Komuniteti Shqiptar në Rafina - Αλβανική Κοινότητα Ραφήνας

  • Home
  • Greece
  • Rafína
  • Komuniteti Shqiptar në Rafina - Αλβανική Κοινότητα Ραφήνας
Directions Contact the organization

Komuniteti Shqiptar në Rafina - Αλβανική Κοινότητα Ραφήνας Qëllimi ynë kryesor është, që të jemi të bashkuar në mënyrë vëllazërore, dhe të mbajmë gjallë kulturën traditat dhe vlerat tona kombëtare 🇦🇱

06/10/2026
02/09/2026

𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒 👇
https://forms.gle/qCwfZzLej5XvVcAm7

𝑺𝒆̈ 𝒔𝒉𝒑𝒆𝒋𝒕𝒊, 𝑲𝒖𝒓𝒔𝒊 𝒊 𝑴𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒊𝒕 𝑷𝒍𝒐𝒕𝒆̈𝒔𝒖𝒆𝒔 𝒕𝒆̈ 𝑮𝒋𝒖𝒉𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝑲𝒖𝒍𝒕𝒖𝒓𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 “𝑭𝒓𝒂𝒏𝒈 𝑩𝒂𝒓𝒅𝒉𝒊” 𝒏𝒆̈ 𝑹𝒂𝒇𝒊𝒏𝒂 𝒉𝒂𝒑 𝒅𝒚𝒆𝒓𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒆𝒔𝒕𝒆̈ 𝒓𝒂𝒅𝒉𝒂𝒛𝒊. ❤️🇦🇱
Me shumë gëzim dhe emocion, mirëpresim përsëri vogëlushët tanë, që oborri dhe klasat e Shkollës Fillore Nr. 1 në Rafina të mbushen edhe një herë me zërat, buzëqeshjet dhe energjinë e tyre.

Ky kurs është një nismë vullnetare dhe falas, që ka si qëllim t’u ofrojë fëmijëve të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Rafina dhe zonat përreth mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe, të njohin kulturën, historinë dhe traditat e të parëve të tyre.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐧𝐢, 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫! ❤️
𝐅𝐫𝐚𝐧𝐠 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐢 – 𝐑𝐚𝐟𝐢𝐧𝐚
📚🇦🇱 𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈, 𝐫𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐞̈𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚, 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐣𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈! 🇦🇱📚




♥️🖤 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗷𝗮 𝗻𝗮 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗻, 𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗷𝗮 𝗻𝗮 𝗽𝗿𝗲𝘁 🇦🇱
06/07/2026

♥️🖤 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗷𝗮 𝗻𝗮 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗻, 𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗷𝗮 𝗻𝗮 𝗽𝗿𝗲𝘁 🇦🇱

🖤 𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌𝑲𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓 𝒏𝒆̈ 𝑹𝒂𝒇𝒊𝒏𝒂 𝒔𝒐𝒍𝒊𝒅𝒂𝒓𝒊𝒛𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒅𝒉𝒊𝒎𝒃𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆 𝒒𝒆̈ 𝒑𝒐 𝒑𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝒐𝒏 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂 𝑪𝒆𝒍𝒂.Në shenjë respek...
18/06/2026

🖤 𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
𝑲𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓 𝒏𝒆̈ 𝑹𝒂𝒇𝒊𝒏𝒂 𝒔𝒐𝒍𝒊𝒅𝒂𝒓𝒊𝒛𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒅𝒉𝒊𝒎𝒃𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆 𝒒𝒆̈ 𝒑𝒐 𝒑𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝒐𝒏 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂 𝑪𝒆𝒍𝒂.
Në shenjë respekti dhe zie për ndarjen nga jeta të djalosh*t Ernaldo Cela, anulohet festa e planifikuar për ditën e shtunë, më 20 Qershor 2026. Festa ishte organizuar nga Kursi Plotësues i Mësimit të Gjuhës Shqipe “Frang Bardhi” në Rafina, me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2025–2026.

Në këto çaste të vështira, lutemi që Zoti t'i japë forcë familjes për të përballuar këtë humbje të rëndë.
🕊️ 𝐄𝐫𝐧𝐚𝐥𝐝𝐨, 𝐮 𝐩𝐫𝐞𝐡𝐬𝐡 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐞 𝐚𝐦𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫.
𝐍𝐠𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐂𝐞𝐥𝐚.

🖤 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗧𝗘𝗧𝗜 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥 𝗡𝗘̈ 𝗥𝗔𝗙𝗜𝗡𝗔 𝗦𝗢𝗧 𝗩𝗜𝗦𝗛𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗭𝗜 🖤Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer morëm lajmin e ndarjes nga je...
17/06/2026

🖤 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗧𝗘𝗧𝗜 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥 𝗡𝗘̈ 𝗥𝗔𝗙𝗜𝗡𝗔 𝗦𝗢𝗧 𝗩𝗜𝗦𝗛𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗭𝗜 🖤
Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer morëm lajmin e ndarjes nga jeta të djalosh*t të ri Ernaldo Cela, i cili u largua nga kjo botë në një moshë kaq të njomë, pas një beteje të gjatë e të vështirë me sëmundjen.

Sot qielli fitoi një engjëll, ndërsa ne humbëm buzëqeshjen e një fëmije që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar, shumë rrugë për të përshkuar dhe shumë dashuri për të dhënë.
I dashur Ernaldo, udhëtim të mbarë drejt botës së engjëjve. 🕊️🤍

Largimi yt ka lënë pas një boshllëk që fjalët nuk mund ta përshkruajnë.
Banka e shkollës mbeti bosh...
Shokët dhe shoqet e tua do të të kërkojnë në çdo ditë mësimi...
Zëri yt nuk do të dëgjohet më në korridore, por kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që të njohën dhe të deshën.

Ka dhimbje që nuk shërohen kurrë, dhe humbja e një fëmije është plagë që koha nuk mund ta fshijë. Në këto çaste të rënda, lutemi që Zoti t'i japë forcë familjes për të përballuar këtë kryq të rëndë.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për prindërit e tij të dashur, babain dhe nënën, si dhe për vëllain e vogël të Ernaldos, të cilët po përjetojnë një dhimbje të papërshkrueshme.

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt, Ernaldo. 🖤🕯️
U prehsh në paqen e amshuar dhe drita e Zotit ndriçoftë përherë shpirtin tënd të pastër. 🕊️🤍
𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗮𝗳𝗶𝗻𝗮 🇦🇱🖤

🖤𝗡𝗴𝘂𝘀𝗵𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗻𝗾𝗲𝗿𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗼𝘁 𝗠𝗮𝘁𝗿𝗶𝘇𝗶𝗻 💔𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐚𝐟𝐢𝐧𝐚 shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të...
22/03/2026

🖤𝗡𝗴𝘂𝘀𝗵𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗻𝗾𝗲𝗿𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗼𝘁 𝗠𝗮𝘁𝗿𝗶𝘇𝗶𝗻 💔
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐚𝐟𝐢𝐧𝐚 shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për humbjen e bashkëatdhetarit tonë të dashur, 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭 𝐌𝐚𝐭𝐫𝐢𝐳𝐢, i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik automobilistik.

Kastrioti jetonte me familjen e tij të dashur, bashkëshorten dhe dy fëmijët, në Rethimno të Kretës. Jeta e tij u ndërpre krejt papritur, duke lënë një boshllëk të pa përmbushur dhe dhimbje të madhe në zemrat e familjarëve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e donin.

Ai ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme – familjar, shoqëror dhe komunitar. Për vite me radhë shërbeu me përkushtim të madh në 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐭𝐡𝐢𝐦𝐧𝐨𝐬, duke dhënë gjithmonë zemër dhe energji të pakursyer. Pozitiviteti dhe zelli i tij do të mbeten gjithmonë shembull për ne.

𝑫𝒉𝒊𝒎𝒃𝒋𝒂 𝒋𝒐𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆, 𝒑𝒊𝒌𝒆̈𝒍𝒍𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒑𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒔𝒉𝒌𝒓𝒖𝒂𝒓.

𝗟𝗮𝗺𝘁𝘂𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗼𝘁,

🕊 𝑼𝒅𝒉𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒃𝒂𝒓𝒆̈, 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒐𝒕𝒆̈𝒏 𝒆 𝒆𝒏𝒈𝒋𝒆̈𝒋𝒗𝒆!
𝙕𝙤𝙩𝙞 𝙙𝙝𝙚̈𝙣𝙩𝙚̈ 𝙛𝙤𝙧𝙘𝙚̈ 𝙛𝙖𝙢𝙞𝙡𝙟𝙚𝙨 𝙩𝙚̈𝙣𝙙𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙥𝙚̈𝙧𝙗𝙖𝙡𝙡𝙪𝙖𝙧 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙝𝙪𝙢𝙗𝙟𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙖𝙙𝙝𝙚.

07/03/2026

🇦🇱 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝟕 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐢𝐧 – 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭! 📚 💐

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësueset dhe mësuesit shqiptarë kudo që ndodhen, të cilët me përkushtim mbajnë gjallë dritën e dijes dhe gjuhën tonë të shenjtë.

Në çdo shkronjë të gjuhës shqipe që mësojnë fëmijët tanë në mërgim, fshihet puna, përkushtimi dhe dashuria e madhe e mësuesve tanë. Ata nuk japin vetëm mësim… ata mbjellin identitet, kujtesë dhe krenari kombëtare në zemrat e brezave të rinj.

Një mirënjohje e veçantë për mësueset e Kursit Plotësues të Gjuhës dhe Kulturës Shqipe “Frang Bardhi” në Rafina, të cilat me durim, dashuri dhe sakrificë i mësojnë fëmijët tanë të flasin, të lexojnë dhe të ndjejnë shqip.

Falë tyre, edhe larg atdheut, gjuha jonë e bukur vazhdon të jetojë, kultura jonë vazhdon të frymojë dhe zemrat e fëmijëve tanë rrahin me krenari shqiptare.

🙏 𝗙𝗮𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗱𝗿𝗶𝘁𝗲̈𝗻 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗱𝗶𝘇𝗻𝗶 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗲𝗺𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗳𝗲̈𝗺𝗶𝗷𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗮𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗿𝗲̈𝗻𝗷𝗲̈𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗺𝗯𝗮𝗻𝗶 𝗴𝗷𝗮𝗹𝗹𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗿𝗴𝗶𝗺.

🇦🇱 𝗣𝗲̈𝗿𝘂𝗹𝗷𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗻𝗷𝗼𝗵𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝘁𝘂𝗮𝗷 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲𝗻𝗷𝘁𝗲̈! 𝗚𝗲̈𝘇𝘂𝗮𝗿 𝟳 𝗠𝗮𝗿𝘀𝗶𝗻!

Address

Rafína
19009

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuniteti Shqiptar në Rafina - Αλβανική Κοινότητα Ραφήνας posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuniteti Shqiptar në Rafina - Αλβανική Κοινότητα Ραφήνας:

Shortcuts

Share