Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας

  • Home
  • Greece
  • Athens
  • Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας
Directions Website

Diaspora Shqiptare e Greqisë  - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας E ARDHMJA KA NJË ZË JEPI FUQI ZËRIT TËND! THE FUTURE HAS A VOICE SHARE YOURS.

30/10/2026
𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë...
30/10/2026

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏

𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧ë

Uniteti, gjithëpërfshirja, mësimi i gjuhës shqipe, rrjetëzimi i bizneseve dhe pjesëmarrja qytetare, në qendër të një dialogu të ri institucional

Athinë, 27 tetor 2026.

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi u mbajt takimi i parë zyrtar ndërmjet Ambasadores, Shkëlqesisë së Saj znj. Luela Hajdaraga, dhe një delegacioni të Diasporës Shqiptare në Greqi, organizëm i shkallës së tretë me karakter konfederativ, i konstituuar me zgjedhje të rregullta më 29 mars 2026. Në takim mori pjesë edhe znj. Joneda Dodaj, Sekretare e Parë e ngarkuar me Çështjet e Diasporës pranë Ambasadës.

Takimi, që të dyja palët e kishin pritur prej kohësh, u zhvillua në një klimë të ngrohtë dhe miqësore dhe nxori në pah vullnetin e përbashkët për të kaluar nga dialogu te bashkëpunimi konkret dhe i qëndrueshëm, në të mirë të komunitetit shqiptar në Greqi.
Diasporën Shqiptare në Greqi e përfaqësuan:
• Z. Etmond Guri, kryetar;
• Znj. Sofia Ioli Buda, sekretare e përgjithshme;
• Z. Ersi Fama, sekretar i rinisë;
• Z. Engjëll Alizoti, anëtar i kryesisë, koordinator i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Kretë dhe përgjegjës i Departamentit të Koordinimit të Organizatave Anëtare dhe Zgjerimit;
• Z. Klement Osmanllari, anëtar i kryesisë, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Hania dhe përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes;
• Z. Flober Braholli, anëtar i kryesisë dhe koordinator i Departamentit të Arsimit dhe Gjuhës Shqipe;
• Z. Petrit Jushi, anëtar i kryesisë;
• Znj. Kristiana Veliu, Departamenti i Arsimit dhe Gjuhës Shqipe, kryetare e Shoqatës “Emigranti” në Patra;
• Znj. Lefteri Metakaj, Departamenti i Arsimit dhe Gjuhës Shqipe, drejtuese e Rrjetit të Shkollave Shqipe në Athinë;
• Z. Laurent Hoxha, përgjegjës i Departamentit të Kulturës dhe Identitetit, kryetar i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Nafpaktos dhe Dhoridhës;
• Znj. Lindita Kulla, Departamenti i Kulturës, Identitetit dhe Sporteve, kryetare e Lidhjes Shqiptare në Greqi “Tirona”.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Hajdaraga e përshëndeti krijimin e organizmit të ri, që bashkon grupime që më parë vepronin në forma më të vogla, dhe theksoi se diaspora ka qenë gjithmonë pjesë e Ambasadës.
“Për ne është shumë e rëndësishme që ju gjithmonë keni qenë pjesë e Ambasadës, pasi keni qenë pjesë e grupimeve të tjera më të vogla. Tani jeni në një grupim më të madh dhe shpresoj që do t’u vlejë të dyja palëve””, u shpreh ambasadorja.

Ajo shprehu vullnetin që takimi të forcojë jo vetëm dialogun, por edhe veprimet konkrete dhe hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen. Prioritetet që parashtroi ishin:
1. Uniteti dhe gjithëpërfshirja. “Më e rëndësishmja është uniteti dhe gjithëpërfshirja që ky organizëm i ri do t’i japë komunitetit tonë”, tha ambasadorja. Ajo theksoi se organizmi duhet të mbetet i hapur ndaj grupimeve të tjera që dëshirojnë të bashkohen dhe të shmangë dallimet brenda komunitetit.
2. Brezat e rinj. Forcimi i organizmit përmes përfshirjes së të rinjve është prioritet jo vetëm i diasporës, por edhe i Ambasadës.
3. Rrjetëzimi i akademikëve, profesionistëve dhe sipërmarrësve. Ambasadorja shprehu dëshirën që organizmi të përfshijë më shumë akademikë, profesionistë dhe njerëz të fushës së biznesit, duke e cilësuar rrjetëzimin të rëndësishëm si për diasporën, ashtu edhe për Ambasadën. Ajo kujtoi takimet sektoriale që Ambasada ka zhvilluar me bizneset, përfshirë ato të fushës së ndërtimit, një nga fushat kryesore dhe prioritare të komunitetit shqiptar, si hap konkret bashkëpunimi.
4. Mësimi i gjuhës shqipe. Ambasadorja vlerësoi punën e kryer deri tani, por tregoi se ka ende mundësi e hapësirë për më shumë inkurajim. Aktualisht janë hapur 11 kurse të reja të gjuhës shqipe dhe synimi është që në vitet në vijim të ketë më shumë regjistrime dhe angazhim më të madh të prindërve që i dërgojnë fëmijët në kurset e mësimit plotësues.
5. Dialog i qëndrueshëm dhe veprim i përbashkët. Ambasadorja propozoi takime të rregullta e periodike, një herë në tre ose gjashtë muaj, dhe angazhim të përbashkët për çështjet konkrete të komunitetit. Ajo vlerësoi angazhimin e diasporës në takimet me institucionet greke, përfshirë atë me Ministrin e Migracionit dhe Azilit, dhe tregoi se këto çështje ndiqen nga Ambasada në mënyrë institucionale. “Do të doja që ky bashkëpunim të ishte konkret dhe të shkonim bashkërisht te problemet dhe shqetësimet që kemi sot, jo si grupime të ndryshme, sepse kjo forcon jo vetëm bashkëpunimin institucional mes nesh, por edhe imazhin që kemi te qeveria greke”, theksoi ajo.

Ambasadorja e përshkroi diasporën si një urë lidhëse mes komunitetit, vendit amë dhe vendit pritës, dhe si vlerë të shtuar për komunitetin. “Do të doja që sot të flisnim hapur, të adresonim çështjet dhe të vendosnim disa piketa dhe plane konkrete për bashkëpunim”, u shpreh Ambasadorja, duke i uruar suksese organizmit të ri.

Kryetari i Diasporës Shqiptare në Greqi, z. Etmond Guri, falënderoi ambasadoren për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe vlerësoi gatishmërinë e saj për zhvillimin e takimit.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, jo thjesht si një qytetare e denjë, por edhe si një ambasadore e afirmuar, e cila me punën dhe përkushtimin e saj institucional ka fituar mirënjohjen dhe respektin e komunitetit”, tha z. Guri. Duke iu referuar vonesave organizative që e kishin paraprirë takimin, ai shtoi se ato ishin tejkaluar dhe se vëmendja duhet të përqendrohet te e ardhmja.

Kryetari paraqiti një retrospektivë të zhvillimit të organizimit të emigracionit shqiptar në Greqi dhe të rrugës që çoi te realizimi i “një prej ëndrrave më të mëdha të shqiptarëve në Greqi”, themelimi i një grupimi të shkallës së tretë, të një Konfederate. Sipas tij, ajo synon të jetë gjithëpërfshirëse, e paanshme dhe profesionale, me frymë demokratike, në përputhje me standardet më të larta dhe me ligjet e shtetit grek, konventat europiane dhe të drejtat e njeriut. Qëllimi është që shqiptarët në Greqi të mos ndihen thjesht të përfaqësuar, por zëri i tyre të dëgjohet në instancat më të larta greke dhe ata të ndihen qytetarë të barabartë në vendin ku kanë zgjedhur të jetojnë.

Z. Guri tregoi se, deri te themelimi dhe zgjedhjet e rregullta të 29 marsit 2026, sipas statutit dhe legjislacionit në fuqi, organizmi kaloi sfida të vështira ligjore dhe organizative. Ai vlerësoi vullnetin e nismëtarëve, ndër ta intelektualin dhe akademikun z. Iliaz Boja, prof. Luan Zyka, z. Ardian Daullja, z. L*lzim Puka (Cina) dhe vetë ai. Veçanërisht ai vlerësoi vendosmërinë e përfaqësuesve nga Kreta, nën drejtimin e kryetarit të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Kretë, z. L*lzim Puka (Cina).

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i dorëzoi znj. Joneda Dodaj dokumentacionin e plotë të organizmit dhe ftoi ambasadoren në aktivitetin me temë “Pse i vrasin gratë”, që organizohet nga Organizata “Jeta” me mbështetjen e Diasporës Shqiptare në Greqi.

Sekretarja e Përgjithshme, znj. Sofia Ioli Buda, e informoi ambasadoren në detaje për aktivitetin e diasporës dhe paraqiti veprimtarinë e planifikuar për 6 nëntorin, ku parashikohet pjesëmarrja e personaliteteve nga politika, shkenca dhe fusha të tjera.

Sekretari i Rinisë, z. Ersi Fama, prezantoi një projekt zhvillimi për rininë, të mbështetur në katër pika kryesore, me synim që rinia shqiptare në Greqi të aktivizohet, të rrjetëzohet dhe të kontribuojë fuqishëm në ecurinë e diasporës.

Z. Engjëll Alizoti dhe z. Petrit Jushi theksuan rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave brenda organizmit dhe të zgjerimit të tij, përmes bashkëpunimit me shoqata e organizata të tjera të shkallës së parë dhe të dytë, me interesin e bashkatdhetarëve dhe ngritjen e standardit të përfaqësimit si emërues të përbashkët.

Z. Klement Osmanllari paraqiti punën për rrjetëzimin e bizneseve shqiptare në Greqi, objektiv kryesor i departamentit që drejton. Sipas tij, rrjeti do të sjellë përfitime për vetë bizneset, për diasporën dhe për shtetin shqiptar, si faktor i rëndësishëm ekonomik dhe zhvillimor.

Z. Flober Braholli theksoi nevojën emergjente që mësimi i gjuhës shqipe të mos shihet thjesht si instrument promovimi, por si element kyç i identitetit kombëtar.
Znj. Kristiana Veliu e falënderoi ambasadoren për punën e mirë dhe paraqiti ide e prioritete për organizimin e mësimdhënies dhe ndërgjegjësimin e familjeve. Mësuesja Lefteri Metakaj e mbështeti këtë mendim dhe tregoi sfidat e mëdha që është përballur, të cilat çuan në sigurimin e mjediseve publike për mësimdhënie në Athinë. Sipas saj, ajo është mësuesja e parë në Greqi e vlerësuar nga UNESCO për mësimdhënien. Ajo paraqiti pengesat që vazhdojnë të ekzistojnë dhe propozoi ide për rolin që mund të luajnë Ambasada, diaspora dhe shteti shqiptar.

Z. Laurent Hoxha shprehu dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën në realizimin e projekteve me interes të përbashkët, me vlera të larta folklorike dhe kombëtare. Znj. Lindita Kulla, në të njëjtën frymë, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën dhe rëndësinë e forcimit të tij.

Nga diskutimi u përcaktuan këto drejtime bashkëpunimi:
• zhvillimi i takimeve periodike ndërmjet Ambasadës dhe Diasporës, një herë në tre ose gjashtë muaj;
• trajtimi i përbashkët i çështjeve konkrete të komunitetit përballë institucioneve greke;
• zgjerimi i organizmit me akademikë, profesionistë dhe sipërmarrës, si dhe me shoqata e organizata të tjera;
• nxitja e mësimit të gjuhës shqipe dhe e regjistrimit të fëmijëve në kurset e reja;
• rrjetëzimi i bizneseve shqiptare në Greqi;
• projekte të përbashkëta kulturore dhe folklorike;
• nxitja e pjesëmarrjes së komunitetit në procesin zgjedhor në Greqi;
• aktivitetet e ardhshme: veprimtaria e 6 nëntorit dhe aktiviteti “Pse i vrasin gratë”.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kryetari i Diasporës z. Etmond Guri falënderoi edhe një herë ambasadoren dhe përfaqësuesit e Ambasadës për mikpritjen dhe e cilësoi takimin frytdhënës dhe produktiv.
Ai theksoi se Diaspora Shqiptare në Greqi distancohet nga çdo individ ose grupim që e ka përdorur në të kaluarën apo tenton ta përdorë emrin e saj pa autorizim, për qëllime personale ose interesa të ngushta, dhe se qëndrimet e organizmit përcaktohen vetëm përmes organeve përkatëse, në përputhje me statutin.
Organizmi është themeluar për ruajtjen e integritetit të çdo bashkatdhetari dhe të vlerave të larta shoqërore e kombëtare.

Z. Guri, së bashku me delegacionin, ritheksoi se Diaspora Shqiptare në Greqi ka qenë, është dhe do të mbetet e hapur për të gjithë, pa dallime, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, besimit dhe interesit të përbashkët të komunitetit, duke theksuar se besa dhe respekti janë virtyte që nuk negociohen.

Si shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, kryetari i Diasporës i dorëzoi ambasadores një dhuratë simbolike, gjest që shpreh dëshirën e diasporës për të forcuar dialogun dhe marrëdhëniet me Ambasadën.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët rikonfirmuan vullnetin e plotë për ta vijuar dialogun institucional dhe për ta shndërruar atë në një bashkëpunim të qëndrueshëm, konkret e të frytshëm, në shërbim të interesave dhe të nevojave të bashkatdhetarëve në Greqi. Në frymën e mirëkuptimit dhe të respektit të ndërsjellë që karakterizoi tërë takimin, u theksua se uniteti, përkushtimi dhe veprimi i përbashkët janë themeli mbi të cilin ndërtohet përfaqësimi dinjitoz i komunitetit shqiptar. Siç ka thënë urtësia e popullit tonë, “Një pemë nuk bën pyll”, dhe vetëm kur rrënjët e shumta ndërthuren thellë në tokë, pylli bëhet i patundur përballë stuhive të kohës. Në këtë frymë u hodhën themelet e një faze të re bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës dhe Diasporës Shqiptare në Greqi, me synimin që përpjekjet e shumëfishta të komunitetit të shndërrohen në një zë të vetëm, të fortë dhe të respektuar.

𝐏ë𝐫 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢,
𝐙ë𝐝𝐡ë𝐧ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐒𝐡𝐭𝐲𝐩,
𝐉𝐮𝐥𝐢𝐚𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮

Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας

Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania
Lidhja E Shoqatave Shqiptare Të Kretes
Komuniteti Emigranteve Shqiptare Lesvos
Laurent Valmira Hoxhaj
Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania
Shoqata Kulturore dhe Artistike “Lushnja” Greqi
Shoqata Nafpaktos
Shoqata e Emigranteve Shqiptare Kissamu Hania
Komuniteti Shqiptar Messinia
UnioniShShGreqi
Shoqata Emigranti Patra
Shoel Greqi
Organizata e Gruas Rethimno
Organizata "Jeta"
SOFRA TIRANSE
Bashkimi Shqiptar Iraklio
Bashkimi Shqiptar
Iliaz Bobaj
L*l Cina
Ardian Daullja
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rethymno
Edlira Eda Pani
Kristiana Veliu Rrushi Yllka
Lefteri Metkaj

28η Οκτωβρίου | Ημέρα μνήμης και περηφάνιαςΗ 28η Οκτωβρίου 1940 αποτελεί μία από τις σημαντικότερες στιγμές της σύγχρονη...
28/10/2026

28η Οκτωβρίου | Ημέρα μνήμης και περηφάνιας

Η 28η Οκτωβρίου 1940 αποτελεί μία από τις σημαντικότερες στιγμές της σύγχρονης ελληνικής ιστορίας. Το ιστορικό «ΟΧΙ», η άρνηση του ελληνικού λαού να υποταχθεί στις δυνάμεις του φασισμού, σηματοδότησε την αρχή ενός αγώνα για την ελευθερία, την ανεξαρτησία και την αξιοπρέπεια. Ένα «ΟΧΙ» που έγινε σύμβολο αντίστασης απέναντι στον φασισμό και τον ναζισμό και απέδειξε ότι η υπεράσπιση της ελευθερίας απαιτεί θάρρος και συλλογική δύναμη.

Σήμερα, τιμούμε όλους όσοι αγωνίστηκαν και θυσιάστηκαν για την ελευθερία και την ανεξαρτησία της Ελλάδας απέναντι στον φασισμό και τον ναζισμό.

Η Αλβανική Διασπορά Ελλάδας τιμά την επέτειο της 28ης Οκτωβρίου και στέκεται απέναντι σε κάθε μορφή φασισμού, ρατσισμού και μισαλλοδοξίας, με πίστη στην ειρηνική συνύπαρξη, τον αλληλοσεβασμό και την αλληλεγγύη.

Χρόνια πολλά Ελλάδα!
🇬🇷🇦🇱

28 Tetor | Ditë kujtese dhe krenarie

28 tetori 1940 përbën një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne greke. «JO»-ja historike, refuzimi i popullit grek për t’u nënshtruar forcave të fashizmit, shënoi fillimin e një lufte për liri, pavarësi dhe dinjitet. Një «JO» që u bë simbol i rezistencës kundër fashizmit dhe nazizmit, duke dëshmuar se mbrojtja e lirisë kërkon guxim dhe forcë kolektive.

Sot, nderojmë të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë përballë fashizmit dhe nazizmit.

Diaspora Shqiptare e Greqisë nderon përvjetorin e 28 Tetorit dhe qëndron kundër çdo forme fashizmi, racizmi dhe intolerance, duke besuar te solidariteti, te bashkëjetesa paqësore, edhe te respekti i ndërsjellë.

Gëzuar Greqi!
🇬🇷🇦🇱

Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας

🙏🇦🇱💪. MIRËNJOHJE🙏🇦🇱🤝♥️Atdhedashuria dhe Patriotizmi në Diasporë në raste të caktuara tregohet me vepra dhe gjeste patrio...
25/10/2026

🙏🇦🇱💪. MIRËNJOHJE🙏🇦🇱🤝♥️

Atdhedashuria dhe Patriotizmi në Diasporë në raste të caktuara tregohet me vepra dhe gjeste patriotike .
E tillë është dhe gjesti i madh i lauruar dje nga shoku dhe patrioti ynë me banim në Rethimno të Genc Brahimaj .
Në një cermoni të veçantë të drejtuar nga Shoqata Shqiptare Rethimno ,Genci dhuroj për vitin e dytë radhazi për nxënësit e kursit të gjuhës shqipe🇦🇱”Gjon Buzuku” bluza kuq-zi dhe lëndë të tjera ndihmësi ,Çanta Librash mjete të tjera ndihmëse ,Fletore,lapsa goma ,,,etj.
Pra një gjest që duhet të merret shembull nga të gjithë bashkatdhetarët për të ndihmuar veprime të tilla në nder ,dhe mundësisë që duhet tu japim fëmijëbe wë lindin në Diasporë për të shkruar ,lexuar ,kënduar dhe folur gjuhën e Nolit,Konicës ,Fishtës ,Frashërit,Migjenit ,Nënë Terezes ,,
Gjuhën Shqipe..
Në emër të Kryesisë së Shoqatës Shqiptare Rethimno me përulje 🙏falenderojmë z.GENC BRAHIMAJ për dashurinë dhe përkrahjen ndaj Kursit të gjuhës Shqipe Rethimno “Gjon Buzuku” dhe Mesuesen e saj Flora Çela..
Faleminderit Genci dhe shëndet dhe mbarësi në familjen tuaj
Suksese dhe djalit tuaj si një Talent i rrallë në akademinë e futbollit OFI Crete..
Jemi krenarë me ju për gjithçka që bëni për familjen dhe shoqërinë shqiptare Rethimno..
Një gurë sot në themelet ,do jetë një “Kala” për të ardhmen e fëmijëve tanë në të ardhmen 🙏🤝🇦🇱
F A L E M I N D E R I T

“𝐃𝐚𝐬𝐦𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐝𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë” 𝐧ë 𝐏𝐚𝐭𝐫𝐚: 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡ë𝐠𝐢𝐦𝐢𝐚 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐬𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐜ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐣𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞Më 10 tetor...
24/10/2026

“𝐃𝐚𝐬𝐦𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐝𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë” 𝐧ë 𝐏𝐚𝐭𝐫𝐚: 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡ë𝐠𝐢𝐦𝐢𝐚 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐬𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐜ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐣𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞

Më 10 tetor 2026, qyteti i Patrës mirëpriti veprimtarinë kulturore “Dasma shqiptare në diasporë”, në kuadër të Festivalit të 7-të të Traditës Shqiptare, organizuar nga Shoqata “Emigranti” Patra. Me pjesëmarrjen e më shumë se dhjetë shoqatave shqiptare dhe të grupeve folklorike nga Greqia dhe Shqipëria, kjo veprimtari shënoi një takim të rëndësishëm të komunitetit shqiptar me trashëgiminë e tij shpirtërore dhe artistike.

Diaspora Shqiptare në Greqi vlerëson këtë organizim për kontributin e vyer në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave dhe përcjelljen e traditave te brezat e rinj. Vazhdimësia e festivalit deri në edicionin e shtatë dëshmon përkushtimin e organizatorëve dhe rëndësinë që veprimtari të tilla kanë për jetën kulturore dhe shoqërore të bashkatdhetarëve tanë.

Një vlerësim i veçantë i takon Shoqatës “Emigranti” Patra dhe kryetares së saj, znj. Kristiana Veliu, e cila, me pasion dhe përkushtim të palëkundur, solli edicionin e shtatë të këtij festivali të rëndësishëm. Mirënjohje i shprehim të gjithë grupit të punës dhe grupit koordinues të festivalit, në veçanti drejtuesit artistik të veprimtarisë, z. Laurent Hoxha, drejtues i Departamentit të Kulturës pranë Diasporës Shqiptare në Greqi, kryetar i Shoqatës së Emigrantëve në Nafpakto–Dhoridhë dhe koreograf i afirmuar. Falënderime të veçanta meritojnë gjithashtu intelektuali dhe drejtori i shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Patra, z. Iliaz Bobaj, si dhe piktori i mirënjohur z. Kristo Defrim Hasa, për kontributin e tyre të çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të kulturës, artit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në diasporë.

Puna e tyre në bashkërendimin e pjesëmarrësve dhe përgatitjen e programit krijoi mundësinë që shoqata e artistë të bashkoheshin rreth një teme me domethënie të veçantë për komunitetin shqiptar, duke sjellë me dinjitet pasurinë e traditave tona në skenën e diasporës.

Në programin e festivalit performuan, duke sjellë interpretime dhe inskenime të riteve e zakoneve të dasmës shqiptare nga treva të ndryshme: Ansambli Folklorik “Thesaret Labe” nga Tirana, me udhëheqës artistik z. Viktor Aliu; Grupi Polifonik “Fllad Labërie”; Shoqata “Me Ju Për Ju”; Lidhja Shqiptare në Greqi “Tirona”; Grupi Polifonik “Malli i Mërgimtarit” Patra; Ansambli “Zëri i Traditës”; grupi i valleve i Organizatës “Jeta”, dega Selanik, nën drejtimin artistik të znj. Nushi Ana Sali; grupi i valleve i Shoqatës Shqiptare në Nafpakto–Dhoridhë dhe grupi i valleve i Shoqatës “Emigranti” Patra. Programin e pasuruan edhe këngëtaret e muzikës popullore shqiptare, të ardhura nga Anglia, zonjat Marjana Gjeka dhe Drita Balla.

Pjesëmarrja e tyre pasqyroi punën që zhvillohet në qytete të ndryshme të Greqisë për mbajtjen gjallë të gjuhës, këngës, valles dhe zakoneve shqiptare, si dhe lidhjen e qëndrueshme kulturore ndërmjet diasporës dhe atdheut.

𝐃𝐚𝐬𝐦𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡ë𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭

Zgjedhja e dasmës shqiptare si temë qendrore krijoi hapësirë për të sjellë në vëmendje një nga shprehjet më të pasura të kulturës sonë popullore. Në zakonet e dasmës ndërthuren krijimtaria gojore, muzika, vallëzimi, mjeshtëria e veshjeve tradicionale dhe marrëdhëniet që lidhin familjen me bashkësinë. Ato mbartin vlera të çmuara të jetës shqiptare: besën dhe mbajtjen e fjalës së dhënë, mikpritjen, respektin e ndërsjellë dhe përgjegjësinë ndaj familjes.

Ndër vlerat që meritojnë të ruhen e të përcillen janë nderimi i krushqve, bekimet dhe urimet për çiftin, këngët e përcjelljes së nuses dhe të pritjes së saj në familjen e re, si dhe humori i këngëve të dasmës. Krushqia, gostia dhe vallja e përbashkët shprehin afrimin e familjeve dhe pjesëmarrjen e bashkësisë në gëzimin e tyre. Këto shprehje, me dallimet nga një krahinë në tjetrën, mbartin një pasuri të veçantë gjuhësore, artistike dhe emocionale.

Për shqiptarët që jetojnë në diasporë, dasma ka një domethënie të thellë familjare dhe shpirtërore. Ajo bashkon të afërm të shpërndarë në vende të ndryshme, rikthen këngët e vendlindjes dhe krijon mundësinë që zakonet e trashëguara të përjetohen së bashku. Në urimet në gjuhën amtare, në emocionin e prindërve dhe në vallen ku bashkohen brezat, bashkatdhetarët gjejnë afërsinë me familjen, kujtesën dhe përkatësinë e tyre shqiptare.

Po aq të çmuara janë veshjet popullore, që ruajnë punën dhe shijen artistike të brezave të artizanëve, si dhe vallet e këngët që mësohen përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë. Në diasporë, njohja me këtë trashëgimi u jep fëmijëve dhe të rinjve mundësinë të kuptojnë më mirë historinë familjare, prejardhjen dhe larminë kulturore të vendit të tyre të origjinës. Përmes këtyre përjetimeve, tradita bëhet pjesë e kujtimeve të tyre dhe fiton vazhdimësi në jetën e brezit të dytë e të tretë.

Diaspora Shqiptare në Greqi shpreh mirënjohjen për të gjitha shoqatat pjesëmarrëse, drejtuesit e grupeve, këngëtarët, valltarët, organizatorët dhe vullnetarët që kontribuuan në këtë veprimtari. Një falënderim u takon edhe familjeve dhe bashkatdhetarëve që, me praninë dhe mbështetjen e tyre, i japin kuptim dhe vazhdimësi jetës kulturore të komunitetit.

Festivali në Patra dëshmon vlerën e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave dhe të lidhjeve artistike me Shqipërinë. Ai na kujton gjithashtu përgjegjësinë për t’i dokumentuar këngët, vallet, veshjet dhe zakonet që paraqiten në këto veprimtari, në mënyrë që ato të mbeten të njohura dhe të arritshme për brezat që vijnë.

Ruajtja e trashëgimisë shqiptare dhe pjesëmarrja aktive në shoqërinë greke e pasurojnë njëra-tjetrën. Përmes kulturës, komuniteti ynë ruan lidhjet me rrënjët dhe krijon mundësi njohjeje, respekti dhe afrimi me shoqërinë ku jeton. Veprimtari si “Dasma shqiptare në diasporë” e bëjnë këtë trashëgimi të pranishme në jetën e bashkatdhetarëve dhe u japin brezave të rinj mundësinë ta njohin, ta përjetojnë dhe ta përcjellin më tej.

𝐏ë𝐫 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢,
𝐙ë𝐝𝐡ë𝐧ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐒𝐡𝐭𝐲𝐩,
𝐉𝐮𝐥𝐢𝐚𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮

Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας

13/10/2026

🎀 Nga Patra, vajzat e Sofrës Tiranase përcjellin një mesazh dashurie dhe ndërgjegjësimi për Tetorin Rozë.
💗 Kujdesu për veten, kontrollohu në kohë dhe mos e harro kurrë vlerën e jetës. Një kontroll mund të shpëtojë një jetë!
DUA TË JETOJ! 🎀

🎀 SOFRA TIRANSE – TETORI ROZË, NJË MESAZH NGA PATRA Sot, nga Patra, mes këngëve, valleve dhe traditës sonë, vajzat e Sof...
13/10/2026

🎀 SOFRA TIRANSE – TETORI ROZË, NJË MESAZH NGA PATRA

Sot, nga Patra, mes këngëve, valleve dhe traditës sonë, vajzat e Sofrës Tiranase përcollën një mesazh që vlen më shumë se çdo fjalë: JETA ËSHTË E ÇMUAR! 💗
Për çdo grua, për çdo nënë, për çdo motër: mos e lini shëndetin pas dore. Kontrollohuni në kohë, sepse një kontroll mund të shpëtojë një jetë.
Mos harroni veten. Kujdesuni për veten. Flisni, kontrollohuni dhe mos e humbni shpresën.
🎀 Tetori Rozë na kujton se parandalimi është kujdes dhe kujdesi është dashuri për jetën.
DUA TË JETOJ! 💗

🇦🇱📚 𝗞𝗨𝗥𝗦𝗜 𝗜 𝗠𝗘̈𝗦𝗜𝗠𝗜𝗧 𝗣𝗟𝗢𝗧𝗘̈𝗦𝗨𝗘𝗦 𝗧𝗘̈ 𝗚𝗝𝗨𝗛𝗘̈𝗦 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗨𝗟𝗧𝗨𝗥𝗘̈𝗦 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘 “𝗙𝗥𝗔𝗡𝗚 𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛𝗜” – 𝗥𝗔𝗙𝗜𝗡𝗔 🇦🇱🇬🇷🎓 𝗩𝗶𝘁𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗼𝗿 𝟮...
13/10/2026

🇦🇱📚 𝗞𝗨𝗥𝗦𝗜 𝗜 𝗠𝗘̈𝗦𝗜𝗠𝗜𝗧 𝗣𝗟𝗢𝗧𝗘̈𝗦𝗨𝗘𝗦 𝗧𝗘̈ 𝗚𝗝𝗨𝗛𝗘̈𝗦 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗨𝗟𝗧𝗨𝗥𝗘̈𝗦 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘 “𝗙𝗥𝗔𝗡𝗚 𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛𝗜” – 𝗥𝗔𝗙𝗜𝗡𝗔 🇦🇱🇬🇷

🎓 𝗩𝗶𝘁𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲–𝟮𝟬𝟮𝟳 𝘁𝗮𝘀𝗵𝗺𝗲̈ 𝗸𝗮 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗱𝘆𝗲𝗿𝘁!
Me shumë gëzim dhe emocion, Kursi i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare “Frang Bardhi” në Rafina ka hapur tashmë dyert për vitin e ri shkollor 2026–2027.
Ky është viti i pestë radhazi që pranë “Frang Bardhit” vazhdon udhëtimi i gjuhës sonë të bukur shqipe, duke u përcjellë me dashuri nga një brez te tjetri. Një udhëtim që bëhet i mundur falë punës së palodhur, përkushtimit dhe dashurisë së mësueseve tona të nderuara për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Me punën e tyre të çmuar, ato krijojnë një urë lidhëse me atdheun tonë të dashur dhe ndihmojnë fëmijët tanë të forcojnë lidhjet me rrënjët, identitetin, gjuhën dhe trashëgiminë tonë kombëtare. 🇦🇱❤️

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐢 𝐧𝐠𝐫𝐨𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫
Ky fillim viti u zhvillua në një klimë tepër të ngrohtë dhe familjare. Salla u mbush me prindër, të cilët mbanin për dore fëmijët e tyre të dashur, shumë prej të cilëve po merrnin pjesë për herë të parë në kursin tonë.
Hapja e vitit të ri shkollor nisi me Himnin tonë Kombëtar, në një moment të veçantë që na bashkoi të gjithëve rreth gjuhës, flamurit dhe dashurisë për vendin e të parëve tanë. 🇦🇱
Më pas, fjalën përshëndetëse e mori organizatori i kursit, z. Nikolin Gjoka, i cili u uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe te fëmijët tanë.
Në fjalën e tij ai solli një shembull të thjeshtë, por shumë domethënës:
Ashtu si një baba merr për dore fëmijën e tij dhe e shëtit nëpër arat, duke i treguar tokën dhe pasurinë që ka trashëguar nga gjyshi i tij, po kështu edhe ne, prindërit shqiptarë në mërgim, duhet t’i marrim fëmijët tanë për dore dhe t’i sjellim pranë kurseve të gjuhës shqipe.
Sepse gjuha, kultura dhe traditat që na lanë të parët tanë janë një pasuri e çmuar dhe një amanet që duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë.

👩‍🏫 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚,
𝑨𝒇𝒆̈𝒓𝒅𝒊𝒕𝒂 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒂 - 𝑴𝒂𝒋𝒍𝒊𝒏𝒅𝒂 𝑹𝒂𝒑𝒂𝒏𝒋𝒊 - 𝑩𝒓𝒖𝒏𝒊𝒍𝒅𝒂 𝑿𝒉𝒂𝒍𝒍𝒐
Më pas, fjalën përshëndetëse e morën edhe mësueset tona të nderuara, të cilat uruan mirëseardhjen për të gjithë të pranishmit dhe falënderuan prindërit që zgjodhën kursin “Frang Bardhi” dhe na besuan fëmijët e tyre.
Prania e fëmijëve dhe e familjeve të tyre i jep jetë dhe vazhdimësi kursit “Frang Bardhi”. Besimi i prindërve është një motivim i madh dhe një forcë shpirtërore për mësueset tona që ta vazhdojnë këtë udhëtim së bashku, me dinjitet, përkushtim dhe dashuri për gjuhën, kulturën, traditat dhe rrënjët tona shqiptare. 🇦🇱❤️

𝐊𝐲 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫𝐬 𝐢 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞.
Është një vend ku fëmijët tanë mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë shqip, por mbi të gjitha, mësojnë të duan gjuhën e nënës, të njohin kulturën e të parëve dhe të mos harrojnë rrënjët e tyre, pavarësisht se ku i ka çuar jeta.

📚 𝐌𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐜̧𝐝𝐨 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐣𝐚𝐯𝐞̈, 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟕:𝟎𝟎 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟗:𝟎𝟎.
Të gjithë fëmijët dhe prindërit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij udhëtimi janë të mirëpritur me shumë kënaqësi!

❤️🇦🇱 𝙂𝙟𝙪𝙝𝙖 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚 𝙣𝙖 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙤𝙣, 𝙚 𝙖𝙧𝙙𝙝𝙢𝙟𝙖 𝙣𝙖 𝙥𝙧𝙚𝙩! 🇦🇱
“𝐹𝑟𝑎𝑛𝑔 𝐵𝑎𝑟𝑑ℎ𝑖” – 𝑅𝑎𝑓𝑖𝑛𝑎
𝐺𝑗𝑢ℎ𝑎 • 𝐾𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑎 • 𝑇𝑟𝑎𝑑𝑖𝑡𝑎 • 𝑅𝑟𝑒̈𝑛𝑗𝑒̈𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑎

🎗️ SË BASHKU PËR JETËN, ME DASHURI DHE SOLIDARITET! 💗Në kuadër të Muajit Rozë, Komuniteti Shqiptar Lesvos mori pjesë në ...
13/10/2026

🎗️ SË BASHKU PËR JETËN, ME DASHURI DHE SOLIDARITET! 💗
Në kuadër të Muajit Rozë, Komuniteti Shqiptar Lesvos mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Personave të Prekur nga Kanceri në Lesvos, me mbi 50 anëtarë të komunitetit dhe nxënës të Shkollës Shqipe “Gjergj Fishta”.
Pjesëmarrja jonë ishte një mesazh dashurie, shprese dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që luftojnë me këtë sëmundje.
Veçanërisht e rëndësishme ishte prania e nxënësve tanë, sepse krahas gjuhës dhe kulturës, duam t'u përcjellim edhe vlerat e humanizmit dhe solidaritetit.
Solidariteti nuk njeh kufij dhe askush nuk duhet të ndihet vetëm në luftën për jetën! 💗
🇦🇱🤝🇬🇷
🎗️ ΜΑΖΙ ΓΙΑ ΤΗ ΖΩΗ, ΜΕ ΑΓΑΠΗ ΚΑΙ ΑΛΛΗΛΕΓΓΥΗ! 💗
Στο πλαίσιο του Ροζ Οκτώβρη, η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου συμμετείχε στην εκδήλωση που διοργάνωσε ο Σύλλογος Καρκινοπαθών Λέσβου, με περισσότερα από 50 μέλη της κοινότητάς μας και μαθητές του Αλβανικού Σχολείου «Gjergj Fishta».
Η παρουσία μας ήταν ένα μήνυμα αγάπης, ελπίδας και συμπαράστασης προς όλες τις γυναίκες που δίνουν τη δική τους μάχη.
Ιδιαίτερα σημαντική ήταν η συμμετοχή των μαθητών μας, καθώς πιστεύουμε ότι η εκπαίδευση, πέρα από τη γλώσσα και τον πολιτισμό, πρέπει να καλλιεργεί την ανθρωπιά και την αλληλεγγύη.
Η αλληλεγγύη δεν γνωρίζει σύνορα και κανείς δεν πρέπει να νιώθει μόνος στον αγώνα για τη ζωή! 💗

Address

Athens
Athens

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Diaspora Shqiptare e Greqisë - Αλβανική Διασπορά Ελλάδας posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby non profit organizations