Bereqeti Dega - Suharekë

Bereqeti Dega - Suharekë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bereqeti Dega - Suharekë, Charitable organisation, Suharekë.

Dega e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Suharekë ka shpërndarë pako ushqimore për 50 familje në nevojë.  Këto pako janë...
01/10/2026

Dega e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Suharekë ka shpërndarë pako ushqimore për 50 familje në nevojë.
Këto pako janë donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet përkatëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe ekipin monitorues për angazhimin dhe përcjelljen e procesit.

“Bereqeti” – gjithmonë pranë familjeve në nevojë!

Vëllau ynë, Arton Guri nga komuna e Suharekës, i cili jeton dhe vepron në gurbet, ka ndihmuar 10 familje të varfra, krye...
14/07/2026

Vëllau ynë, Arton Guri nga komuna e Suharekës, i cili jeton dhe vepron në gurbet, ka ndihmuar 10 familje të varfra, kryesisht me jetimë, me nga 50 euro në para të gatshme për çdo familje, të cilat u përzgjodhën nga Shoqata “Bereqeti”, dega në Suharekë.

Lutemi që Zoti i Madhëruar ta shpërblejë me të mira të panumërta, t’i shtojë bereqetin në jetën e tij dhe ta ruajë atë e familjen e tij nga çdo e keqe. Amin!

🌟 Direkt nga "Shporta e Mirësisë" tek dera e jetimave!  🤲Falë jush, bamirës që vazhdoni të dhuroni hargj tek "Shporta e ...
08/07/2026

🌟 Direkt nga "Shporta e Mirësisë" tek dera e jetimave!

🤲Falë jush, bamirës që vazhdoni të dhuroni hargj tek "Shporta e Mirësisë" në Kastrati Center-Suharekë, u ndihmua një familje me jetimë: një nënë e vetme me dy fëmijë të vegjël.

Sa falënderime e lutje të bukura dërgoi kjo nënë për të gjithë ata që kanë dhuruar.

✨ Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme!

02/07/2026
🌾 Zeqat edhe sadaka të grurit mund të dhuroni tek Shoqata Bereqeti – dega në Suharekë.  👨‍🌾 Bujqër të nderuar, tash ka f...
30/06/2026

🌾 Zeqat edhe sadaka të grurit mund të dhuroni tek Shoqata Bereqeti – dega në Suharekë.

👨‍🌾 Bujqër të nderuar, tash ka filluar sezona e korrjeshirjeve, dhe bashkë me mundin tuaj të madh, vjen edhe mundësia e bukur për ta ndarë bereqetin me të tjerët.
Zeqati i grurit është një detyrim i bukur dhe i shenjtë.
Ky veprim është pastrim i pasurisë dhe shpirtit, duke e kthyer mundin e bujkut në bereqet për gjithë shoqërinë.

✨ Zoti ua shtoftë bereqetin në të mbjellat tuaja!

📞 Nr.tel:
+383 43 558 668
+383 48 613 802

"Mbi 400 familje u ndihmuan me mish Kurbani në Komunën e Suharekës".Shoqata Humanitare "BEREQETI" – Dega Suharekë ka shp...
19/06/2026

"Mbi 400 familje u ndihmuan me mish Kurbani në Komunën e Suharekës".

Shoqata Humanitare "BEREQETI" – Dega Suharekë ka shpërndarë mbi 4000 kg mish Kurban, të dhuruar nga besimtarët në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Nga kjo ndihmë kanë përfituar familje dhe institucione të ndryshme:

- Qendra per Pune Sociale – 100 familje
- Shoqata HandiKos – 100 familje
- Shoqata e të Verbërve – 50 familje
- Shoqata e Shurdhërve – 18 familje
- Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit – 15 familje
- Mbi 150 familje të tjera u ndihmuan direkt në shtëpitë e tyre

🤲🏻 Zoti i shpërbleftë bamirësit dhe ua pranoftë kurbanin e tyre!

Shoqata Humanitare "BEREQETI" – Dega Suharekë
📅 19.06.2026

09/06/2026

Bashkësia Islame e Kosovës shpreh falënderimin e përzemërt për gjithë besimtarët, të cilët me përkushtim dhe besim kontribuuan në kryerjen e ibadetit të kurbanit.

Me këtë rast, njoftojmë besimtarët se falë kontributit dhe besimit tuaj, këtë vit janë therur 18234 kurbane.

Lusim Zotin e Madhëruar që gjithëve t’ua ketë pranuar sakrificën dhe therjen e kurbanit!

Mirësia juaj, shpresë për të tjerët!

🌟 Një falënderim i veçantë për konsumatorët e Kastrati Center në Suharekë, të cilët me zemërgjerësi po kontribuojnë vazh...
03/06/2026

🌟 Një falënderim i veçantë për konsumatorët e Kastrati Center në Suharekë, të cilët me zemërgjerësi po kontribuojnë vazhdimisht me produkte ushqimore dhe higjienike në Shportën e Mirësisë.

🤍 Sot, falë Shportës së Mirësisë, u ndihmuan 10 familje me produkte të grumbulluara nga zemërgjerësia juaj.

🤲 Zoti ju shpërbleftë me begati dhe paqe në familjet tuaja!

Shoqata Bereqeti – Dega Suharekë shpreh falënderim të veçantë për Kastrati Center Suharekë, i cili si gjithmonë u bë pje...
26/05/2026

Shoqata Bereqeti – Dega Suharekë shpreh falënderim të veçantë për Kastrati Center Suharekë, i cili si gjithmonë u bë pjesë e nismës sonë duke dhuruar pako ushqimore me produkte të shumta për familjet në nevojë.

Ky kontribut i vazhdueshëm është dëshmi e solidaritetit dhe kujdesit për komunitetin tonë.
Zoti i shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë bereqetin në çdo hap!

Address

Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bereqeti Dega - Suharekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share