Albanischer Frauenverein - Dora d'Istria

Albanischer Frauenverein - Dora d'Istria Shoqata e femrës shqiptare(SHFSH)"Dora d'Istria" ne Düsseldorf. Anëtarësohuni dhe kontriboni edhe ju. Mirë se vini ne faqen tonë.

Përfaqësojmë me dinjitet interesat dhe të drejtat e femrës shqiptare si dhe integrimin në shoqërinë gjermane.

Zëri i gruas-forcë që bashkon komunitetinNë kuadër të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, SHFSH “Dora d’...
05/04/2026

Zëri i gruas-forcë që bashkon komunitetin

Në kuadër të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, SHFSH “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me Konsullaten e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, organizoi një aktivitet me temën “Zëri i gruas – forcë për komunitetin”.

Ky takim mblodhi gra nga komuniteti, profesioniste dhe aktiviste, të cilat ndanë mendime dhe përvoja mbi rolin e gruas në familje, në komunitet dhe në shoqëri në përgjithësi. Bisedat ishin të hapura dhe të sinqerta, duke reflektuar realitetin dhe sfidat që gratë përballen çdo ditë, por edhe forcën që ato sjellin në jetën e përbashkët.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe nevoja për më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe organizatave të komunitetit shqiptar në diasporë. Fjalë rasti mbajtën zv. konsullja znj.Albulena Haziri-Korça dhe drejtuesja e Shoqatës “Dora d’Istria”Lindita Hoti Kryeziu, të cilat vunë në dukje rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm.

Me praninë dhe fjalën e saj përshëndetëse, mbrëmjen e nderoi edhe Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula.

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte paneli i diskutimit, ku u trajtuan tema që prekin drejtpërdrejt jetën e grave në mërgatë. Fitore Fazliu # nga SHFSH “Dora d’Istria” foli për sfidat e rritjes së fëmijëve mes dy kulturave, duke e parë gruan si një urë lidhëse mes tyre. Ndërsa Teuta Abazi, Kryetare e Këshillit të Integrimit në qytetin e Gelsenkirchenit, ndau rrugëtimin e saj nga integrimi drejt përfaqësimit, duke sjellë një shembull konkret të angazhimit dhe përkushtimit.

Pas panelit, znj. Albulena Haziri Korça shtjelloi si temë të veçantë historikun dhe domethënien e 8 Marsit, duke e lidhur atë me realitetin dhe sfidat e sotme të grave në shoqëri.

Gjatë mbrëmjes pati edhe një moment të veçantë vlerësimi. Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për kontributin e tyre të palodhur për komunitetin shqiptar, u ndanë mirënjohje të shoqëruara me nga një libër dhe medalje për Kryetaren e SHFSH “Dora d’Istria”, Lindita Kryeziu, për znj. Albulena Haziri Korça dhe për znj. Teuta Abazi.

Mbrëmja kishte një atmosferë të veçantë. Krahas diskutimeve, pjesëmarrëset patën mundësi të kalojnë kohë së bashku në një darkë të përbashkët, ku u ndje qartë fryma e bashkimit dhe respektit të ndërsjellë.

Programi u pasurua edhe me momente artistike. Marta , nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, recitoi poezinë “Një forcë që vetëm vdekja mund ta mund”, duke prekur fort emocionet e të pranishmëve.

Pjesëmarrëset e përshkruan këtë aktivitet si një përvojë të veçantë, që solli frymëzim, energji pozitive dhe ndjenjë afërsie. Një falënderim i sinqertë iu drejtua organizatorëve për këtë nismë, e cila jo vetëm që vlerëson rolin e gruas, por edhe forcon lidhjet brenda komunitetit tonë në diasporë.

03/12/2025
28 Nëntori në Shkollën Shqipe 🇦🇱Këngë, valle, poezi dhe emocione! Fëmijët tanë treguan dashurinë për gjuhën dhe traditat...
30/11/2025

28 Nëntori në Shkollën Shqipe 🇦🇱

Këngë, valle, poezi dhe emocione! Fëmijët tanë treguan dashurinë për gjuhën dhe traditat shqiptare.

Falënderim për Zëvendëskonsulen e Kosovës, znj. Albulena Haziri-Korça , gazetarin Marin MEMA, mësuesit, koreografet dhe prindërit që e bënë këtë ditë të paharrueshme.

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱
Zoti e bekoft popullin shqipëtar🙏

SHFSH,,Dora d’Istria” Albanischer Frauenverein - Dora d'Istriaia“,mori pjesë në konferencën Diaspora Flet 2025”, duke pë...
12/11/2025

SHFSH,,Dora d’Istria” Albanischer Frauenverein - Dora d'Istriaia“,mori pjesë në konferencën Diaspora Flet 2025”, duke përfaqësuar me dinjitet zërin dhe kontributin e grave shqiptare në diasporë dhe duke forcuar praninë e tyre në rrjetet e bashkëpunimit ndërorganizativ.

Konferenca u mbajt në Këln, më 7–9 nëntor 2025, për herë të parë jashtë Kosovës, dhe mblodhi mbi 200 profesionistë, akademikë, artistë dhe përfaqësues institucionesh nga e gjithë diaspora shqiptare. Ajo u organizua nga GERMIN, në bashkëpunim me disa shoqata shqiptare nga Gjermania dhe me mbështetjen e GIZ/MEG.

Gjatë tri ditëve, u zhvilluan panele të rëndësishme që trajtuan tema si identiteti kulturor, bashkëpunimi profesional e akademik dhe roli i gjuhës shqipe në integrimin e brezave të rinj.
Ndër to u veçuan:
,,Kultura si Lidhje: Identitet, Integrim dhe Ndikim”,
,,Rrjetet, Aftësitë dhe Shkëmbimet e Njohurive”,
,,Arsimi dhe Integrimi – Roli i Gjuhës dhe Mësimit në Komunitetet e Diasporës”.

Konferenca u përmbyll me diskutime për forcimin e bashkëpunimit mes shoqatave shqiptare në Gjermani dhe ide për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
,,Diaspora Flet 2025” u vlerësua si një platformë frymëzuese që promovon bashkimin, profesionalizmin dhe energjinë pozitive të diasporës shqiptare në shërbim të zhvillimit të përbashkët.

KUR DHIMBJA VISHET ME ROZË            ROZË,SI GUXIMI YTSH.F.SH “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Shq...
27/10/2025

KUR DHIMBJA VISHET ME ROZË
ROZË,SI GUXIMI YT

SH.F.SH “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, në kuadër të muajit Rozë, organizoi një aktivitet me temën “Kanceri i Gjirit”. Mikpritëse e takimit ishte zv.Konsullja pranë Konsullatës së R.K. në Dyseldorf, znj. Albulena Haziri-Korça, e cila si nikoqire e mirë dhe me përkushtim na mundësoi që ky takim të zhvillohej në një atmosferë të ngrohtë.
Fjalën përshëndetëse në ëmer të SH.F.SH. e mori Znj. Lindita Hoti Kryeziu , Kryetare e Shoqatës “Dora d’Istria”, në Dyseldorf, e cila prezantoi misionin dhe veprimtarinë vullnetare të shoqatës, që synon të kontribuoj për të mirën e komunitetit shqiptar në landin e NRW-së dhe posaqërisht në rrethin e Dyseldorfit.
Humanizmi dhe përkushtimi profesional u dëshmuan sërish nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, përmes referimeve nga Dr. med. Margarita Dalipi (nefrologe), Dr. med.Vjosana Gosnishti (gjinekologe) dhe Dr. med. Blerta Zendeli S (gjinekologe).
Ato ndanë me të pranishmit informacione të detajuara rreth sëmundjes së kancerit të gjirit dhe theksuan rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundje.
U theksua gjithashtu gatishmëria për bashkëpunime të ardhshme të Shoqatave tona dhe këmbimin e këshillave vullnetare përmes projekteve që do t’i shërbejnë komunitetit shqiptar.
Ngjyrat artistike të aktivitetit të sotëm u sollën nga znj. Marta Gegaj, përfaqësuese e Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve në Gjermani, e cila recitoi poezinë “Kur dhimbja vishet me rozë, Rozë guximi yt”. Takimit iu bashkua edhe Dr. Blerina Jorgaqiu Miftari, oftalmologe nga Dortmundi, e cila prezantoi punën dhe kontributin e saj profesional në këtë qytet.
Gra të prekura nga kanceri i gjirit ndanë përvojat e tyre jetësore me të pranishmit, duke e bërë takimin edhe më emocional dhe frymëzues.
Përveç pjesës tematike, çdo grua e interesuar pati mundësinë të bisedonte personalisht me Doktoret pjesëmarrëse, jo vetëm për temën e kancerit të gjirit, por edhe për çështje të tjera që lidhen me shëndetin e gruas.
Takimi u përmbyll me një koktej të ofruar nga Konsullata e Republikës së Kosovës, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të rrjetizohen dhe të ndajnë ide e përvoja në një atmosferë miqësore.

Me shumë respekt,në emer te SH.F.Sh Lindita Kryeziu

🎀 TETORI ROZE muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.Ky muaj na kujton rëndësinë e kujdesit, forcës dhe shpresës....
03/10/2025

🎀 TETORI ROZE muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky muaj na kujton rëndësinë e kujdesit, forcës dhe shpresës.
Ashtu siç këndohet edhe tek kënga e Eliza Hoxhës “Ecjen ti vazhdo”, jeta dhe guximi nuk ndalen kurrë. 💗

👉 Kujdesu për shëndetin tënd, bëj kontrollin dhe inkurajo edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

https://youtu.be/QdiMG6_cOYs?si=HVfdqyxRdhx5Qno6


-Fans

A breast cancer awareness project.Song:Music: Florent BoshnjakuLyrics: Eliza HoxhaArtist: Eliza HoxhaVideo:Director: Burbuqe BerishaPhotography director: Art...

Mirë se vini me 11 maj 2025 në Düsseldorf – një hapësirë për bashkëbisedim, frymëzim dhe përkujdesje për veten!-Fans
06/05/2025

Mirë se vini me 11 maj 2025 në Düsseldorf – një hapësirë për bashkëbisedim, frymëzim dhe përkujdesje për veten!
-Fans

Një pasdite për shëndetin e gruas – me mjekë, biseda dhe përkrahje të ndërsjellë!
18/04/2025

Një pasdite për shëndetin e gruas – me mjekë, biseda dhe përkrahje të ndërsjellë!

DISKUTIM MBI SFIDAT E INTEGRIMIT TË GRUAS SHQIPTARE NË DIASPORËMë 14 mars 2025, Konsullata e Përgjithshme e Republikës s...
16/03/2025

DISKUTIM MBI SFIDAT E INTEGRIMIT TË GRUAS SHQIPTARE NË DIASPORË

Më 14 mars 2025, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf organizoi një diskutim mbi “Sfidat e integrimit të gruas shqiptare në diasporë” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aktiviteti, i mbajtur në Wirtschaftsclub Düsseldorf, shërbeu si një platformë për reflektim dhe shkëmbim përvojash.

Konsullja Mirsada Voca theksoi sfidat kryesore si përshtatja kulturore, barrierat gjuhësore dhe ekonomike, mungesa e mbështetjes sociale dhe roli i institucioneve në lehtësimin e këtij procesi.

Diskutimi u pasurua nga kontributet e panelisteve të ftuara:

Lindita Hoti Kryeziu ,si mami dhe kryetare e shoqatës “Dora d’Istria” në Dyseldorf, ndau përvojën e saj në mbështetjen dhe fuqizimin e grave shqiptare në komunitet.

Lindita Xhaferi Salihu (UN - Climate Change) ndau eksperiencën e saj mbi përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe çështje globale.

Antoneta Micalliu, mësuese e gjuhës shqipe në diasporë, foli mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit gjuhësor dhe kulturor tek brezat e rinj.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe ide për hapa konkretë drejt fuqizimit të gruas shqiptare në diasporë. Mbrëmja u përmbyll me një darkë solemne, duke krijuar hapësirë për rrjetëzim dhe bashkëbisedim.

Adresse

Düsseldorf

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albanischer Frauenverein - Dora d'Istria erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Albanischer Frauenverein - Dora d'Istria senden:

Teilen