Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Shtime

Call Directions Website Contact the organization

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Shtime This is the page of Red Cross of Shtime , here you can see some of our activities that we do.

Turniri për bamirësi"SOLIDARITETI NË VEPËR"Edicioni i katërtNjoftim për paraqitjen e ekipeveKryqi i Kuq i Kosovës - Dega...
08/10/2026

Turniri për bamirësi
"SOLIDARITETI NË VEPËR"
Edicioni i katërt

Njoftim për paraqitjen e ekipeve

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Shtime ka kënaqësinë të ftojë të gjithë sportdashësit që të bëhen pjesë e edicionit të katërt të turnirit humanitar "Solidariteti në Vepër", i cili do të mbahet në muajin Tetor 2025.

Formati i lojës është 4+1
Paraqitja e ekipeve kushton 25 €
Afati i fundit për paraqitje: 23 tetor 2026

Ata që dëshirojnë të kontribojnë financiarisht mund të realizohen përmes xhirollogarisë në Banka për Biznes:
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Shtime
IBAN: XK051304271200183445
SWIFT Kodi i BPB: BPBXXKPR###

Për regjistrim të ekipit tuaj dhe më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: +383 44 812 048 ose përmes faqes tonë zyrtare në Facebook https://www.facebook.com/kkdegashtime/

MUAJI I SOLIDARITETIT 2026 📅 1 – 31 Tetor 2026Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Shtime njofton fillimin e fushatës tradiciona...
30/09/2026

MUAJI I SOLIDARITETIT 2026
📅 1 – 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Shtime njofton fillimin e fushatës tradicionale humanitare “Muaji i Solidaritetit”, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 31 Tetor 2026.

Kjo fushatë synon mobilizimin e komunitetit për të mbështetur familjet në nevojë dhe për të promovuar vlerat e humanizmit, solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë.

Ftojmë qytetarët, bizneset, institucionet dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë të kontribuojnë me:
-Pako ushqimore
- Veshmbathje të reja
-Batanije dhe mbulesa
-Artikuj higjienikë
- Ndihma të tjera të nevojshme për familjet në gjendje të vështirë sociale
Donacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune në zyrën e Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Shtime.

Kontributet financiare mund të realizohen përmes xhirollogarisë në Banka për Biznes:
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Shtime
IBAN: XK051304271200183445
SWIFT Kodi i BPB: BPBXXKPR###

Çdo kontribut ka vlerë. Së bashku mund të sjellim më shumë shpresë, mbështetje dhe dinjitet për familjet që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Garat Regjionale të Ndihmës së Parë – Ferizaj Më 15 shtator, në kuadër të shënimit të Javës së Ndihmës së Parë, në Feriz...
17/09/2026

Garat Regjionale të Ndihmës së Parë – Ferizaj

Më 15 shtator, në kuadër të shënimit të Javës së Ndihmës së Parë, në Ferizaj u zhvilluan Garat Regjionale të Ndihmës së Parë, një aktivitet që bashkoi të rinjtë dhe ekipet e vullnetarëve të Kryqit të Kuq nga degët pjesmarrëse.

Në këto gara morën pjesë katër degë të Kryqit të Kuq:
Kryqi i Kuq – Dega Ferizaj
Kryqi i Kuq – Dega Lipjan
Kryqi i Kuq – Dega Shtime
Kryqi i Kuq – Dega Kaçanik

Rezultatet e Garave Regjionale:

🥇 Vendi i parë: Shkolla e Mesme “Elena Gjika” – Ferizaj
🥈 Vendi i dytë: Shkolla Profesionale / Gjimnazi “Ulpiana” – Lipjan
🥉 Vendi i tretë: Shkolla Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” – Kaçanik

Falënderim i veçantë për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, trajnerët, vullnetarët, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti tradicional.

🏆 FINALJA E MADHE E "UNITED WE WIN" 🏆Me datë 18 Qershor 2026, në Palestrën Sportive në Shtime, u zhvillua finalja e akti...
22/06/2026

🏆 FINALJA E MADHE E "UNITED WE WIN" 🏆

Me datë 18 Qershor 2026, në Palestrën Sportive në Shtime, u zhvillua finalja e aktivitetit "United We Win" , ku u mblodhën ekipet fituese nga të gjitha shkollat e komunës për të garuar në një atmosferë plot sportivitet dhe bashkëpunim!

Pas garave të forta dhe emocionuese, këta janë fituesit e mëdhenj:

🥇 VENDI I PARË – SH.F.M.U. "SKËNDERBEU" – REÇAK
🥈 VENDI I DYTË – SH.F.M.U. "BAJRAM CURRI" – PETROVË
🥉 VENDI I TRETË – SH.F.M.U. "LASGUSH PORADECI" – VOJNOC

🎉 Urime ekipeve fituese për suksesin e tyre!

👏 Falënderime të veçanta për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, nxënësit, mësimdhënësit shoqërues, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Drejtorisë për Kulturë Rinia dhe Sport si dhe të gjithë ata që kontribuan për ta bërë këtë aktivitet të paharrueshëm!

🤝 Ky aktivitet tregoi se bashkëpunimi dhe sporti janë rrugët që të çojnë drejt suksesit.

Së bashku fitojmë – United We Win! 💪🏆

1 Qershor – Dita e FëmijëvePër të shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në ...
01/06/2026

1 Qershor – Dita e Fëmijëve

Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Shtime organizoi një aktivitet të veçantë për të vegjlit e komunës. Aktiviteti kryesor ishte ngjyrosja e fytyrave të fëmijëve, e cila u prit me shumë entuziazëm dhe buzëqeshje. Fëmijët u argëtuan duke zgjedhur ngjyrat e tyre të preferuara dhe duke u kthyer në personazhe të ndryshme për pak çaste.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nderin e tij na bëri edhe kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, i cili bashkë me ne u ndal të bisedonte me fëmijët dhe t’u dhuronte momente të gëzueshme.

Ishte një ditë e mbushur me ngjyra, të qeshura dhe solidaritet – pikërisht ashtu siç i ka hije 1 Qershorit. Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Shtime falënderon të gjithë fëmijët për pjesëmarrjen dhe kryetarin Aliu për mbështetjen.

8 Maj - Dita Ndërkombetare e Kryqit te KuqMë 8 Maj, në Ditën Nderkombetare të Kryqit të Kuq,nё komunën tonë u mbajten ga...
08/05/2026

8 Maj - Dita Ndërkombetare e Kryqit te Kuq

Më 8 Maj, në Ditën Nderkombetare të Kryqit të Kuq,
nё komunën tonë u mbajten garat komunale të
ndihmës së pare. Ky aktivitet u organizua nga Kryqi i
Kuq i Kosoves, me gëllim te ngritjes së vetedijes per
rendesinë e veprimit të shpejte dhe të saktë në raste
emergjence.

Nxënesit garuan në disa skenare të simulimit: nga
ndalimi i gjakderdhjes, fashimi i plagëve, imobilizimi i
frakturave, deri te ringjallja kardiopulmonare. Ata
treguan guxim, perkushtim dhe profesionalizem, duke
vërtetuar se mosha nuk është pengesë per të
shpëtuar jetë.

Gara nuk pati vetëm karakter konkurrues, por edhe edukativ e humanitar.

Grupi I-rë nga Gjimnazi "Naim Frashëri" Shtime doli
fitues i nivelit komunal që dhe do ta përfaqësojnë
komunen tonë në garën rajonale.

Falenderojme të gjithë nxënesit pjesemarrës,
Instruktoret e Ndihmes së Parë si dhe antarin e Kryesisë z. Hyzer Gashi që ishte në këtë ngjarje. Sepse të dish ndihmën e parë do të thotë të respektosh jetën.

Address

Rr. Tahir Sinani Nr. 230
Stimlje

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38344185717

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Shtime:

Shortcuts

Share