14/08/2026
Një ditë e veçantë për Gresën dhe për vendin tonë! 📖✨
Në ambientet e Altera në Prizren, u mbajt promovimi i librit të parë me poezi të autores Gresa Krasniqi Gashi, me titullin “Kur Flet Zemra”.
Gresa, vendase e jona, bashkëshortja e Fitim Gash*t dhe vajza e profesorit të ndjerë Besnik Krasniqi, sot kurorëzoi me sukses një rrugëtim të bukur krijues, duke sjellë para lexuesve librin e saj të parë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm familjarë, miq, dashamirës të letërsisë dhe mysafirë të shumtë, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre e bënë promovimin edhe më të veçantë.
“Kur Flet Zemra” vjen si një përmbledhje poezish ku ndjenjat, kujtimet dhe përjetimet marrin formë përmes fjalës së shkruar. Një hap i parë, por shumë domethënës, në rrugën e saj letrare.
Urime Gresa për këtë arritje!
Të urojmë shumë suksese, frymëzim dhe krijime të reja në vazhdim. Le të jetë ky libër fillimi i një rruge të gjatë e të bukur në botën e poezisë.