13/10/2026
SPORTI SHKOLLOR VITI – GARA NË HENDBOLL PËR SHKOLLAT E KOMUNËS SË VITISË
Sporti Shkollor Viti sot organizoi garat në disiplinën e hendbollit për shkollat fillore dhe të mesme të larta të Komunës së Vitisë. Garat u zhvilluan në sallën sportive të SHFMU-së “Halil Alidema” në Pozhoran, në një atmosferë sportive, me përkushtim, fair-play dhe frymë bashkëpunimi ndërmjet nxënësve.
Përmes këtyre aktiviteteve synojmë që sporti të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së çdo nxënësi, duke promovuar aktivitetin fizik, shëndetin, disiplinën, respektin e ndërsjellë, socializimin dhe zhvillimin e vlerave edukative e qytetare. Sporti nuk na mëson vetëm të fitojmë, por edhe të pranojmë humbjen me dinjitet, të bashkëpunojmë dhe ta respektojmë njëri-tjetrin.
Rezultatet e garave
Shkollat fillore – djemtë
🥇 Vendi i parë: SHFMU “Halil Alidema” – Pozhoran
🥈 Vendi i dytë: SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – Viti
Shkollat e mesme të larta – djemtë
🥇 Vendi i parë: SHMLM “Kongresi i Manastirit” – Pozhoran
🥈 Vendi i dytë: Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” – Viti
Shkollat e mesme të larta – vajzat
🥇 Vendi i parë: SHMLM “Kongresi i Manastirit” – Pozhoran
Falënderojmë të gjithë akterët që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e garave, veçanërisht pedagogët e edukimit fizik dhe sportit, nxënësit pjesëmarrës dhe drejtoreshën e shkollës nikoqire, znj. Drita Pira.
Mirënjohje e veçantë për bashkëpunimin e drejtoreshës së DKA-së, znj. Arta Ajeti, si dhe të drejtorit të DKRS-së, z. Valmir Sahiti, së bashku me stafin e tij.
Më shumë sport, më shumë shëndet, më shumë mundësi për të rinjtë!
Urime shkollave fituese dhe suksese në garat regjionale! Falënderime të gjitha ekipeve për pjesëmarrjen, angazhimin dhe frymën sportive të treguar.
Me respekt,
Sporti Shkollor Viti Viti,13.10.2026