29/09/2026
Solidariteti në vepër"
Kryqi i Kuq i Kosovës nga 1 tetori filloi aktivitetin tradicional "Solidariteti në vepër" i cili do të zhvillohet nga 01-31 tetor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është solidarizimi i qytetarëve me familjet me gjendje të rëndë ekonomiko sociale.
Gjatë këtij muaji lusim të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës që të kontribuojnë në Kryqin e Kuq të Kosovës me të mira materiale si: ushqime, mjete higjenike, të holla dhe çdo gjë tjetër që ju mendoni që është e nevojshme për familjet me gjendje të rëndë ekonomiko sociale.
Kryqi i Kuq i Kosovës ju falenderon përzemërsisht për kontributin tuaj.
Llogaria bankare: 1718200018041257, NLB - Prishtina.