OVL - UÇK - Nëndega Rogovë

OVL - UÇK - Nëndega Rogovë Nëndega e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Rogovë.

23/09/2026
Për çlirimtarët tanë në Hagë 🇽🇰Edhe pse sot jeni larg familjeve dhe atdheut, zemrat e shumë shqiptarëve janë me ju. Ju q...
10/09/2026

Për çlirimtarët tanë në Hagë 🇽🇰

Edhe pse sot jeni larg familjeve dhe atdheut, zemrat e shumë shqiptarëve janë me ju. Ju qëndruat në ditët më të vështira për Kosovën dhe sakrifikuat për lirinë që sot e gëzojmë.

Koha kalon, por historia nuk harrohet. Ne besojmë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë dhe se një ditë do të ktheheni pranë familjeve tuaja dhe në tokën për të cilën luftuat.

Forca dhe respekt për ju!
Lavdi të rënëve, nderim çlirimtarëve dhe drejtësi për të gjithë. 🇽🇰🦅

Faleminderit të gjithëve që sot morët pjesë në homazhet në Pashtrik. Duke kujtuar dhe nderuar dëshmorët tanë, mbajmë gja...
14/06/2026

Faleminderit të gjithëve që sot morët pjesë në homazhet në Pashtrik. Duke kujtuar dhe nderuar dëshmorët tanë, mbajmë gjallë historinë, sakrificën dhe idealin e tyre për liri. Lavdi e përjetshme Komandant Llesh*t – Haxhi Hotit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!"

Nëndega e OVL-UÇK-së në Rogovë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë bashkëluftëtarët, familj...
09/06/2026

Nëndega e OVL-UÇK-së në Rogovë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët, miqtë, qytetarët dhe të gjithë ata që me pjesëmarrjen e tyre nderuan veprën dhe sakrificën e Heroit të Popullit, Haxhi Hoti, Komandant Lleshi, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Prania juaj dëshmoi edhe një herë se kujtimi për he**in tonë mbetet i gjallë në zemrat e popullit dhe se vepra e tij atdhetare vazhdon të jetë frymëzim për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme Heroit të Popullit, Haxhi Hoti, dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Me respekt,
Nëndega e OVL-UÇK-së, Rogovë!

🇦🇱 FTESË PËR ECJE PËRKUJTIMORE NË PASHTRIK 🇦🇱Me datën 14 Qershor 2026, ora 8.00 Dit e Diele organizohet ecja përkujtimor...
08/06/2026

🇦🇱 FTESË PËR ECJE PËRKUJTIMORE NË PASHTRIK 🇦🇱

Me datën 14 Qershor 2026, ora 8.00 Dit e Diele organizohet ecja përkujtimore në malin e Pashtrikut, në nderim të Trinisë Heroike të Haxhi Hotit, Komandant Llesh*t dhe bashkëluftëtarëve të tyre nga Rogova e Hasit.

Ftohen të gjithë qytetarët, veteranët, familjarët, të rinjtë dhe dashamirët e historisë sonë kombëtare që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie përkujtimore dhe atdhetare.

Së bashku do të kujtojmë me respekt dhe krenari sakrificën e bijve tanë që dhanë gjithçka për lirinë e atdheut.

📅 Data: 14 Qershor 2026
📍 Vendtakimi: [Pran OVL UÇK Nëndega Rogovë ]
⛰️ Destinacioni: Pashtrik.

FTESË PËR HOMAZHE PËRKUJTIMORE DHE UDHËTIM TRADICIONAL NË PASHTRIKNëndega e OVL-UÇK-së në Rogovë të Hasit fton familjarë...
04/06/2026

FTESË PËR HOMAZHE PËRKUJTIMORE DHE UDHËTIM TRADICIONAL NË PASHTRIK

Nëndega e OVL-UÇK-së në Rogovë të Hasit fton familjarët e dëshmorëve, veteranët, bashkëluftëtarët, qytetarët dhe të gjithë ata që vlerësojnë sakrificën për liri, të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi.

Më 08 Qershor 2026, në ora 10:00, pranë Varrezave të Dëshmorëve në Rogovë të Hasit, do të mbahen homazhe përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së Komandant Llesh*t, i cili ra heroikisht më 08 Qershor 1998 në altarin e lirisë.

Po ashtu, më 14 Qershor 2026, do të organizohet udhëtimi tradicional në Bjeshkët e Pashtrikut, në vendin e rënies së Komandant Llesh*t. Nisja do të bëhet në ora 08:00 nga kafiteria “Te Shelqja” në Rogovë të Hasit.

Pjesëmarrja juaj në këto aktivitete është nderim për dëshmorët dhe dëshmi e respektit tonë ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Me respekt,
Nëndega e OVL-UÇK-së, Rogovë e Hasit.

Address

Rruga Martirët E Rogovës
Rogovë
50550

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OVL - UÇK - Nëndega Rogovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share