ShB "SHARRI"

ShB "SHARRI" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ShB "SHARRI", Non-Governmental Organization (NGO), Rr Marin Barleti p. n. ; Prizren,/, Prizren.

Shoqata Bjeshkatare "Sharri" / Themeluar më 1951
Dağcılar Derneği "Sharri" / 1951 kurulmuş
Mountaineers Association "Sharri" / Established on 1951
Bergsteigerverein "Sharri", gegründet im Jahr 1951

Aktiviteti i ditës së sotme - Maja Vërtopi i Vogël 2473m/lmd u realizua me sukses.Në këtë aktivitet ishim 9 pjesëmarrës....
11/10/2026

Aktiviteti i ditës së sotme - Maja Vërtopi i Vogël 2473m/lmd u realizua me sukses.

Në këtë aktivitet ishim 9 pjesëmarrës.
Ngjitjen drejt Vërtopit të vogël e bëmë nga shtëpia bjeshkatare Citadella.
Gjatë ngjitjes moti ishte i mirë me pak mjegull, ndërsa gjatë zbritjes me pak reshje të lehta shiu.

Në kthim së bashku me pjesëmarrësit vazhduam në Citadellë ku edhe e pregatitëm drekën në grill.
Ishte ditë e bukur dhe plot hare, shihemi në ecjet e radhës.

Të nderuar,Aktiviteti për këtë javë është Maja e Vrtopit të vogël 2473 m, malet e Sharrit, KosovëNisja është të dielën m...
09/10/2026

Të nderuar,

Aktiviteti për këtë javë është Maja e Vrtopit të vogël 2473 m, malet e Sharrit, Kosovë

Nisja është të dielën më 11.10.2026, në ora 07:00, nga Marashi

Relacioni: Prizren – Lubinje - Citadellë

Të interesuarit mund të lajmërohen deri të shtunën në ora 10:00.

Udhëheqësit e rrugës:

Osman Uka +383 44 216 216
Remzi Ajdini +383 44 881 121

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes.

Përgatitja fizike dhe shëndetësore është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori dhe udhëheqësit kanë të drejtë ta ndryshojnë itinerarin në varësi të kushteve meteorologjike dhe gjendjes së terrenit.

ShB “Sharri” – Prizren

Aktivitete në Itali dhe Zvivcër.Anëtari ynë Imri Musliu ishte pjesëmarrës në një aktivitet shumëditor në Itali, të organ...
07/10/2026

Aktivitete në Itali dhe Zvivcër.

Anëtari ynë Imri Musliu ishte pjesëmarrës në një aktivitet shumëditor në Itali, të organizuar nga 'Gashjanët e Virhenit'.

Në kuadër të këto aktivitete, ai realizoi ngjitjet në majet:
• Cima della Rossetta, 2743m
• Cima Mulaz, 2906m
• Rifugio Pradidali, 2278m

Ndërsa, Naser Kastrati realizoi disa ngjitje në vargmalet Pilatus në Zvicër duke realizuar majet:
• Esel, 2118m
• Oberhaupt, 2105m
• Tomlishorn, 2128m

Përgëzime gjithëve dhe Anëtarëve tonë për sukseset në bjeshkë!

KORAB – 2764 mMë 4 tetor 2026, 16 anëtarë të SHB “Sharri” realizuan ngjitjen në majën e Korabit, 2764 m, nga ana shqipta...
05/10/2026

KORAB – 2764 m
Më 4 tetor 2026, 16 anëtarë të SHB “Sharri” realizuan ngjitjen në majën e Korabit, 2764 m, nga ana shqiptare, përmes fshatit Radomirë.
Grupi u nis nga Radomira dhe, përmes shtegut të Korabit, vazhdoi ngjitjen drejt majës. Pas një ecjeje të gjatë dhe me terren të ndryshëm malor, të gjithë pjesëmarrësit arritën me sukses në majën më të lartë të Shqipërisë.
Ngjitja në Korab është një nga aktivitetet e rregullta të SHB “Sharri”, duke qenë një prej majave më të rëndësishme dhe më të vizituara nga bjeshkatarët tanë.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 16 bjeshkatarë, të cilët përfunduan me sukses itinerarin e planifikuar.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe shoqërinë e mirë gjatë gjithë aktivitetit.

Udheheqes. Osman Uka & Remzi Ajdini

SHB “Sharri” – Prizren

Të nderuar,Aktiviteti për këtë javë është Maja e Korabit 2764 m, Radomirë, Shqipëri.Nisja është të dielën më 04.10.2026,...
01/10/2026

Të nderuar,

Aktiviteti për këtë javë është Maja e Korabit 2764 m, Radomirë, Shqipëri.

Nisja është të dielën më 04.10.2026, në ora 05:00, nga Kërëk Xhamia (te Stacioni i Autobusëve).

Relacioni: Prizren – Radomirë

Pikënisja e ecjes është në fshatin Radomirë.

Të interesuarit mund të lajmërohen deri të shtunën në ora 10:00.

Udhëheqësit e rrugës:

Osman Uka +383 44 216 216
Remzi Ajdini +383 44 881 121

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes dhe të kenë me vete dokumente valide.

Përgatitja fizike dhe shëndetësore është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori dhe udhëheqësit kanë të drejtë ta ndryshojnë itinerarin në varësi të kushteve meteorologjike dhe gjendjes së terrenit.

ShB “Sharri” – Prizren

Në fundjavën e kaluar, kemi pas edhe dy aktivitete tjera nga Anëtarët tanë.Niti Gashi dhe Hasan Bytyqi ishin pjesëmarrës...
30/09/2026

Në fundjavën e kaluar, kemi pas edhe dy aktivitete tjera nga Anëtarët tanë.

Niti Gashi dhe Hasan Bytyqi ishin pjesëmarrës në aktivitetin e ngjitjes majës së Rupës, 2502m, që u realizua në kuadër të 1-vjetorit të themelimit të shoqatës 'Maya Alpin Club'.

Ndërsa, Imri Musliu, Xhevdet Arifi dhe Memed Xhoxhaj realizuan ngjitjen e majës Skarpa, 2474m.

Përgëzime Anëtarëve tonë.

Maja e Çezlës 2461 m – Bjeshkët e NemunaTë dielën, më 27.09.2026, SHB “Sharri” – Prizren realizoi me sukses aktivitetin ...
28/09/2026

Maja e Çezlës 2461 m – Bjeshkët e Nemuna
Të dielën, më 27.09.2026, SHB “Sharri” – Prizren realizoi me sukses aktivitetin në Majën e Çezlës 2461 m, në Bjeshkët e Nemuna – Valbonë.
Në aktivitet morën pjesë 10 bjeshkatarë.
Ecja filloi nga Kukaj, duke vazhduar nëpër Rrethin e Bardhë dhe më tej drejt Majës së Çezlës. Pas arritjes së majës, kthimin e realizuam nëpër shtegun klasik në drejtim të Qafës së Presllopit, duke zbritur nga ana e Valbonës.
Gjatë aktivitetit përshkuam 17 km, me 1400 m disnivel pozitiv, ndërsa ecja zgjati 10 orë.
Terreni i lartë malor dhe karstik, ngjitjet e theksuara dhe zbritja e gjatë e bënë aktivitetin mjaft kërkues. Falë përgatitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit të mirë të pjesëmarrësve, aktiviteti u realizua me sukses dhe pa probleme.
Udhëheqës të aktivitetit:
Osman Uka
Remzi Ajdini
Fahmija Drda
Një falënderim i veçantë për Izet Selimajn dhe familjen e tij për mikpritjen e përzemërt.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për disiplinën, shoqërinë dhe atmosferën e mirë gjatë gjithë aktivitetit.
SHB “Sharri” – Prizren

Të nderuar,Aktiviteti për këtë javë është Maja e Çezlës 2461 m, Bjeshkët e Nemuna – Valbonë, Shqipëri.Nisja është të die...
24/09/2026

Të nderuar,

Aktiviteti për këtë javë është Maja e Çezlës 2461 m, Bjeshkët e Nemuna – Valbonë, Shqipëri.

Nisja është të dielën më 27.09.2026, në ora 06:00, nga Kërëk Xhamia (te Stacioni i Autobusëve).

Relacioni: Prizren – Qafë Morinë – Bajram Curri – Valbonë – Kukaj.

Pikënisja e ecjes është në fshatin Kukaj.

Itinerari i ecjes:
Kukaj – Rrethi i Bardhë – Maja e Çezlës – Qafa e Rupës (Qafa Kuqe) – Kukaj.

Shtegu kalon nëpër terren të lartë malor dhe karstik, me ngjitje dhe zbritje të theksuara, prandaj kërkohet përgatitje e mirë fizike dhe përvojë në ecje malore.

Të interesuarit mund të lajmërohen deri të shtunën në ora 10:00.

Udhëheqësit e rrugës:

Osman Uka +383 44 216 216
Remzi Ajdini +383 44 881 121
Fahmija Drda +383 49 633 202

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes dhe të kenë me vete dokumente valide.

Përgatitja fizike dhe shëndetësore është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori dhe udhëheqësit kanë të drejtë ta ndryshojnë itinerarin në varësi të kushteve meteorologjike dhe gjendjes së terrenit.

ShB “Sharri” – Prizren

Anëtarët tanë Orhan Duraki dhe Alim Smaili realizuan aktivitet privat në Majën Magaro (2,255 m) në Parkun Kombëtar Galiç...
24/09/2026

Anëtarët tanë Orhan Duraki dhe Alim Smaili realizuan aktivitet privat në Majën Magaro (2,255 m) në Parkun Kombëtar Galiçica 🇲🇰 dhe në Malin Olimp 🇬🇷.

🥾 Dy destinacione të bukura, sfida të reja dhe shumë momente të paharrueshme në mal.

Urime për ngjitjet! 👏🏔️

Më 20.09.2026, SHB “Sharri” – Prizren realizoi një ecje qarkore në zonën e Shtyllës së Grisë dhe Cukalit, në Tropojë.Ecj...
21/09/2026

Më 20.09.2026, SHB “Sharri” – Prizren realizoi një ecje qarkore në zonën e Shtyllës së Grisë dhe Cukalit, në Tropojë.
Ecja nisi te Kroni i Morajës dhe vazhdoi drejt Staneve e Lugut të Dikçorit, deri në Qafën e Shtyllës së Grisë. Prej aty u hap pamja drejt Majës së Dhive, Hekurave dhe kreshtave përreth, ndërsa itinerari vazhdoi në Majën e Shtyllës, 2,095 m.
Nga maja ndoqëm kreshtën drejt Doborgash*t, pastaj zbritëm në anën e Cukalit. Pas një pushimi te burimi në qafë, ngjitëm shpatin e fortë me bar drejt Gurit të Cukalit, pjesa më e pjerrët dhe më karakteristike e ditës.
Kthimi u bë përmes qafës dhe Staneve të Dikçorit, duke përfunduar përsëri te Kroni i Morajës.
Ishte një itinerar i plotë malor: kreshta të hapura, lugina, kullota alpine, shpate të forta dhe një terren që ndryshonte vazhdimisht. Një zonë e qetë, pak e frekuentuar dhe me identitet të fortë vendor, ku vetë toponimet e ruajnë kujtesën e bjeshkës.
Distanca: 12 km
Disniveli: +1,229 m
Kohëzgjatja: 9 orë
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për disiplinën dhe bashkëpunimin gjatë gjithë aktivitetit.
Falënderim i veçantë për udhëheqësit malorë Osman Uka, Remzi Ajdini dhe Fahmija Drda, për organizimin, orientimin dhe udhëheqjen e grupit.
SHB “Sharri” – Prizren

Address

Rr Marin Barleti P. N. ; Prizren,/
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ShB "SHARRI" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share