Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal

Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal, Youth Organization, Rruga Haxhi Hoti, Rogovë.

Lëvizje qytetare e pavarur që synon zhvillim të drejtë dhe përfaqësim pa parti.
🟦 Rinia në qendër.
🛠️ Projekte reale për Rogovën, Hasin dhe Gjakovën.
🤝 Nga qytetarët – për qytetarët.

Demant PublikIniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal shpreh keqardhje për përfshirjen e pavërtetë të projektit për ndërti...
09/10/2025

Demant Publik

Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal shpreh keqardhje për përfshirjen e pavërtetë të projektit për ndërtimin e nënstacionit të zjarrfikësve në Rogovë të Hasit në planprogramin e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjakovës.

Ky projekt nuk është iniciativë komunale e ndonjë subjekti politik, por rezultat i një angazhimi të sinqertë vullnetar dhe qytetar të bartësit të listës së Iniciativës, z. Valon Kryeziu, në bashkëpunim me z. Nuhi Berisha nga Këshilli për Veprim Lokal dhe z. Valmir Gashi, kandidat për asamble.

Projekti është donacion i siguruar nga diaspora jonë në Zvicër, i koordinuar dhe mbështetur nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.

Përfshirja e këtij projekti në planprogramin e një partie politike pa asnjë kontribut në këtë proces është përpjekje për përvetësim të padrejtë të punës së tjerëve dhe mungesë respekti ndaj kontributit të diasporës dhe qytetarëve të Rogovës.

Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal mbetet e përkushtuar për transparencë, bashkëpunim dhe përfaqësim dinjitoz të çdo projekti që i shërben të mirës publike — pa ngjyra politike dhe pa përvetësime.

Të nderuar qytetarë të Rogovës dhe fshatrave përreth,Më 12 tetor kemi një mundësi që ndodh vetëm një herë në histori – n...
26/09/2025

Të nderuar qytetarë të Rogovës dhe fshatrave përreth,

Më 12 tetor kemi një mundësi që ndodh vetëm një herë në histori – një mundësi për t’i dhënë zë Rogovës dhe për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë harresës politike. Për herë të parë, Rogova dhe fshatrat përreth kanë subjektin e vet politik, të lindur nga pakënaqësia e sinqertë me partitë që për dekada premtuan shumë, por sollën pak.

Ne kemi votuar për njerëz që nuk na përfaqësojnë, që nuk e kanë shkelur kurrë tokën e fshatit tonë dhe që nuk e kanë ndjerë hallet tona. Ata u fuqizuan nga vota jonë, por nuk u kthyen kurrë te ne. Prandaj, lindi Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal – jo si projekt i një individi, por si zëri i vërtetë i Rogovës dhe i banorëve të saj.

Ky subjekt nuk është i Valonit, as i Valmirit – është i secilit prej jush që beson se Rogova meriton zhvillim, meriton infrastrukturë, meriton të rinjtë dhe të rejat e saj të fuqizuara, meriton që hallet e qytetarëve të dëgjohen aty ku merren vendimet.

💡 Ky është shansi ynë historik! Nëse e humbim këtë mundësi, do të mbetemi sërish spektatorë të lojërave politike të të tjerëve. Por nëse bashkohemi dhe i japim mbështetje Iniciativës sonë, atëherë Rogova nuk do të jetë më nën hijen e askujt – do të jetë zë i barabartë dhe i fuqishëm në Komunën e Gjakovës.

🗳️ Prandaj, më 12 tetor, ju ftoj të votoni për ndryshim. Të votoni për Rogovën. Të votoni për një të ardhme që e ndërtojmë vetë.
Sepse kur Rogova flet me një zë, askush nuk mund ta heshtë.

Besoni në numrin 168✅
Valmir Gashi 2 ✔️

19/09/2025

Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal ka përgatitur planprogramin zgjedhor për vitet 2025–2029, të ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat e banorëve të Rogovës, Muhaderit, Ujzit dhe Pnish*t.

Ky program përfshin prioritete konkrete për infrastrukturën, bujqësinë, mjedisin, shëndetin, arsimin, rininë, kulturën, sportin dhe diasporën, duke synuar zhvillim gjithëpërfshirës e ndryshim real.

🤝 Së bashku për një të ardhme më të mirë!
#168

16/09/2025
Valmir Gashi – Përfaqësim i ndershëm e i afërt me qytetarinNë këto zgjedhje lokale, Rogova dhe Gjakova kanë një mundësi ...
12/09/2025

Valmir Gashi – Përfaqësim i ndershëm e i afërt me qytetarin

Në këto zgjedhje lokale, Rogova dhe Gjakova kanë një mundësi të artë për ndryshim. Kjo mundësi vjen përmes Iniciativës Qytetare për Ndryshim Lokal, me numrin 168 në fletëvotim, dhe kandidatit të saj, Valmir Gashi, me numrin 2 në listën për Asamblenë Komunale.

Valmiri është i njohur për përkushtimin, seriozitetin dhe gatishmërinë e tij për t’i shërbyer komunitetit. Me punë të ndershme dhe me vizion të qartë për të ardhmen, ai ka fituar respektin e bashkëfshatarëve dhe të diasporës. Si zë i qytetarit, ai synon që në Asamble të mbrojë interesin e të gjithëve, duke vënë në plan të parë zhvillimin e fshatit, fuqizimin e rinisë, përkrahjen e kulturës dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve.

Duke votuar numrin 168 për Iniciativën Qytetare për Ndryshim Lokal dhe numrin 2 për Valmir Gashin, ju votoni për transparencë, bashkëpunim dhe përfaqësim dinjitoz.

Valon Kryeziu – Zëri i një gjenerate për ndryshimNë çdo kohë dhe çdo vend ka individë që dallohen jo vetëm për fjalët e ...
12/09/2025

Valon Kryeziu – Zëri i një gjenerate për ndryshim

Në çdo kohë dhe çdo vend ka individë që dallohen jo vetëm për fjalët e tyre, por për veprat konkrete që i lënë gjurmë në komunitet. Një nga ta është Valon Kryeziu, i cili sot përfaqëson një brez të ri, aktiv e të përkushtuar, që ka zgjedhur të mos qëndrojë indiferent ndaj sfidave të fshatit dhe komunës sonë.

Valoni është i njohur për angazhimin e tij të palodhur në punë vullnetare dhe aktivitete të shumta në Rogovë. Si aktivist i pandalshëm, ai ka qenë gjithmonë pranë banorëve, qoftë për çështje të rinisë, kulturës, diasporës apo nismave komunitare. Përkushtimi i tij nuk ndalet vetëm te aktivitetet publike; ai është bashkëpunëtor i sinqertë, i gatshëm të dëgjojë dhe të ofrojë zgjidhje.

Respekti i tij kalon kufijtë e fshatit: diaspora rogovase dhe hasjane e njeh si një djalë që gjithmonë mban gjallë lidhjen e mërgatës me vendlindjen, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe zhvillimi.

Sot, Valon Kryeziu vjen para qytetarëve si bartës i listës së Iniciativës Qytetare për Ndryshim Lokal me numrin 168 në fletëvotim, duke sjellë me vete besimin se ndryshimi i shumëpritur është i mundur vetëm përmes përfaqësimit dinjitoz dhe me përgjegjësi.

Më 12 tetor, zgjedhja është në duart e qytetarëve. Dhe qytetarët meritojnë zërin e një përfaqësuesi që ka dëshmuar se punon për ta – pa interesa personale, pa lodhje dhe pa kompromis me vlerat.

#168

📢 Të dashur qytetarë,Sot u hodh shorti për numrat në fletvotim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.Me kënaqësi ju nj...
04/09/2025

📢 Të dashur qytetarë,

Sot u hodh shorti për numrat në fletvotim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Me kënaqësi ju njoftojmë se Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal do të garojë me numrin 168! 🔵✨

Ky numër do të jetë simboli ynë i bashkimit dhe përfaqësimit dinjitoz për Rogovën, Hasin dhe Gjakovën.
Në krye me bartësin e listës Valon Kryeziun dhe kandidatin për asamble Valmir Gashin, ne do të punojmë me përkushtim për rinë, arsimin, kulturën, diasporën dhe zhvillimin lokal.

🤝 Bashkë, me besim dhe energji të re, mund ta bëjmë ndryshimin që e meritojmë!

🔹 Mbani mend: Numri 168 – është zëri i qytetarëve për ndryshim lokal!

Address

Rruga Haxhi Hoti
Rogovë
50550

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Iniciativa Qytetare për Ndryshim Lokal:

Share