Fshati Mohlan

Fshati Mohlan Fshati Mohlan

NJOFTIM ZYRTAR NGA FSHATI MOHLANTë nderuar banorë të fshatit Mohlan,Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe...
11/10/2026

NJOFTIM ZYRTAR NGA FSHATI MOHLAN

Të nderuar banorë të fshatit Mohlan,
Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave, mbajtëm takimin e përbashkët ku zgjodhëm strukturën e re drejtuese të fshatit tonë.

Këshilli i ri i Fshatit Mohlan përbëhet nga:
Kryetar: Armend Gashi
Nënkryetar: Faton Gashi
Sekretar: Murat Kabashi
Anëtarë: Kledi Kabashi dhe Fitor Kabashi

Faleminderit Komunës së Suharekës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Me respekt,
Këshilli i Fshatit Mohlan.

Populli i Kosoves nuk mund t'i dënojë çlirimtaret e vet.
16/09/2026

Populli i Kosoves nuk mund t'i dënojë çlirimtaret e vet.

Ju pershendesim me 3 here kampionen e Kosoves Selina Gashi 🏃🏻‍♀️🚴‍♀️🏆
13/09/2026

Ju pershendesim me 3 here kampionen e Kosoves
Selina Gashi 🏃🏻‍♀️🚴‍♀️🏆

7 Shtator 1990 – një ditë historike për Kosovën.Në rrethana të jashtëzakonshme, delegatët e asaj kohe miratuan Kushtetut...
07/09/2026

7 Shtator 1990 – një ditë historike për Kosovën.

Në rrethana të jashtëzakonshme, delegatët e asaj kohe miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë për liri, demokraci dhe shtetësi. Në këtë ngjarje historike mori pjesë edhe Imer Gashi nga Mohlani.
Sot, me respekt e krenari, kujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim.

Zbulimi i një kryqi historik në fshatin Mohlan është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin tone. S...
20/08/2026

Zbulimi i një kryqi historik në fshatin Mohlan është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin tone. Sipas vlerësimeve paraprake të arkeologëve, ky objekt dyshohet se i përket shekullit të 12 (XII), duke përbërë një dëshmi të jashtëzakonshme të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike.
Kjo gjetje me vlera të mëdha arkeologjike konfirmon se fshati ynë ka një histori të hershme dhe se të parët tanë kanë jetuar e zhvilluar jetën e tyre në këto troje që para shumë shekujve. Ky kryq nuk është thjesht një artefakt, por një urë lidhëse me rrënjët tona, e cila forcon identitetin tonë dhe dëshmon vazhdimësinë e jetës në Mohlan ndër shekuj.

02/08/2026

Nje mengjes i qete ne katun☀️🫶

Po, është e vërtetë. Turbinat janë në Zatriq, por kjo pamje shihet nga fshati ynë, Mohlan. Arsyeja pse e postova nuk jan...
31/07/2026

Po, është e vërtetë. Turbinat janë në Zatriq, por kjo pamje shihet nga fshati ynë, Mohlan. Arsyeja pse e postova nuk janë vetë turbinat, por bukuria që na fal vendi ynë çdo mbrëmje. Perëndimet e diellit që shihen nga Mohlani nuk zhgënjejnë kurrë. Ndonjëherë mjafton të ngresh sytë nga oborri apo kodra e fshatit dhe natyra ta dhuron një pamje që nuk ka nevojë për filtër.

22/06/2026

Mohlan 1991

©Qerim Gashi

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit të historisë, Fadil Kabashi, fshati Mohlan shpreh respektin dhe mirënjohjen e t...
20/06/2026

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit të historisë, Fadil Kabashi, fshati Mohlan shpreh respektin dhe mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në edukimin e shumë gjeneratave.

Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara. I urojmë shëndet, lumturi dhe një pensionim të qetë e të merituar.

Faleminderit për gjithçka, arsimtari Fadil!

19/06/2026

📽️ Mohlan, 24 Tetor 2001

Në vazhdim të pamjeve arkivore, para banorëve të mbledhur në oborrin e shkollës, fjalën e merr Ukë Bytyçi.

Një moment që sot bart vlerë të veçantë historike, duke na rikthyer në kohën kur Mohlani ishte vendtakim i qytetarëve, ideve dhe shpresave për të ardhmen. Në këto pamje nuk shohim vetëm një fjalim, por edhe fytyrat e shumë banorëve tanë, të cilët u bënë pjesë e një kapitulli të rëndësishëm të historisë së fshatit.

Video te ruajtura nga Qerim Gashi

Address

Mohlan
Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Mohlan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share