27/09/2026
BEREQETI DEGA RAHOVEC
Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega Rahovec, sot ka bërë prerjen e dy kurbaneve – sadaka nga dy familje, të dedikuara për familjet në nevojë në Komunën e Rahovecit.
Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega Rahovec e falënderojnë sinqerisht bamirësin për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Allahu i shpërbleftë bamirësit, ia pranoftë sadakanë dhe ia shtoftë bereqetin në familjet!
Bereqeti
Dega Rahovec
27.09.2026