LeaderImpact Albania

  • Home
  • LeaderImpact Albania
Directions Contact the organization

LeaderImpact Albania Motoja e IJR LeaderImpact: Ndiko një Udhëheqës, Ndrysho një Komunitet, Transformo një Komb. Vizioni ynë: Që çdo lider të ketë një jetë me ndikim! B. C.

Motoja jonë: Ndiko një Udhëheqës, Ndrysho një Komunitet, Transformo një Komb. Misioni ynë: Ne duam të shohim liderë që kanë ndikim duke i ndihmuar të rriten profesionalisht, personalisht, dhe shpirtërisht. Strategjia jonë:

A. Rritja dhe fuqizimi i liderëve në aspektin profesional
Ne ofrojmë trajnime të ndryshme mbi zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, si dhe grupe të vogla diskutimi ku udhëheqësit mësojnë jo vetëm duke diskutuar librat me të mirë në fushën e udhëheqësisë por edhe duke shkëmbyer përvoja me njëri-tjetrin. Rritja e liderëve në aspektin personal dhe në karakter. Ne organizojmë trajnime e seminare mbi integritetin, etikën, duke sjellë edhe eksperiencën e udhëheqësve shqiptarë apo të huaj të cilët flasin nga përvoja personale. Gjithashtu ofrojmë trajnime për Inteligjencën Emocionale, një aspekt që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efektivitetit dhe bashkëpunimit në punë mes anëtarëve të ekipit apo organizatës suaj. Marrëdhënia martesore e një udhëheqësi ka shumë rëndësi dhe për këtë ne ofrojmë ndihmën tonë përmes konferencave e seminareve për martesën, burimeve e materialeve të ndryshme, si dhe diskutimit në grupe të vogla me çifte. Rritja në aspektin Shpirtëror. Çdo udhëheqës ka nevojë të kuptojë rolin që luan besimi tek Zoti për të njohur më mirë veten dhe të tjerët, si dhe për të siguruar paqen e brendshme në mes të sfidave dhe presionit të vazhdueshëm që hasim përditë. Një marrëdhënie personale me Jezusin është themeli i rritjes në këtë aspekt. Fuqizimi në aspektin profesional, personal, dhe shpirtëror në jetën e një udhëheqësi do të sjellë ndikim pozitiv tek udhëheqës të tjerë, duke sjellë një reaksion zinxhir. Përvec ndikimit në jetën e udhëheqësve të tjerë, rritja juaj do të sjellë një ndikim pozitiv në komunitetin ku ju keni influencë duke sjellë një frymë pozitive drejtësie, integriteti dhe vlerash. Ndryshimi i një komuniteti pas tjetrit ne besojmë se do të sjellë transformim të gjithë kombit.

28/11/2025

Gëzuar Shqipëri, ditën e flamurit.

10/11/2025

Nese je nje lider eshte grupi ideal per ty. LeaderImpact I organizon nje here ne 2 jave dite te Marte.

28/10/2025

Nje kenaqesi e vecante qe Dr. Shugart ndau nje leksion te hapur ne universitetin e Vlores dhe mbasdite nje darke me lidera te qytetit.

23/10/2025

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LeaderImpact Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LeaderImpact Albania:

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed non profit organization?

Share