24/07/2026
Sot, me zemër plot mirënjohje, falënderojmë Allahun e Madhëruar që na mundësoi ta përfundojmë ndërtimin e minares së xhamisë sonë.ne Fshatin Cerove.
Falënderim të veçantë për të gjithë donatorët, kontribuuesit, punëtorët dhe çdo person që dha sadakanë, mundin, kohën apo lutjet e tij për këtë vepër të hajrit. Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e kësaj bote dhe të Ahiretit, ua pranoftë këtë vepër si sadaka rrjedhëse (sadaka xharije) dhe e bëftë shkak për faljen e gjynaheve dhe shtimin e bereqetit në familjet e tyre.
“Shembulli i atyre që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si një kokërr që mbin shtatë kallinj, e në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon kujt të dojë.”
(El-Bekare, 2:261)
Lusim Allahun që kjo minare të jetë gjithmonë simbol i thirrjes për namaz, i besimit, unitetit dhe mirësisë për brezat që do të vijnë.
Allahu i shpërbleftë të gjithë me Xhenetin Firdeus! Amin. 🤲