26/03/2024
Kanë përfunduar punimet nga punëtoria dyditore, në të cilën u hartua “Plani Lokal i Veprimit i Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Skenderajt”. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Skenderajt, udhëhequr nga Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Ndërmarrësisë, Inovacionit dhe Turizmit, znj. Besarta Meha, përfaqësues nga shoqëria civile dhe bizneset, si dhe persona me aftësi të kufizuara. Në fund të ditës së dytë, u hartua drafti i parë, i cili më pas do të dorëzohet për të vazhduar procedurat e tjera ligjore.
Ky projekt mbështetet nga "Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor
2 (ReLOaD2), financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të
Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Skenderajt.
European Union in Kosovo
UNDP Kosovo
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
; ; ; ;
;