Piazza Garibaldi, me pjesëmarrjen e mësuesve, përfaqësuesve të shoqatave kulturore dhe aktorëve që kontribuojnë në mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në Itali.
Aktiviteti organizohet nga Lidhja e Shkollave të Gjuhës Shqipe në Itali, në bashkëpunim me shoqatën “Scanderbeg” Parma, me mbështetjen e Komunës së Parmës.
Në fokus të seminarit do të jenë përvojat e shkollave shqipe dhe metodat për ta përcjellë gjuhën e trashëgimisë te fëmijët e diasporës.