03/07/2022
Iniciativa Pozitive me mbështetje dhe sponzorizim nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Rahovecit.
Vullnetarët nga oranizata jonë gjatë këtyre ditëve kanë filluar shpërndarjen e pakove kryesishtë në qytetin e Rahoveci dhe në fshatrat përreth, gjatë fazës së parë janë shpëndarë rreth 150 pako nga gjithësej 300 pako sa është donacioni nga Qeveria e Kosovës.
Në ditët në vijim do të vazhdojë aksioni ku do të shpërndahet edhe pjesa e mbetur e pakove.
Falenderojm Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e Financave për mbështetje dhe gjithashtu një falenderim i veçantë për antarët dhe vullnetarët e Iniciativës Pozitive të cilët janë gjithmonë të gatshëm për projektet e dobishme!