Zeri i Nenave

Zeri i Nenave Zëri i Nanave është një hapësirë mbështetëse për nënat që rrisin fëmijë me autizëm.

Këtu ndajmë përvoja, sfida, këshilla dhe dashuri, sepse asnjë nënë nuk duhet të ndjehet e vetme. 💙

Hello! I wanted to share a cause that truly matters. Kadri is raising funds for Autizmi-Suhareke, a center that provides...
08/12/2025

Hello! I wanted to share a cause that truly matters. Kadri is raising funds for Autizmi-Suhareke, a center that provides essential therapy for children with autism and Down syndrome in Kosovo. Every donation helps these children access the support they need to thrive. Please consider clicking the link below to donate or share it with others who might want to help. Thank you!

My name is Kadri, and I am fundraising for an organisation very close to my h… Kadri Krasniqi needs your support for Help Children With Autism & Down Syndrome

01/12/2025

📢 SHOQATA “ZËRI I NËNAVE” – SHPALLJE PËR NDËR MJETËSIM TË NDIHMAVE PËR MUAJIN DHJETOR

Shoqata “Zëri i Nënave” njofton të gjithë qytetarët, donatorët dhe njerëzit vullnetmirë se ka filluar fushata humanitare për muajin Dhjetor 2025, me qëllim mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në Suharekë.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të kontribuojnë, mund ta bëjnë këtë përmes llogarisë zyrtare të Shoqatës “Autizmi–Suharekë”, me të cilën bashkëpunojmë për t’i adresuar të gjitha ndihmat në mënyrë të drejtë dhe transparente.



📍 Për donacione brenda Kosovës:

Shoqata “Autizmi–Suharekë”
Rr. Parku i Dëshmorëve p.n.
23000 Suharekë

Llogaria bankare:
👉 1705001600094845
NLB Bank Sh.a.



🌍 Për donacione jashtë Kosovës:

IBAN: 👉 XK051705001600094845
Swift Code: 👉 NLPRXKPR

NLB Bank Sh.a.
Rr. Ukshin Hoti nr.12
10000 Prishtinë, Kosovë



🙏 Shoqata “Zëri i Nënave” falënderon secilin donator për përkrahjen, besimin dhe humanizmin e treguar.
Çdo kontribut është një hap më afër ndihmës për fëmijët dhe familjet tona në nevojë.

29/11/2025

**📢 NJOFTIM**

Të dashur prindër, miq dhe mbështetës të Shoqatës së Nënave,

Po afrohet fundi i vitit dhe festa e Vitit të Ri – një kohë e gëzimit, mirësisë dhe bashkimit. Ne në **Shoqatën e Nënave – Qendra DUJE, Suharekë**, kemi filluar përgatitjet për t’u krijuar fëmijëve tanë një ditë të veçantë, plot buzëqeshje dhe gëzim.

Krahas festimeve, dëshirojmë t’ju informojmë se shoqata jonë po përballet me mungesë fondesh për shpenzimet mujore. Për këtë arsye, jemi të hapur për **donatorë që dëshirojnë të kontribuojnë me mbështetje mujore**, sado e vogël të jetë, në mënyrë që fëmijët tanë të vazhdojnë të marrin shërbimet dhe aktivitetet që u duhen.

👉 Çdo ndihmë, qoftë materiale, financiare apo ide vullnetare, është e vlefshme dhe na e bën të mundur vazhdimin e punës sonë.

💛 Së bashku mund t’u sjellim gëzim fëmijëve dhe t’i përgatisim për një vit të ri më të mirë, më të qetë dhe më të sigurt.

Me respekt,
**Shoqata e Nënave –Shoqata “Autizmi” Suharekë

23/10/2025

📣 THIRRJE PËR DONACION
🧩 Për fëmijët me nevoja të veçanta në Shoqatën DUJE – Suharekë

Të dashur miq, prindër e qytetarë të mirë,
Shoqata jonë po kërkon ndihmë për sigurimin e mjeteve praktike ushtrimore që ndihmojnë zhvillimin dhe mësimin e fëmijëve tanë.

🧠 Kemi nevojë për:

Alfabetin dhe numrat (fletore ushtrimore)

Plastelinë, letra ngjitëse e ngjyra

Karta me figura e forma mësimore

Lodra edukative që ndihmojnë zhvillimin ndijor dhe motorik

Çdo ndihmë, sado e vogël, është një dritë e madhe për fëmijët tanë 💙

📍 Shoqata e Nënave – në Shoqatën DUJE, Suharekë
📞 Për më shumë informata: 049 392 510 (Valdete Krasniqi)

17/10/2025

🦋💙 Falënderim i veçantë nga Zëri i Nënave 💙🦋

Zëri i Nënave shpreh mirënjohje të thellë për Kopshtin “Fluturat”,
për iniciativën e mrekullueshme të organizimit të s**tjes së ëmbëlsirave në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Sot, nga kjo nismë e bukur dhe plot dashuri, u dorëzua në Shoqatën e Autizmit shuma prej 416.80 €. 💫

Ky gjest fisnik tregon shpirtin human, përkushtimin dhe dashurinë që keni për fëmijët tanë.
Faleminderit që jeni gjithmonë shembull i mirë për të gjithë! 💙

Me respekt dhe mirënjohje,
Zëri i Nënave 🌷

17/10/2025

🧩💙 Falënderim i veçantë 💙🧩

Zëri i Nënave shpreh mirënjohje të thellë për shkollën e Semetishtit,
për kontributin bujar në vlerë prej 156.85 €, dhuruar për fëmijët me autizëm.

Ky gjest tregon shpirtin human, solidaritetin dhe përkushtimin që keni për kauzën tonë të përbashkët.
Faleminderit që po i mësoni fëmijët me shembullin më të mirë – atë të dashurisë dhe ndihmës për tjetrin. 🌼

Me respekt dhe mirënjohje,
Zëri i Nënave 🌷

17/10/2025

💙🧩 Falënderim i veçantë 🧩💙

Zëri i Nënave shpreh mirënjohje të thellë për drejtorin e shkollës së Budakovës dhe gjithë stafin e shkollës,
për kontributin e tyre bujar në vlerë prej 211 €, dhuruar për fëmijët me autizëm.

Ky gjest i ngrohtë dhe human tregon zemrën e madhe dhe kujdesin që keni për fëmijët tanë.
Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nismave që mbështesin dashurinë, mirëkuptimin dhe solidaritetin. 💫

Me respekt dhe mirënjohje,
Zëri i Nënave 🌷

Zëri i Nënave shpreh mirënjohje të thellë për Qerdhen “Fluturat” në Suharekë,për iniciativën e mrekullueshme dhe përkrah...
16/10/2025

Zëri i Nënave shpreh mirënjohje të thellë për Qerdhen “Fluturat” në Suharekë,
për iniciativën e mrekullueshme dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj fëmijëve me autizëm.

Ky gjest i bukur tregon dashurinë, përkushtimin dhe zemrën e madhe që keni për fëmijët tanë.
Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh dhe pjesë e kësaj kauze humane! 💫

Me respekt dhe dashuri,
Zëri i Nënave 🌷

15/10/2025

🙏 Faleminderit të veçantë për Zyrën Noteriale – Dardan Kuqi për kontributin e sotëm prej 100€ në mbështetje të shoqatës sonë.
Mirënjohje për zemrën bujare dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kauzës sonë.
Çdo ndihmë si kjo na jep forcë të ecim përpara dhe të vazhdojmë misionin tonë me dashuri dhe përkushtim 💙

15/10/2025

Kjo iniciativë ka dalë nga zemra e nënave tona.
Sot jemi bashkuar në shesh për me s**t qirinj dhe lule, si një mënyrë për me përcjell një mesazh të bukur dashurie, përfshirjeje dhe shprese për fëmijët tanë me autizëm.

Për ne, çdo qiri që ndizet është drita e fëmijës tonë, e çdo lule është dashuria e një nëne që s’lodhet kurrë.
Kjo nuk është vetëm një aktivitet — është një tregim i forcës, i bashkimit dhe i zemrës që kemi për fëmijët tanë.

Falënderojmë nga zemra Shoqatën e Autizmit për përkrahjen dhe mikpritjen e madhe, si dhe mësueset tona të dashura që çdo ditë janë krah nesh.
Faleminderit edhe të gjithë atyre që ndalen, blejnë një qiri apo një lule — me atë gjest të vogël po japin shumë dashuri.

Ne nuk kërkojmë mëshirë, por dashuri, mirëkuptim dhe mundësi.
Sepse çdo fëmijë meriton me shkëlqy me dritën e vet 💫

💐 Falënderim i veçantë për nënat dhe banorët e Suharekës 💐Sot, me shumë dashuri dhe përkushtim, nënat tona të mrekullues...
15/10/2025

💐 Falënderim i veçantë për nënat dhe banorët e Suharekës 💐

Sot, me shumë dashuri dhe përkushtim, nënat tona të mrekullueshme morën pjesë në iniciativën për s**tjen e qirinjve dhe luleve, në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Në këtë ditë plot dashuri e solidaritet, u mblodhën gjithsej 223 € – falë zemrës së madhe të nënave dhe mbështetjes së banorëve të Suharekës, të cilët na përkrahën me dashamirësi në blerje.

🕯️ Falënderim nga zemra për secilën nënë dhe çdo qytetar që u bë pjesë e kësaj nisme të bukur.
Sepse kur bashkohemi për një qëllim të mirë, lulëzon dashuria dhe ndizen shpresat për një të ardhme më të ndritur. 🌷

06/10/2025

Shpallje Publike

"Zëri i Nënave dhe "Duaje" Ju Ftojnë në Iniciativën Humanitare në Suharekë

Të nderuar qytetarë,

Organizata "Zëri i Nënave" në bashkëpunim me shoqatën "Duaje" dhe drejtoreshën e saj, Valdete Krasniqi, organizojnë s**tjen humanitare të qirinjve dhe luleve.

Çfarë: Sh*tje e qirinjve dhe luleve*për të mbledhur fonde për familjet në nevojë.
Kur:=E Mërkurë, 15 Tetor 2025
Ora: Nga **09:00 deri në 12:00
Ku:Sheshi Qendror në Suharekë

Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme solidariteti. Çdo qiri i ndezur dhe çdo lule e blerë bëhet një dritë shprese dhe ndihmë e drejtpërdrejtë për komunitetin tonë.

Kontributi juaj është jetik!

Me respekt,

"Zëri i Nënave" dhe Shoqata "Duaje"

Address

Rr.Hajdin Berisha
Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zeri i Nenave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share