01/10/2026
"Solidariteti në vepër 01-31 Tetor"
Kryqi i Kuq i Kosovës ka nisur më 1 tetor aktivitetin tradicional “Solidariteti në vepër”, i cili do të zhvillohet deri më 31 tetor.
Ky aktivitet synon të nxisë solidaritetin e qytetarëve dhe të mbështesë familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.
Gjatë këtij muaji, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë të kontribuojnë me ushqime, veshmbathje, produkte higjienike, mjete financiare dhe ndihma të tjera të nevojshme për këto familje.
Aktiviteti zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës. Qytetarët e nderuar mund t’i dorëzojnë donacionet e tyre në degën e Kryqit të Kuq në komunën ku banojnë.
Kryqi i Kuq i Kosovës ju falënderon përzemërsisht për solidaritetin dhe kontributin tuaj.
Solidarity in Action
The Red Cross of Kosova launched its traditional “Solidarity in Action” campaign on 1 October. The campaign will run until 31 October.
This initiative aims to encourage community solidarity and support families facing economic and social hardship.
Throughout October, we kindly invite all citizens of Kosovo and beyond to contribute food, clothing, hygiene products, financial donations, and other essential items to help these families.
The campaign takes place in all municipalities across Kosovo. You can make your donations at the local Red Cross branch in the municipality where you live.
The Red Cross of Kosova sincerely thanks you for your solidarity and contribution.