Këshilli për Veprim Lokal - Rogovë

Directions Website

Këshilli për Veprim Lokal - Rogovë Zhvillim komunitar dhe iniciativa vullnetare për një Rogovë më të mirë.

22/12/2025
03/10/2025

Takim për hapjen e Nënstacionit të Zjarrfikësve në Rogovë

Përfaqësuesit e Këshillit për Veprim Lokal në Rogovë, Nuhi Berisha dhe Valon Kryeziu, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria për Emergjenca dhe Shpëtim e Komunës së Gjakovës dhe nga Njësia e Zjarrfikësve në Gjakovë, kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte:
• Formalizimi i procedurës për pranimin e donacionit të siguruar nga mërgata jonë, dedikuar hapjes së nënstacionit të zjarrfikësve në Rogovë.
• Përcaktimi i hapave institucionalë dhe procedurave ligjore që duhet ndjekur nga AME dhe Komuna e Gjakovës për funksionalizimin e këtij nënstacioni.
• Sigurimi që ky nënstacion të ofrojë shërbime efikase jo vetëm për Rogovën, por edhe për fshatrat dhe zonat përreth, duke rritur nivelin e sigurisë për gjithë komunitetin.

AME u zotua se do të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Gjakovës, në mënyrë që projekti të realizohet në një afat sa më të shkurtër kohor.

Ky projekt është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit lokal, institucioneve vendore dhe mërgatës sonë, e cila me përkushtim të madh po mbështet iniciativat jetike për zhvillimin e Rogovës dhe më gjerë.

Falënderojmë Këshillin për Veprim Lokal në Rogovë dhe mërgatën tonë, të cilët me përkushtim e vizion po e shtyjnë përpara këtë proces.

Sot u zhvillua një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, z. Haxhi Sejdiu,...
24/09/2025

Sot u zhvillua një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, z. Haxhi Sejdiu, dhe Zyrtarin e Lartë të Qendrës Operative, z. Mihill Komani, ku u diskutuan procedurat dhe hapat ligjor që do të ndiqen për realizimin e projektit për hapjen e një nënstacioni të zjarrfikësve në Rogovë.

Ky projekt është mundësuar falë donacionit të Diasporës dhe do të implementohet në koordinim me Agjencinë e Emergjencave të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, e cila u zotua se do të punojë intensivisht për ta jetësuar këtë projekt me rëndësi të veçantë për komunitetin.

Këshilli për Veprim Lokal në Rogovë, nëpërmjet përfaqësuesve të tij Nuhi Berisha dhe Valon Kryeziu, ka marrë përsipër shtyrjen përpara të këtij procesi duke u angazhuar ngushtë me institucionet kompetente.

Ky projekt paraqet një hap të madh për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së banorëve të Rogovës dhe zonës përreth.

Rogova ka qenë gjithmonë një vend me histori, me njerëz punëtorë e zemërgjerë, por sot ajo shkruan një kapitull të ri so...
16/09/2025

Rogova ka qenë gjithmonë një vend me histori, me njerëz punëtorë e zemërgjerë, por sot ajo shkruan një kapitull të ri solidariteti e humanizmi.

Në emër të gjithë komunitetit tonë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Jetmir Morinën nga Ratkoci, i cili së bashku me kolegët e tij të përkushtuar nga Zjarrfikësit Opfikon-Glattbrugg, Kanton Zürich – Zvicër, bëri një gjest të madh që do të kujtohet brez pas brezi: një donacion bujar prej 500.000 frangash zvicerane, me pajisje të plota zjarrfikëse, përfshirë kamionin dhe të gjitha mjetet përcjellëse.

Kjo dhuratë e jashtëzakonshme nuk është vetëm një investim në pajisje moderne, por një garanci sigurie e shpëtimi për jetën dhe pasurinë e banorëve të Rogovës, Hasit dhe më gjerë. Është një urë që lidh mërgatën tonë me vendlindjen, duke treguar se dashuria për atdheun nuk shuhet kurrë.

Falënderimi ynë i sinqertë shkon edhe për Këshillin për Veprim Lokal – Rogovë, me Valmir Gashin dhe Valon Kryeziun, të cilët do ta çojnë këtë projekt madhështor drejt realizimit të plotë.

Ky akt fisnik është dëshmi se kur zemrat e mëdha bashkohen, bëhen mrekulli. Nga zemra e Rogovës, me dashuri dhe respekt, themi:

Zoti ju shpërbleftë! Ky kontribut do të mbetet përjetë i gdhendur në kujtesën dhe historinë e vendit tonë.

KËSHILLI PËR VEPRIM LOKAL – ROGOVËRogovë, GjakovëNr. Prot. 01/2025Data: 08/05/2025Sqarim Publik ZyrtarTë nderuar qytetar...
08/05/2025

KËSHILLI PËR VEPRIM LOKAL – ROGOVË
Rogovë, Gjakovë
Nr. Prot. 01/2025
Data: 08/05/2025

Sqarim Publik Zyrtar

Të nderuar qytetarë të fshatit Rogovë, përfaqësues të institucioneve dhe opinion i gjerë,

Në vijim të disa keqkuptimeve të krijuara në opinion lidhur me funksionimin dhe statusin e Këshillit për Veprim Lokal në Rogovë, ndjejmë obligim qytetar dhe institucional të bëjmë këtë sqarim zyrtar publik, në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet dhe të sigurohet qartësi për të gjithë.

Këshilli për Veprim Lokal në Rogovë (KVLR) është një Organizatë Joqeveritare (OJQ) e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, që vepron në mënyrë tërësisht të pavarur, me status juridik të veçantë dhe me objektiv të qartë për të fuqizuar pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin lokal.

Theksojmë se Këshilli për Veprim Lokal në Rogovë nuk është dhe nuk përfaqëson Këshillin Lokal të Rogovës, i cili është një strukturë përfaqësuese në kuadër të vetëqeverisjes lokale, me funksione të përcaktuara nga Komuna e Gjakovës. Nuk ekziston asnjë marrëveshje, varësi institucionale apo përfaqësim i ndërsjellë mes këtyre dy entiteteve.

OJQ “Këshilli për Veprim Lokal në Rogovë” është formuar nga qytetarë të komunitetit me vullnet të lirë, në përputhje me parimet e transparencës, përfshirjes dhe përgjegjësisë shoqërore, dhe synon të kontribuojë në fushat si: zhvillimi rural, rinia, barazia gjinore, mjedisi, kultura dhe fuqizimi i grave.

Për çdo informacion të mëtejshëm rreth aktiviteteve tona, ju inkurajojmë të na kontaktoni përmes rrjeteve tona zyrtare apo adresës sonë elektronike.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt,
KËSHILLI PËR VEPRIM LOKAL – ROGOVË

Address

Rruga Haxhi Hoti, Nr. 4
Rogovë
50550

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli për Veprim Lokal - Rogovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share