Komuniteti Shqiptar në Greqi

Directions Website

Komuniteti Shqiptar në Greqi Komuniteti Shqiptar në Greqi është organi më i lartë i organizmit te Bashkësisë Shqiptare në Greqi.

  Η Αλβανική Κοινότητα στην Ελλάδα πραγματοποίησε εκδήλωση για τα 35 χρόνια αλβανικής μετανάστευσης στην Ελλάδα αναφορικ...
02/11/2026


Η Αλβανική Κοινότητα στην Ελλάδα πραγματοποίησε εκδήλωση για τα 35 χρόνια αλβανικής μετανάστευσης στην Ελλάδα αναφορικά με την ιστορική διαδρομή, τις κοινωνικές αλλαγές, την προσφορά και την ταυτότητα της δεύτερης γενιάς.

Παρουσιάστηκαν εισηγήσεις από: τον Ylli Kromidha –Διδάκτορας Πολιτικής Επιστήμης Παντείου Πανεπιστημίου, με θέμα «35 χρόνια αλβανικής μετανάστευσης στην Ελλάδα (1991-2026): Από τη μαζική έξοδο στην κοινωνική ένταξη» και την Ilirida Musaraj – Υποψήφια Διδάκτορας στο Τμήμα Κοινωνιολογίας του Εθνικού και Καποδιστριακού Πανεπιστημίου Αθηνών, με θέμα «Ταυτότητες στην δεύτερη γενιά Αλβανών μεταναστών/μεταναστριών: μεταξύ ελληνικότητας και αλβανικότητας».

Την εκδήλωση, η οποία πραγματοποιήθηκε στο κέντρο και με την υποστήριξη του Ελληνικού Φόρουμ Μεταναστών, παρακολούθησαν με ενδιαφέρον εκπρόσωποι φορέων, δημοσιογράφοι, ερευνητές, δικηγόροι και μέλη αλβανικής και άλλων μεταναστευτικών κοινοτήτων.

Για πρώτη φορά μία μεταναστευτική κοινότητα παρουσίασε την εμπειρία της μετανάστευσης μέσα από τα μάτια ερευνητών που προέρχονται από την ίδια την κοινότητα.

Παρόμοιες πρωτοβουλίες δίνουν την δυνατότητα στους μετανάστες να μην είναι απλώς αντικείμενο μελέτης και συζήτησης, αλλά και να συμμετέχουν ενεργά στην παραγωγή γνώσης για την ιστορία, τις εμπειρίες και την διαμόρφωση της ταυτότητας των νεότερων γενεών τους. Μπορούν επίσης να συμβάλουν στον εμπλουτισμό της δημόσιας γνώσης και στη βαθύτερη κατανόηση της μετανάστευσης και της ένταξης στην ελληνική κοινωνία.

Συναισθηματικά έκλεισαν οι δύο εισηγήσεις με τον Ylli Kromidha να επισημαίνει «Αγαπάμε την Αλβανία που κουβαλάμε μέσα μας. Αγαπάμε την Ελλάδα που μας έδωσε τη δυνατότητα να ξανασταθούμε όρθιοι» και την Ilirida Musaraj να παρουσιάζει απόσπασμα από απάντηση συνεντευξιαζόμενης που πήρε μέρος στην έρευνά της «… οι ρίζες είναι για να βγάζουμε κλαδιά και όχι για να επιστρέφουμε σε αυτές και μ’ αρέσει πολύ αυτό έτσι όπως είναι διατυπωμένο γιατί όντως έτσι αισθάνομαι ότι έχω κάποιες ρίζες, οι οποίες θέλω να με πάνε παραπέρα, δεν θέλω να με κρατάνε πίσω, δεν θέλω να με κρατάνε σε αυτό, στο να νοσταλγώ κάτι το οποίο δεν είμαι…».

Την εκδήλωση συντόνισε η Ροβένα Τζόρη – Πρόεδρος Αλβανικής Κοινότητας στην Ελλάδα (ΑΚΕ).



Komuniteti Shqiptar në Greqi organizoi aktivitet në kuadër të 35-vjetorit të emigracionit shqiptar në Greqi, duke u përqendruar në historikun, ndryshimet shoqërore, kontributet dhe identitetin e brezit të dytë.

Kumtesa mbajtën: Ylli Kromidha - Doktor i Shkencave Politike në Universitetin Panteios, me temë "35 vjet emigracion shqiptar në Greqi (1991–2026): Prej eksodit masiv tek integrimi shoqëror" dhe Ilirida Musaraj - Kandidate për Doktoraturë në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, me temë "Identitetet tek brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë: Ndërmjet "shqiptarizmit" dhe "greqësisë".

Aktivitetin, i cili u zhvillua me mbështetjen dhe në qendrën e Forumit Grek të Emigrantëve, ndoqën me interes përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, gazetarë, studiues, avokatë, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar dhe të komuniteteve të tjera të emigrantëve.

Për herë të parë, një komunitet emigrantësh prezantoi përvojën e emigracionit përmes syve të studiuesve të dalë nga vetë komuniteti.

Nisma të ngjashme mundësojnë që emigrantët të mos mbeten thjesht objekte studimi dhe diskutimi, por të marrin pjesë në mënyrë aktive në prodhimin e njohurive lidhur me historikun dhe përvojat e tyre, si dhe me formimin e identitetit te brezat e rinj. Për më tepër, këto nisma mund të kontribuojnë në pasurimin e njohurive publike dhe në nxitjen e një studimi më të thellë të migracionit dhe integrimit brenda shoqërisë greke.

Kumtesat përfunduan mes emocionesh, ku Ylli Kromidha u shpreh: "Ne e duam Shqipërinë që mbartim brenda nesh. E duam dhe Greqinë që na dha mundësinë të rimëkëmbemi", ndërsa Ilirida Musaraj ndau një fragment nga një intervistë e dhënë për studimin e saj: "...rrënjët shërbejnë për të nxjerrë degë, jo për t'u rikthyer tek to, Më pëlqen shumë mënyra se si është formuluar kjo, sepse pikërisht kështu ndihem edhe unë — kam rrënjë, por dua që ato të më shtyjnë përpara, jo të më pengojnë apo të më mbajnë të ngujuar në një gjendje malli për diçka që unë nuk jam...".

Aktiviteti u moderua nga Rovena Xhori, Kryetare e Komunitetit Shqiptar në Greqi (KShG).

31/10/2026

Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë në Greqi, "LiterArt" nis përgatitjet për edicionin e katërt të panairit të librit të përdorur, i cili do të zhvillohet përgjatë fundjavës 19-20 dhjetor 2026.

Për të ofruar libra telefononi në
☎️ 6984852366

Siç është bërë e udhës, përtej stendave të librave të zhanreve të ndryshme, në ambientet e panairit do të paraqiten dhe punime në pikturë e të artit të aplikuar nga anëtarë të Lidhjes si dhe do të zhvillohen takime e prezantime të autorëve tanë.
Agjenda e plotë do të bëhet publike ditët në vazhdim.

🇦🇱🇬🇷 Gent Hazizi & Christos Makariadis, dy komedianë me sfonde të ndryshme kulturore bashkohen në skenë për të trajtuar ...
30/10/2026

🇦🇱🇬🇷 Gent Hazizi & Christos Makariadis, dy komedianë me sfonde të ndryshme kulturore bashkohen në skenë për të trajtuar me një qasje satirike ngjashmëritë, ndryshimet dhe absurditetet e jetës së përditshme në të dyja anët e kufirit, duke përdorur humorin si një gjuhë të përbashkët komunikimi.

"Pushtimi"
Të shtunën, 7 Nëntor 2026
Ora 21:00
AUX CLUB, Athinë (Agiou Orous 15, Votanikos, Athinë)

REZERVIMI I BILETAVE: https://www.more.com
(Biletat gjithashtu mund të sigurohen edhe në hyrje të AUX Club natën e eventit).

Zhvillohet me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Me dëshirën e mirë për të ndihmuar sa më shumë bashkatdhetarë tanët dhe jo vetëm,nisëm edhe sivjet leksionet për përfiti...
29/10/2026

Me dëshirën e mirë për të ndihmuar sa më shumë bashkatdhetarë tanët dhe jo vetëm,nisëm edhe sivjet leksionet për përfitimin e Çertifikatës së Aftësisë së Njohurive për Natyralizim (shtetësisë Greke).

Duke u uruar suksese të gjithë kursantëve tanë të rinj, falenderojmë mësueset Spiridoula Tsoukala dhe Blerina Toska Najdeni, të cilat morën vullnetarisht përsipër mësimdhënien e leksioneve.

Χρόνια πολλά Ελλάδα!
28/10/2026

Χρόνια πολλά Ελλάδα!

14/10/2026
Çaste nga përfaqësimi i Komunitetit Shqiptar në Greqi në festivalin tre ditor ’’Bashkëekzistencë – Balkan Land’’, organi...
10/10/2026

Çaste nga përfaqësimi i Komunitetit Shqiptar në Greqi në festivalin tre ditor ’’Bashkëekzistencë – Balkan Land’’, organizuar nga fondacioni ’’Michalis Kakogiannis’’ gjatë muajit Shtator 2026.

Gjatë festivalit, komuniteti shqiptar u përfaqësua me shfaqjen teatrale ’’Vendi ku nuk vdiset kurrë’’ me skenar të Ornela Vorbsit dhe regji të Enke Fezollarit, si dhe grupin polifonik ’’Lot Kurbeti’’.

Pension pleqërie në kushte dhe të drejta të barabartaTHIRRJE! 🔊Brezi i parë i emigrantëve ardhur në Greqi në vitet ’90, ...
07/10/2026

Pension pleqërie në kushte dhe të drejta të barabarta

THIRRJE! 🔊

Brezi i parë i emigrantëve ardhur në Greqi në vitet ’90, janë tashmë në moshën e daljes në pension. Por pas dekadash të tëra pune, një pension dinjitoz pleqërie, mbetet i pamundur për shumë prej nesh.

Për vite me radhë, mungesa e procedurave të legalizimit nga shteti grek, la shumë prej nesh pa dokumente.

Ligji 4387/2016 i ministrit Giorgos Katrugkalos, lidh shumën e pensionit kombëtar të pleqërisë, me vitet e qëndrimit të ligjshëm në Greqi. Kështu, për të përfituar shumën e plotë të pensionit kombëtar, kërkohen 40 vjet qëndrim i ligjshëm, ku për çdo vit të humbur, vendoset një ulje shume prej 1/40. Njerëz me të njëjtat vite pune dhe të njëjtat kontribute, mund të përfitojnë shuma të ndryshme të pensionit kombëtar për shkak të pamundësisë së legalizimit gjatë viteve të para të emigracionit.

Në përputhje me këto rrethana, kohëzgjatja e qëndrimit ndikon edhe në përfitimin e Ndihmës së Solidaritetit Social për të Moshuarit e Pasiguruar (Επίδομα Κοινωνικής Αλληλεγγύης Ανασφάλιστων Υπερηλίκων).

Iniciativa e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidarëve (Πρωτοβουλία Αλβανών Μεταναστών και Αλληλέγγυων), nisi fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve (firmave) duke kërkuar:
• Shkëputjen e menjëhershme të shumës së pensionit kombëtar dhe Ndihmës së Solidaritetit Social për të Moshuarit e Pasiguruar, nga koha e qëndrimit në Greqi.
• Lidhjen e marrëveshjeve ndërshtetërore me vendet e origjinës, në mënyrë që periudha e sigurimit në secilin vend të llogaritet në mënyrë të drejtë.

Barazia e pensioneve të pleqërisë është çështje dinjiteti dhe e drejtë thelbësore njerëzore.

Komuniteti Shqiptar në Greqi përkrah iniciativën duke ju ftuar të:

Nënshkruajmë, shpërndajmë, bëhemi bashkë për brezin e parë të emigrantëve, për prindërit tanë! 👇

https://secure.avaaz.org/.../the_greek_government_equal.../

Δουλέψαμε μια ζωή εδώ. Δικαιούμαστε σύνταξη με ίσα δικαιώματα.

Η πρώτη γενιά μεταναστών και μεταναστριών που ήρθαμε στην Ελλάδα από τη δεκαετία του ’90 φτάνουμε σήμερα στην ηλικία της συνταξιοδότησης. Εργαστήκαμε στις οικοδομές, στα χωράφια, στον επισιτισμό, στην καθαριότητα, στα σπίτια και στη φροντίδα ηλικιωμένων. Στηρίξαμε με την εργασία μας την κοινωνία και την οικονομία, συχνά με βαρύ τίμημα για την υγεία και τη ζωή μας. Σήμερα βρισκόμαστε αντιμέτωποι με μία ακόμη θεσμική αδικία: ύστερα από δεκαετίες δουλειάς, η αξιοπρεπής σύνταξη παραμένει για πολλούς και πολλές από εμάς άπιαστη.

Για χρόνια, η απουσία διαδικασιών νομιμοποίησης μας άφηνε χωρίς έγγραφα και εκτεθειμένους στην εργοδοτική εκμετάλλευση. Η ανασφάλιστη και υποδηλωμένη εργασία, οι δυσκολίες ανανέωσης των αδειών διαμονής και η ανεργία δημιούργησαν κενά στην ασφαλιστική μας ιστορία και στη νόμιμη παραμονή μας. Ιδιαίτερα οι μετανάστριες που εργάστηκαν στην οικιακή εργασία και στη φροντίδα έμειναν συχνά χωρίς ασφαλιστική κάλυψη, παρότι δούλευαν αδιάκοπα.

Τώρα καλούμαστε να πληρώσουμε ξανά τις συνέπειες αυτών των αποκλεισμών.

Ο Ν. 4387/2016 που ψηφίστηκε από την κυβέρνηση ΣΥΡΙΖΑ/ΑΝΕΛ με υπουργό τον Κατρούγκαλο, συνδέει το ποσό της εθνικής σύνταξης με τα χρόνια νόμιμης και μόνιμης διαμονής στην Ελλάδα: για το πλήρες ποσό απαιτούνται, πέρα από τις ασφαλιστικές προϋποθέσεις, 40 χρόνια διαμονής, ενώ για κάθε χρόνο που λείπει επιβάλλεται μείωση κατά 1/40. Αντίστοιχα, ο χρόνος διαμονής επηρεάζει και το Επίδομα Κοινωνικής Αλληλεγγύης Ανασφάλιστων Υπερηλίκων. Η κυβέρνηση της ΝΔ το 2019 αντιλαμβανόμενη την αδικία, αλλά κινούμενη με ψηφοθηρικά κριτήρια, μείωσε το απαιτούμενο χρόνο μόνιμης και νόμιμης παρουσίας από τα 40 στα 30 έτη μόνο για τους ομογενείς.

Έτσι, ακόμη και άνθρωποι με τα ίδια χρόνια ασφάλισης και τις ίδιες εισφορές μπορούν να λαμβάνουν διαφορετικό ποσό εθνικής σύνταξης. Μια φαινομενικά κοινή προϋπόθεση επιβαρύνει ιδιαίτερα όσους και όσες μεταναστεύσαμε εδώ ως ενήλικες και ζήσαμε για χρόνια χωρίς δυνατότητα νομιμοποίησης. Η δουλειά μας ήταν απαραίτητη, αλλά τα δικαιώματά μας παραμένουν υπό όρους.

Η διεκδίκησή μας έχει ήδη μια συλλογική διαδρομή. Ως Πρωτοβουλία Αλβανών Μεταναστ.ρι.ών και Αλληλέγγυων, σε προηγούμενη περίοδο δημοσιοποιήσαμε κείμενο για τις συντάξεις των Αλβανών μεταναστών και μεταναστριών, συγκεντρώνοντας περίπου 1.000 υπογραφές φυσικών προσώπων. Την προσπάθεια στήριξαν επίσης σωματεία, όπως το ΣΜΤ, το σχήμα της Λάντζας στον Επισιτισμό-Τουρισμό και οργανώσεις όπως η Αναμέτρηση, το ΜέΡΑ25 και η Μετάβαση, μεταξύ άλλων.

Σήμερα ξεκινάμε μια ευρύτερη καμπάνια συλλογής υπογραφών, αναγνωρίζοντας ότι αυτή η αδικία αφορά μετανάστες και μετανάστριες διαφορετικών χωρών καταγωγής που ήρθαν εκείνη την περίοδο και αντιμετώπισαν τις ίδιες σκληρές συνθήκες. Η προηγούμενη προσπάθεια γίνεται αφετηρία για μια κοινή διεκδίκηση.

Ζητάμε:
• Την άμεση αποσύνδεση του ποσού της εθνικής σύνταξης και του Επιδόματος Κοινωνικής Αλληλεγγύης Ανασφάλιστων Υπερηλίκων από τον χρόνο παραμονής στην Ελλάδα.
• Τη σύναψη διακρατικών συμφωνιών με τις χώρες καταγωγής όπου δεν υπάρχουν, ώστε να συνυπολογίζεται δίκαια ο χρόνος ασφάλισης σε κάθε χώρα.

Καλούμε εργαζόμενους και εργαζόμενες, σωματεία, συλλογικότητες και οργανώσεις να στηρίξουν την καμπάνια. Η ισότητα στις συντάξεις αφορά ολόκληρο τον κόσμο της εργασίας.

Καλούμε ειδικά τις συλλογικότητες να μας στείλουν στο e-mail και στη σελίδα του Facebook μας τη στήριξή σας και, εφόσον το επιθυμείτε, τη δημόσια αναφορά του ονόματός σας στους υποστηρικτές της καμπάνιας.

Υπογράφουμε και κοινοποιούμε:
https://secure.avaaz.org/community_petitions/en/the_greek_government_equal_pensions_for_immigrants_living_in_greece/

Η αξιοπρέπεια δεν έχει χώρα καταγωγής. Ούτε τα συνταξιοδοτικά δικαιώματα.

Ευχαριστούμε θερμά το Greek Forum of Migrants - Ελληνικό Φόρουμ Μεταναστών για τη βοήθεια στη πολύγλωσση μετάφραση του κειμένου της καμπάνιας, βοηθώντας μας ουσιαστικά να φτάσει αυτή η καμπάνια σε όσες και όσους αφορά.

*

Punuam këtu gjithë jetën tonë. Na takon marrja e pensionit nën të drejta dhe kushte të barabarta.

Brezi i parë i emigrantëve që erdhën në Greqi në vitet ‘90 tashmë po arrijnë moshën e daljes në pension. Punuam në ndërtim, pastrim, sektorin e ushqyerjes, të kujdesit për të moshuarit, nëpër fusha dhe shtëpi. Mbështetëm shoqërinë dhe ekonominë me punën tonë, shpesh me një kosto të rëndë për shëndetin dhe jetën tonë. Sot përballemi me një tjetër padrejtësi institucionale: pas dekadash pune, një pension i mirë mbetet i paarritshëm për shumë prej nesh.

Për vite me radhë, mungesa e procedurave të legalizimit na la pa dokumente dhe të cenueshëm ndaj shfrytëzimit nga punëdhënësi. Puna e pasiguruar dhe e padeklaruar, vështirësitë në rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe papunësia krijuan boshllëqe në historikun tonë të sigurimeve dhe qëndrimin e ligjshëm. Gratë emigrante, në veçanti, që punonin në sektorin e punëve shtëpiake dhe atë të kujdesit, shpesh mbeteshin të pa siguruara, pavarësisht se punonin vazhdimisht.

Tani na kërkohet të paguajmë përsëri pasojat e këtyre përjashtimeve.

Ligji 4387/2016, i miratuar nga qeveria SYRIZA/ANEL me Katrougalos si ministër, lidh shumën e pensionit kombëtar me vitet e qëndrimit të ligjshëm dhe të përhershëm në Greqi: për shumën e plotë, kërkohen 40 vjet qëndrim, përveç kërkesave të sigurimit, ku për çdo vit të humbur vendoset një ulje prej 1/40. Në përputhje me këto rrethana, kohëzgjatja e qëndrimit ndikon edhe në Ndihmën e Solidaritetit Social për të Moshuarit e Pasiguruar. Qeveria e Demokracisë së Re, “ΝΔ”, në vitin 2019, duke kuptuar padrejtësinë, por duke vepruar sipas interesit të marrjes së votave, e uli periudhën e kërkuar të qëndrimit të përhershëm dhe ligjorë nga 40 në 30 vjet vetëm për individët me prejardhje greke.

Pra, edhe njerëzit me të njëjtat vite sigurimi dhe të njëjtat kontribute mund të marrin shuma të ndryshme të pensionit kombëtar. Dukshëm, një kusht paraprak dhe i përbashkët, i rëndon veçanërisht ata prej nesh që emigruan këtu si të rritur dhe jetuan për vite me radhë pa mundësinë e legalizimit. Puna jonë ishte thelbësore, por të drejtat tona mbeten të kushtëzuara.

Kërkesa jonë tashmë ka një vijim kolektiv. Si Iniciativë e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidarëve, në një periudhë të mëparshme kemi publikuar një tekst mbi pensionet e emigrantëve shqiptarë, duke mbledhur afërsisht 1,000 nënshkrime individësh. Përpjekja u mbështet gjithashtu nga shoqata të tilla si SMT, Shoqata e Ushqimit dhe Turizmit të Lantzës dhe organizata të tilla si “Αναμέτρηση”, “MeRA25” dhe “Μετάβαση”, ndër të tjera.

Sot po nisim një fushatë më të gjerë për mbledhjen e nënshkrimeve, duke pranuar se kjo padrejtësi prek emigrantët me origjinë nga vende të ndryshme, që erdhën në atë kohë dhe u përballën me të njëjtat kushte të vështira. Përpjekja e mëparshme bëhet një pikënisje për një kërkesë të përbashkët.

Ne kërkojmë:
• Shkëputjen e menjëhershme të shumës së pensionit kombëtar dhe Ndihmës së Solidaritetit Social për të Moshuarit e Pasiguruar nga koha e qëndrimit në Greqi.

• Lidhjen e marrëveshjeve ndërshtetërore me vendet e origjinës, atje ku nuk ekzistojnë, në mënyrë që periudha e sigurimit në secilin vend të llogaritet në mënyrë të drejtë.

Bëjmë thirrje ndaj punëtorëve dhe punëtoreve, sindikatave, kolektivave dhe organizatave që të mbështesin fushatën. Barazia e pensioneve ka të bëjë me të gjithë botën e punës.

Veçanërisht, ftojmë kolektivat që të na dërgoni mbështetjen tuaj me email dhe në faqen tonë në Facebook dhe, nëse dëshironi, përmendjen publike të emrit tuaj në qëndresë mbështetëse për fushatën.

Nënshkruajmë dhe shpërndajmë:
https://secure.avaaz.org/community_petitions/en/the_greek_government_equal_pensions_for_immigrants_living_in_greece/

Dinjiteti nuk përcaktohet nga prejardhja. As të drejtat e pensionit.

I jemi shumë mirënjohës Forumit Hellenic Migrant për ndihmën në përkthimin shumëgjuhësh të tekstit të fushatës, duke mundësuar që fushata të arrijë tek të gjithë ata që u intereson.

Address

Deligiorgi 55-59
Athens
10437

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuniteti Shqiptar në Greqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share