Qendra Labyrinth

  • Home
  • Qendra Labyrinth
Directions Website Contact the organization

Qendra Labyrinth Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Labyrinth, Non-Governmental Organization (NGO), .

Was founded in year 2002 in Prishtina and has two sectors: prevention sector which deals with the prevention of drug abuse and infectious diseases associated to injecting drugs, such as HIV, Hepatitis B and Hepatitis C; and treatment sector which provides psycho-medical treatment for people addicted to drugs.

Qendra Labyrinth me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm, ka organizuar ...
26/06/2026

Qendra Labyrinth me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrës nga institucionet relevante.

Ky aktivitet është realizuar me mbeshtetje nga Ministria e Shëndetësisë

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞: 𝐏𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐫𝐨𝐠𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 ...
26/06/2026

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞: 𝐏𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐫𝐨𝐠𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐨 𝐮𝐥𝐞𝐭

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth kërkojnë adresim urgjent të situatës dhe veprim të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

Kosova po përballet me sfida të shumta në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë. Viteve të fundit, vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar shifrën prej 35 000 ndërkohë që fëmijët dhe adoleshentët përdorues vazhdojnë të bëjnë pjesë çdo vit e më shumë në këtë shifër. Bazuar në bazën e të dhënave të Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit.

Ma*****na vazhdon të jetë substanca më e përdorur në Kosovë. Përderisa deri në vitin 2018 ka pasur një ulje të përdorimit të heroinës tek popullata e përgjithshme, gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e lehtë e përdorueseve të heroinës në veçanti te komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ndërsa ka një rritje të shpejtë dhe shumë të madhe të përdorimit të kokainës tek popullata e përgjithshme.

Arsyet pse fëmijët fillojnë të përdorin droga janë të shumta, përfshirë disponueshmërinë e drogave në treg, traumën e fëmijërisë së hershme, mungesën e informacionit mbi rreziqet e përdorimit të drogave, presionin shoqëror dhe kureshtjen për të provuar gjëra të reja, etj. Përdorimi i drogave sjell pasoja të dëmshme për fëmijën, familjen, duke përfshirë: dëmtimin e shëndetit fizik dhe psikologjik, problemet sociale, kriminalitetin, shpenzimet financiare të mëdha, etj.

Vendi ynë vazhdon të mos sigurojë shërbime dhe programe të strukturuara dhe të qëndrueshme parandaluese dhe rehabilituese të cilat janë më se të nevojshme duke parë trendet në rritje të përdorimit të drogave nga fëmijët dhe adoleshentët. Kosova nuk ofron mjaftueshëm shërbime të qasshme për identifikimin e fëmijëve dhe të rinjve që janë viktima të abuzimit me narkotikë. Ka mungesë të shërbimeve dhe ekipeve mobile në komunitet që do të mundësonin testimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme të fëmijëve që përdorin substancat narkotike.

Profesionistët ndeshen me sfida të mëdha në trajtimin e fëmijëve që janë viktima të abuzimit me droga. Ata nuk disponojnë burimet e nevojshme, duke përfshirë ekipe multidisiplinare, reparte të posaçme për fëmijë, për zbatimin e planeve dhe programeve të specializuara për rehabilitim. Profesionistët nuk kanë burimet e nevojshme për të mbështetur prindërit ose kujdestarët në trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve të tyre që janë viktima të abuzimit me droga.

Për ta adresuar këtë situatë alarmante, është thelbësore që të ndërmerren masa urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet e përdorimit të drogave. Gjithashtu, kërkohet zhvillimi i programeve të strukturuara për parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga substancat narkotike në Kosovë dhe zhvillimin e shërbimeve të specializuara për trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve përdorues të drogave. Vëmendja duhet të përqendrohet në të rinj dhe adoleshentë për të shmangur fillimin e tyre të hershëm me përdorimin e drogave. Poashtu, është e rëndësishme të zhvillohen programe për fuqizimin e prindërve të fëmijëve përdorues të drogave për të rritur kapacitetet e tyre për kujdesin ndaj fëmijëve përdorues të drogave.

🚨Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, po sjellim në vëmendje disa të dh...
22/06/2026

🚨Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, po sjellim në vëmendje disa të dhëna shqetësuese të përdorimit të substancave narkotike që kërkojnë adresim urgjent dhe veprim të koordinuar nga institucionet, familjet dhe komuniteti.

📊 Vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar shifrën prej 35,000. Brenda kësaj shifre, fëmijët dhe adoleshentët zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe, çdo vit e më shumë. Bazuar në të dhënat e organizatës Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit, duke treguar një trend shqetësues të përfshirjes së moshave të reja në përdorimin e drogave.

Perfundon trajnimi tre ditore me psikolog shkollor dhe punetor social nga komuna e Prishtines,Podujeves,Obiliqit dhe Fus...
03/04/2026

Perfundon trajnimi tre ditore me psikolog shkollor dhe punetor social nga komuna e Prishtines,Podujeves,Obiliqit dhe FusheKosoves, mbi identifikimin e hershem dhe intervenimin e shpejte tek perdoruesit e rinje te drogave.
Ky aktivitet u mbeshtet nga Ministria e Drejtsise.

Dita e dyte e trajnimit mbi identifikimin e hershem dhe intervenimin e shpejte per femijet dhe te rinjet perdorues te dr...
02/04/2026

Dita e dyte e trajnimit mbi identifikimin e hershem dhe intervenimin e shpejte per femijet dhe te rinjet perdorues te drogave.

Ky aktivitet mbeshtetet nga Ministria e Drejtesise

Po mbahet trajnimi mbi identifikimin e hershem dhe intervenimin e shpejte per femijet dhe te rinjet perdorues te drogave...
01/04/2026

Po mbahet trajnimi mbi identifikimin e hershem dhe intervenimin e shpejte per femijet dhe te rinjet perdorues te drogave.

Ky aktivitet mbeshtetet nga Ministria e Drejtesise

Faleminderit Kolegjit Haimerer per bashkepunimin nder vite. Jemi te nderuar per pranimin e kesaj mirenjoheje.
30/03/2026

Faleminderit Kolegjit Haimerer per bashkepunimin nder vite. Jemi te nderuar per pranimin e kesaj mirenjoheje.

Vazhdon cikli i ligjeratave me nxenesit e shkolles Ahmet Gashi ne Prishtine. Nxenesit u informuan mbi efektet dhe pasoja...
23/02/2026

Vazhdon cikli i ligjeratave me nxenesit e shkolles Ahmet Gashi ne Prishtine. Nxenesit u informuan mbi efektet dhe pasojat qe sjelle perdorimi i drogave, si dhe shperndarja e informatave te bashkemoshataret e tyre.
Ky aktivitet mbeshtetet nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale komuna e Prishtines.

02/12/2025

1 Dhjetor dita nderkombetare kunder HIV.
Parandalo, Informohu, Tesohu

Address


10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Labyrinth posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Labyrinth:

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed non profit organization?

Share