Finch NGO/ OJQ

Finch NGO/ OJQ An NGO for protection of birds and environment
OJQ per mbrojtjen e zogjve dhe mjedisit Organizata jonë është duke vepruar në Kosovë që nga viti 2004.

Organizata jonë është organizatë për mbrojtjen e zogjve dhe biodiversitetit. Ajo gjithmonë ka qenë dhe është e interesuar për t’i mbrojtur pasuritë natyrore në përgjithësi në botën ku jetojmë, kështuqë ne angazhohemi për të mbrojtur ambientin ku jetojmë. Ne vazhdimisht jemi duke u angazhuar në mbrojtjen e zogjve të lirë të natyrës anekënd Kosovës dhe më gjerë. Interesi ynë është për të mbrojtur fl

orën & faunën dhe biodiversitetin e tyre. Gjithashtu angazhohemi për të fituar përvoja te reja nga organizatat tjera, sidomos atyre Evropiane. Përpiqemi t’i mbrojmë zogjtë gjatë acareve të dimrit kur ata kërkojnë ushqim nëpër qytete e fshatra. Mundohemi të sensibilizojmë popullatën që t’i ushqejnë ata gjatë dimrit. Vendin tonë e kalojnë edhe shumë zogj shtegtar në kohëra të caktuara të vitit. Jemi gjithmonë të interesuar që t’i sensibilizojmë njerëzit e sidomos gjuetarët që të mos i kalojnë kufijtë e rregullat e natyrës. Neve jemi të fokusuar në sensibilizimin e popullatës për vlerat e biodiversitetit në tërë Kosovën e veçanerisht në rajonin e Sharrit ku përfshihet parku kombëtar Sharr.

Address

Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Finch NGO/ OJQ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Finch NGO/ OJQ:

Share