10/06/2026
🌍 Kënaqësi e veçantë të marim pjesë në Forumin Ndërkombëtar “SOEN Youth & Schools” në Podgoricë, në kuadër të projektit PlaNET SOEN 4.0, bashkëfinancuar nga Erasmus+.
🎯 Gjatë panelit “Youth Engagement Beyond the Classroom” ndamë përvojat tona mbi fuqizimin e të rinjve, lidershipin rinor dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje.
💡 Nga përvojat me rininë dhe nxënësit tanë, kemi dëshmuar se të rinjtë mund të jenë jo vetëm pjesëmarrës, por edhe organizatorë, inovatorë dhe udhëheqës të ndryshimit në komunitetet e tyre.
🚀 Një nga praktikat më të suksesshme ka qenë realizimi i iniciativave rinore pa buxhet, në kuadër të SOEN, ku të rinjtë mobilizuan institucionet lokale, bizneset, vullnetarët dhe komunitetin për të kthyer idetë e tyre në veprime konkrete.
❤️ Një mesazh që e ndamë gjatë forumit ishte se të rinjtë me më pak mundësi nuk kanë nevojë vetëm për ftesa për pjesëmarrje, por për besim, mbështetje, përgjegjësi dhe hapësirë reale për të udhëhequr.
✨ Ndryshimi fillon në momentin kur një i ri beson se mund të bëjë dallimin.
🙏 Faleminderit organizatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të partneriteteve që fuqizojnë të rinjtë në të gjithë rajonin. Planet SOEN-ENTERprise your region
Gjimnazi "Eqrem Çabej" Vushtrri