04/04/2026
Dekorim me Medalje Presidenciale për veprimtarin Zeqir Rexhaj
Zeqir Rexhaj, i lindur më 31.12.1952 në fshatin Petrovë, Komuna e Shtimes, ishte një veprimtar i dalluar me një jetë të pasur në aspektin ideologjik dhe kombëtar, i udhëhequr nga ndjenja të thella patriotike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Veprimtaria e tij lidhet ngushtë me themelimin dhe angazhimin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ishte ndër organizatorët kryesorë në fshatin Petrovë, të cilët që në vitet ’90 u angazhuan në organizimin e rezistencës, përfshirë edhe blerjen e armatimit për rezistencë kundër armikut serb, së bashku me organizatorët e tjerë të fshatit Petrovë, si dhe në organizimin e demonstratave dhe aktiviteteve kundër pushtetit serb.
Kontributi i tij shtrihej në shumë fusha të jetës së fshatit. Ai ishte udhëheqës i përkushtuar i fshatit, pjesëmarrës aktiv në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve, në Këshillin për Financcim si dhe në shumë aktivitete të tjera me rëndësi për komunitetin.
U nda nga jeta më 27.06.2013, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në fshatin Petrovë.
Më 30.03.2026, ai u dekorua me Medaljen Presidenciale për kontribut të shquar në shërbim të çështjes kombëtare.
Ky nderim i dedikohet familjes së tij dhe mbarë fshatit Petrovë.