03/08/2026
Me zemër plot mirënjohje, falënderojmë gjeneratën e Gjimnazit të viteve 1992–1996, e cila, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të maturës, ka zgjedhur ta ndajë gëzimin e këtij përvjetori me fëmijët e Shoqatës “Autizmi-Suharekë”.
Kontributi juaj simbolik prej 285 € ka një vlerë shumë më të madhe se shuma – ai është një mesazh solidariteti, humanizmi dhe mbështetjeje për fëmijët tanë dhe familjet e tyre.
Faleminderit nga zemra ❤️ për bujarinë, kujdesin dhe shembullin e mrekullueshëm që keni dhënë. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në jetë. Mirësia që dhuroni le t’ju kthehet gjithmonë shumëfish!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata “Autizmi-Suharekë” 💙