OJQ- Instituti për Trashëgimi dhe Kulturë

OJQ- Instituti për Trashëgimi dhe Kulturë Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së MësuesitPër të gjithë ata që e duan dhe kontribojnë për arsimin shqip, po ua prezantoj n...
07/03/2026

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Për të gjithë ata që e duan dhe kontribojnë për arsimin shqip, po ua prezantoj një dëshmi të çmuar të historisë së arsimit shqip: Alfabetin e litografuar nga Jak Speci, i gjetur në Prizren më 5 maj 1900. Ky dokument i rrallë ruhet sot në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondi 65 (Koleksion fondesh para vitit 1912), Dosja 55-1-163.
Ky alfabet, i përgatitur me shumë përkushtim dhe mjeshtëri, përbëhet nga 80 faqe dhe përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të përpjekjeve për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në një kohë kur arsimi shqip përballej me shumë pengesa.
Vlera e këtij dokumenti nuk qëndron vetëm te përmbajtja didaktike, por edhe te fakti se ai dëshmon për traditën e hershme arsimore të Prizrenit dhe për përpjekjet e patriotëve për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe.
Urojmë që ky alfabet, si një aset i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore dhe arsimore, së shpejti të botohet dhe të vihet në dispozicion të studiuesve dhe publikut të gjerë.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! 📚✍️

Prizren, 7 mars 2026 Dr. Nexhat Çoçaj

A e keni ditur se Suzi Çelebi – mësuesi, shkrimtari dhe letrari prizrenas ishte nga Hasi SUZI ÇELEBI (MUHAMED MAHMUDI) –...
09/02/2026

A e keni ditur se Suzi Çelebi – mësuesi, shkrimtari dhe letrari prizrenas ishte nga Hasi

SUZI ÇELEBI (MUHAMED MAHMUDI) – SHKRIMTARI DHE MËSUESI I PARË HASJAN

Suzi Çelebi (Muhamed Effendi) — i lindur rreth viteve 1455 - 1465 në krahinën e Hasit përkatësisht nga fshati Guruzhup të rrethit të Prizrenit. Ishte një nga figurat më të spikatura të kulturës shqiptare në gjuhën osmane në Ballkan, poet, historian dhe edukator i hershëm në këtë trevë?
Emri i tij i vërtetë ishte Muhamed dhe ishte i biri i Mahmud Abdullahut, nga Guruzhupi. Sipas traditës islame çdo i krishter i kthyer në mysliman, emrin e babait ia quanin Abdullah edhe pse ai në fakt ka qenë i krishter, por që të mos i përmendet emri i krishter thirrej kështu. Muhsmet Mahmudi më së shumti njihej me pseudonimin Sûzî që në turqisht do të thotë “i flakëruar, i zjarrtë”, një emër që lidhet me pasionin dhe shpirtin e tij krijues.
Muhamedi si i ri së bashku me familjen e tij kishin zbritur në Prizren për një jetë më të mirë. Babai i tij Mahmudi duke punën në Prizren, njihet me njerëz që ia dinin rëndësinë dhe vlerën shkollimit dhe e ndihmuan ate që bijtë e tij të shkollohen. Sipas disa të dhënave Muhamedi së bashku me vëllain e tij për disa vite u shkollua në Stamboll, ku edhe iu besuan shumë detyra. Më vonë, pasi fitoi autoritet u kthye në qytetin ku ishte rritur, duke qenë edhe afër fshatit të lindjes - Guruzhupit, që në atë kohë ishte fshati më i madh i Hasit.
Suzi Çelebi konsiderohet jo vetëm si poet dhe historian, por edhe si një mësues i hershëm dhe një figurë e shquar edukative në rajonin e Hasit dhe më gjerë. Ai, pos gjuhës shqipe, që e kishte gjuhë të nënës, zotëronte edhe njohuri të gjuhës turke, arabe dhe persiane. Muhsmedi hasjani nga Guruzhupi ishte i njohur për kultivimin e dijes dhe mësimdhënies.

Veprimtaria dhe kontributi letrar

Gjatë jetës së tij, Suzi Çelebi shërbeu si qatib (sekretar) i një prej komandantëve më të njohur osmanë, Gazi Ali Mihaloğlu, duke qenë dëshmitar i shumë fushatave të rëndësishme ushtarake në Ballkan në fund të shekullit XV. Nga përvoja e tij e drejtpërdrejtë me betejat, ai hartoi poemën epike “Gazavatnam Mihaloğlu”, e cila përshkruan me gjallëri luftimet, fitoren dhe lavdinë në hapësirat e Ballkanit.
Vepra e tij, sipas dokumenteve historike, përmbante rreth 15 000 vargje, prej të cilave rreth 2000 vargje ruhen edhe sot në Bibliotekën e Berlinit dhe në Koleksionin Oriental të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Zagreb. Kjo vepër nuk është vetëm një kronikë ushtarake, ajo përmban elemente lirike, historike dhe kulturore, duke e bërë atë një nga burimet e rëndësishme të letërsisë shqiptare në osmanisht për periudhën e pushtimeve në Ballkan.
Në vitin 1513, Suzi Çelebi themeloi në Prizren një kompleks edukativ dhe fetar që përfshinte:
• Xhaminë Suzi Çelebi (e ndërtuar më 1513, e cila edhe sot mban emrin e tij dhe është ndër xhamitë më të vjetra në Prizren.
• Mejtepi (shkolla fillore) dhe biblioteka, vendet ku ai vetë jepte mësim dhe zhvillonte aktivitetin edukativ për fëmijët shqiptarë.
• Vakıfnamenë e tij — një dokument i shekullit të XVI që siguronte fondet e përhershme për funksionimin e xhamisë, shkollës dhe bibliotekës.
Ky vakëf dhe institucion edukativ e bëjnë Suzi Çelebin një nga themeluesit e shkollimit sistematik dhe edukimit në rajon, duke kontribuar në përhapjen e dijes dhe arsimit gjatë sundimit osman në Ballkan.

Roli i Suzi Çelebi si mësues dhe edukator

Roli i Suzi Çelebiut si mësues dhe edukator përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të veprimtarisë së tij kulturore dhe shoqërore në Prizren, Has dhe më gjerë në hapësirën ballkanike të shek. XV–XVI. Përtej famës si poet dhe kronist i luftërave të ushtrisë osmane, ai as një herë nuk e harroi vendlindjen dhe vendin ku u rrit. Suzi Çelebi ishte një bartës i dijes, një organizator i arsimit fillor dhe një model i intelektualit të kohës, i cili e kuptonte arsimin si mjet emancipimi dhe stabiliteti shoqëror.
Suzi Çelebi ishte i formuar në traditën klasike islame dhe osmane, duke zotëruar gjuhën arabe, persiane dhe otë osmane. Ky formim i gjerë e bëri atë të aftë jo vetëm për krijimtari letrare, por edhe për mësimdhënie, duke transmetuar dije fetare, gjuhësore dhe morale brez pas brezi. Në një kohë kur arsimi nuk ishte i institucionalizuar gjerësisht, figura e mësuesit kishte peshë të jashtëzakonshme shoqërore.
Një nga kontributet më konkrete të Suzi Çelebiut në fushën e edukimit ishte themelimi i mejtepit (shkollës fillore) pranë xhamisë që ai ndërtoi në vitin 1513 në Prizren. Ky mejtep shërbente si hapësirë e mësimit bazë për fëmijët e qytetit dhe rrethinës, ku ata mësonin:
• shkrim-leximin,
• njohuritë elementare fetare,
• normat morale dhe etike,
• disiplinën shoqërore dhe respektin për dijen.
Në këtë kuptim, Suzi Çelebi nuk ishte vetëm ndërtues i një objekti fetar, por themelues i një qendre arsimore, që funksiononte si bërthamë kulturore e komunitetit. Ai edhe pse i shkolluar dhe i edukuar në osmanishte, jetoi shqip, veproi e punoi shqip, duke qëndruar afër njerëzve të tij.

Biblioteka dhe shkrimtorja e tij në Prizren

Përkrah mejtepit, Suzi Çelebi ngriti edhe bibliotekën dhe shkrimtoren e tij, një fakt shumë domethënës për kohën. Prania e librave dhe e një hapësire të dedikuar për shkrim dhe studim dëshmon se arsimi, për te, nuk kufizohej vetëm në mësimin fillestar, por përfshinte edhe kultivimin e mendimit kritik, leximin dhe krijimtarinë letrare. Kjo e vendos Suzi Çelebin në radhën e figurave që kontribuan në krijimin e një elite intelektuale lokale.
Suzi Çelebi nuk ishte mësues vetëm në kuptimin formal, por ishte edhe edukator shoqëror. Ai gëzonte respekt të madh në mesin e banorëve të Prizrenit dhe Hasit, jo vetëm për dijen, por edhe për ndërmjetësimet e tij, ndihmën ndaj popullsisë lokale dhe qëndrimin kritik ndaj padrejtësive. Tradita gojore e Hasit e ruan figurën e tij si njeri që, në raste të caktuara, kishte ndërhyrë për të mbrojtur banorët nga dhuna ose arbitrariteti i pushtetit osman.
Roli edukativ i Suzi Çelebiut nuk përfundon vetëm me veprimtarinë e tij si shkrimtar, por edhe si mbrojtës i madh i banorëve të Hasit e në veçanti i grave hasjane, që në atë kohë ende ishin të krishterë dhe kur vinin në treg për t’í sh*tur prodhimet bujqësore, pasi burrat e krishterë nuk lejoheshin të shisnin në treg, e gratë ngacmoheshin nga ushtarët osmanë. Në mbrojtje të grave hasjanë, ai u plagos në Nashec, ku edhe sot vizitohet ai vend nga banorët e Hasit e në veçanti nga Hasi i Brisë.
Vakëfi që ai themeloi, përmes vakufnames së shek. XVI, garantonte vazhdimësinë e funksionimit të xhamisë, mejtepit dhe bibliotekës edhe pas vdekjes së tij. Kjo dëshmon një vetëdije të lartë institucionale: arsimi dhe dija duhej të mbeteshin pasuri e përhershme e komunitetit, jo pronë e një individi.
Nderimi që hasjanët i bëjnë ende sot figurës së Suzi Çelebiut, përfshirë vizitat në vendet që lidhen me jetën e tij, tregon se ai është përjetuar jo vetëm si poet apo klerik, por si mësues i popullit dhe si mbrojtës i të drejtave njerëzore.
Suzi Çelebi, nga hasjanët njihet si “Baba Suzi” dhe në traditën lokale hasjanë nuk lidhet vetëm me aspektin fetar, por edhe me autoritetin e tij për dije dhe urtësi, që kishte ai dhe për ndikimin e tij në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës nga pasardhësit e tij hasjanë.

Vitet e fundit të jetës së tij

Suzi Çelebi kaloi vitet e fundit të jetës në Prizren, ku dha mësim dhe i shërbeu komunitetit deri në fund. Ai vdiq më 29 tetor 1524 dhe u varros në oborrin e xhamisë që ai kishte ndërtuar, pranë vëllezërve të tij, Nehari dhe Remzi Çelebi, madje Nehsriu ishte edhe ai poet dhe i shkolluar. Varri i tij, i rrethuar me një mur të vogël, është ende i dukshëm aty dhe shënon një vend me rëndësi historike dhe kulturore në qytet. Deri në vitet e tetëdhjeta nga gratë e Hasit edhe varri i tij, që konsiderohej si tyrbe, vizitohej shumë, po aq sa vizitohet edhe Guri i Suziut në Nashec, që siç theksuam, ishte vendi ku u plagos në mbrojtje të grave hasjane, që shkonin për pazar në Prizren. Shumë të dhëna turke pohojnë se ai ishte prijës i tarikatit Nakshibendi, dhe nga një pjesë e qytetarëve njihej edhe di Suzi Nakshibendi. Për çka për banorët e Hasit, por edhe të vet qytetit të Prizrenit ishte shumë i dashur dhe i respektuar.
Suzi Çelebi njihet sot si një ndër figurat më të rëndësishme letrare dhe kulturore shqiptare të periudhës osmane në Kosovë dhe rajon. Veprat e tij, sidomos Gazavatnam Mihaloğlu, përbëjnë një burim të vyer historik dhe letrar, ndërsa xhamia dhe shkolla që ai themeloi mbeten dëshmi e angazhimit të tij në edukimin dhe zhvillimin e komunitetit në Prizren.
Pavarësisht faktit se ai nuk u përfshi në asnjë nga antologjitë e krijuesve shqiptarë, ndoshta për faktin se ka shkruar në osmanisht, por ai është shqiptar nga Hasi, që ka lënë gjurmë në letërsi, në arsim dhe si hapësi i bibliotekës së parë në Kosovë. Fundi - fundit edhe Sami Frashri shkroi në osmanisht, por ai është edhe shkrimtar shqiptar, sepse ishte bir shqiptari ashtu siç ishte Suzi Çelebiu nga Guruzhupi i Hasit.
Në përmbledhje të këtij shënimi të shkurtër, Suzi Çelebi përfaqëson modelin e intelektualit të hershëm nga Hasi: poet, historian, por mbi të gjitha mësues dhe edukator, që e shihte arsimin si themel të identitetit, stabilitetit të zhvillimit të shoqërisë. Roli i tij në arsim e bën atë një nga figurat më të rëndësishme të historisë kulturore të Prizrenit dhe Hasit në shekullin XV - XVI. Deri më tash janë publikuar me dhjetëra shkrime për te, duke u përpjekur që ta përvetësojnë e ta bëjnë për vete, por ai ishte shqiptar dhe ate shqiptar i madh, sepse librin e konsideroi armë të fuqishme të kohës, që jep për të kuptuar se ishte vizionar.
Ky shënim u mbështet nga shumë shkrime të autorëve turq dhe nga:
Nexhat Çoçaj, Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit me rrethinë - Festat kalendarike, “Bogdani”, Prizren, 2024, f. 424-430
Muhamet Shukriu, Prizreni i lasht, , Prizren, 2001, f. 337-339.
Intervistë në vitin 2020 e historianit dhe osmanologut Enver Batiu etj.

Dr. Nexhat Çoçaj

Sqarim për publikun mbi rrugëtimin e veshjes së Hasit drejt UNESCO-sVESHJA TRADICIONALE E HASIT MUND TË ARRIJË NË UNESCO...
07/02/2026

Sqarim për publikun mbi rrugëtimin e veshjes së Hasit drejt UNESCO-s

VESHJA TRADICIONALE E HASIT MUND TË ARRIJË NË UNESCO VETËM PËRMES SHQIPËRISË

UNESCO merr nën mbrojtje asete kulturore dhe natyrore vetëm nga shtetet që janë palë të Konventave të saj, përkatësisht:
Konventa për Trashëgiminë Botërore (1972) – për trashëgiminë kulturore dhe natyrore materiale
Konventa për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale (2003) – për tradita, rite, zakone dhe shprehje kulturore
Parimi themelor i UNESCO-s është i qartë dhe i panegociueshëm:
UNESCO nuk pranon aplikime nga individë, komuna, shoqata apo iniciativa private, por vetëm nga shtete sovrane që janë anëtare të UNESCO-s, përmes institucioneve shtetërore përkatëse.
Në këtë kontekst, duhet sqaruar publikisht se Kosova, për momentin, nuk është anëtare e UNESCO-s, dhe për pasojë nuk ka të drejtë të paraqesë zyrtarisht kandidatura për Listën e Trashëgimisë Botërore apo për Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, pavarësisht faktit të pakontestueshëm se në Kosovë ekzistojnë shumë asete me vlera universale që i përmbushin kriteret e UNESCO-s.
Për këtë arsye, rrugëtimi i veshjes tradicionale të grave të Hasit drejt UNESCO-s kalon domosdoshmërisht përmes Shqipërisë.
Kjo jo si zgjedhje simbolike apo emocionale, por si zgjidhje e vetme institucionale dhe juridike në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
Duhet theksuar se në Hasin e Shqipërisë veshja e grave të Hasit është ruajtur në forma më autentike, ndonëse në sasi më të kufizuara. Pikërisht kjo ruajtje e pastër, e pandërprerë dhe e dokumentueshme përbën një bazë të fortë për ndërtimin e dosjes së kandidimit. Me një punë të mirëfilltë shkencore, dokumentuese dhe institucionale, kjo sfidë bëhet jo vetëm e përballueshme, por edhe realisht e arritshme.
Në këtë drejtim, Instituti për Trashëgimi dhe Kulturë dhe Shoqata Kulturo-Atdhetare “Hasi”, me seli në Tiranë, në muajin prill do t’i japin fund spekulimeve dhe keqinformimeve mediatike, duke dorëzuar zyrtarisht projektin përkatës, i cili po përgatitet në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës së etnologjisë, antropologjisë kulturore dhe trashëgimisë jomateriale.
Ky projekt nuk synon përvetësim, por ruajtje, dokumentim dhe përfaqësim dinjitoz ndërkombëtar të një trashëgimie që i përket Hasit në tërësinë e tij historike dhe kulturore, duke respektuar kriteret shkencore dhe institucionale që kërkon UNESCO.

Njihuni me perlat e veshjes së Hasit, ku figurat zoomorfe dominojnë....
25/11/2025

Njihuni me perlat e veshjes së Hasit, ku figurat zoomorfe dominojnë....

Marhama e veshjes së Hasit gërshetim i simboleve kombëtare dhe simboleve mitikeKjo pjesë e veshjes së Hasit MARHAMA që k...
16/10/2025

Marhama e veshjes së Hasit gërshetim i simboleve kombëtare dhe simboleve mitike

Kjo pjesë e veshjes së Hasit MARHAMA që ka funksion dekorativ dhe praktik.
Ajo paraqet një kombinim të motive zoomorfe dhe gjeometrike, të qëndisura me kujdes në një sfond të kuq të ndezur, që në kulturën popullore shqiptare simbolizon jetën, fuqinë dhe mbrojtjen nga e keqja.

Në pjesën qendrore dallohet brezi i qëndisur me figura zoomorfe (forma të stilizuara të kafshëve dhe zogjve mitikë siç janë dhia dhe shqiponja), që janë ndër motivet më të vjetra në artin popullor të tekstileve shqiptare. Këto figura nuk janë vetëm zbukurime, por bartin kuptime simbolike, si:

Shqiponja e stilizuar– shenjë e shpirtit, e lajmit të mirë dhe e rilindjes. Pra është formë e simbolit kombëtar, që ka gjetur përdorim të madh në veshjet tradicionale të Hasit.

Dhia e stilizuar – simbol i forcës, pjellorisë dhe qëndrueshmërisë;

Gjarpëri i gërshetuar – mbrojtës i shtëpisë dhe i pasurisë.

Në pjesën tjetër të qëndisur me forma romboide në formë lule të stilizuara, shihet qartë ylli tetë cepësh i Skënderbeut.
Ngjyrat e forta kontrastuese: e kuqja, e bardha, e gjelbra dhe bluja, janë ngjyra natyrore, të cilat i japin veshjes së Hasit një pamje të ngrohtë dhe solemne.

Në skajin e poshtëm, rrethimet me rruaza shumëngjyrëshe (zbukurime të varura) shtojnë estetikën dhe gjallërinë, duke dëshmuar kujdesin e hollë të dorës femërore në përfundimin e çdo detaji.
Për këtë arsye kjo veshje duhet të mbrohet nga stërkeqja pa asnjë vlerë estetike e kulturore si është veshja e Hasit "me lule të gazetave", që po mundohen ta paraqesin sot në ceremoni familjare e manifestime kulturore.

Sot, 96 vjet nga rënia e Shtjefën Gjeçovit – nderi kombitSi sot, para 96 vjetësh, u vra njëri ndër atdhetarët më të devo...
13/10/2025

Sot, 96 vjet nga rënia e Shtjefën Gjeçovit – nderi kombit

Si sot, para 96 vjetësh, u vra njëri ndër atdhetarët më të devotshëm që pati kombi shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX – Shtjefën Gjeçovi.
Ai ia kushtoi gjithë jetën çështjes shqiptare, duke vepruar me përkushtim të rrallë edhe pse nën petkun kishtar. Puna e tij si prift nuk e pengoi kurrë të merrej me veprimtari kombëtare – madje edhe në kohë kur feja nuk ishte e mirëpritur nga pushtetet e huaja.
Gjeçovi do të jetë në ballë të luftës kundër Italisë, që tentoi ta pushtonte Shqipërinë më 1920, dhe po ashtu në vijën si kapalan, pasi kisha e kishte larguar nga detyra e famullitarit, e gjejmë në vijën e parë të frontit kundër Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e cila planifikonte zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe shpërnguljen e tyre drejt Turqisë.
Në këtë drejtim, ai ishte ndër veprimtarët më të angazhuar e më të devotshëm, duke mos lejuar që shqiptarët të detyroheshin të largoheshin nga trojet e tyre. Ai krijoi dhe udhëhoqi një fond ndihmash për shqiptarët e përndjekur.
Shtjefën Gjeçovi njihet edhe si:
• kodifikuesi i Kanunit të Lekë Dukagjinit,
• arkeologu i parë shqiptar,
• etnologu i parë shqiptar,
• shkrimtar e publicist, dhe
• martiri i parë që u vra me ndihmën e veglave shqiptare të orkestruara nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, me dijen e disa krerëve të kishës në Kosovë që ndodheshin nën ndikimin e pushtetit të asaj kohe.
Pas vrasjes së tij, u trumbetua se ishte vrarë nga myslimanët – me qëllim përçarjeje të popullit shqiptar. Por faktet dhe dëshmitë arkivore tregojnë se vrasësit ishin dy katolikë, të nxitur nga regjimi.
Ndërkohë, myslimanët e Hasit mbajtën zi për një javë për humbjen e njeriut më atdhetar të kohës.
Vrasja e tij u pa si një akt politik kundër lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë, pasi ai ishte bërë simbol i rezistencës kulturore dhe shpirtërore kundër pushtimit serb.
Më gjerësisht, mund të lexoni në studimin tim:
📘 “Të pathënat për Gjeçovin”

08/10/2025
Botimet më të reja të autorit Nexhat Çoçaj INSTITUTI PËR TRASHËGIMI DHE KULTURË “Pjetër Bogdani” njofton me kënaqësi se ...
08/10/2025

Botimet më të reja të autorit Nexhat Çoçaj
INSTITUTI PËR TRASHËGIMI DHE KULTURË “Pjetër Bogdani” njofton me kënaqësi se sot është përmbyllur procesi i finalizimit të tri botimeve më të reja të autorit dhe studiuesit të njohur Nexhat Çoçaj, të cilat do të jenë në duart e lexuesve që nga 13 tetori 2025:
1. Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit me rrethinë – Vëllimi II: Ritet e dasmës tradicionale (financuar nga MKRS)
Një studim etnografik i thelluar që ndriçon trashëgiminë shpirtërore, besimet dhe ritualet e dasmës në krahinat e Prizrenit dhe rrethinës.
2. Zonat e ndërmjetme etnografike (tezë e doktoratës)
Një punim shkencor që trajton konceptin e zonave të ndërmjetme në etnografinë e Kosovës, si ura lidhëse midis krahinave tradicionale dhe ndikimeve të ndryshme kulturore.
3. Shkëlqimi i rremë (novelë) – Intervistë reale me një mashtrues
Një vepër letrare me përmbajtje psikologjike dhe satirike, që sjell në mënyrë artistike rrëfimin e një mashtruesi si metaforë e realitetit shoqëror bashkëkohor.
Instituti autorit i dëshiron suksese të mëtejshme në rrugën krijuese dhe shkencore, duke shpresuar që shumë shpejt të shohë dritën e botimit edhe vepra e radhës:
“Gjenocidi i Serbisë në Has (1998–1999)”, e cila pritet të dalë nga shtypi më 30 dhjetor 2025, në shënim të Ditës së Veteranit.
Ky botim po realizohet falë iniciativës dhe përkushtimit të prof. Neki Jahaj, pas përgjegjies negative të shoqatës "Hasi" në Kroaci.

Në Tiranë u themelua Shoqata Kulturore Atdhetare "Hasi", të cilës i dëshirojmë sukses dhe presim bashkëpunim në projekte...
27/09/2025

Në Tiranë u themelua Shoqata Kulturore Atdhetare "Hasi", të cilës i dëshirojmë sukses dhe presim bashkëpunim në projekte të përbashkëta. Na priftë e mbara!

Përgatitjet për projektin "Funksioni infotmativ i veshjeve të Hasit..." i mbështetur nga DKRS Prizren
09/08/2025

Përgatitjet për projektin "Funksioni infotmativ i veshjeve të Hasit..." i mbështetur nga DKRS Prizren

Address

Edit Durham
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OJQ- Instituti për Trashëgimi dhe Kulturë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share