EC Ma Ndryshe

EC Ma Ndryshe NGO EC Ma Ndryshe

Organizations’ mission is to establish active & responsible citizenship and utilize culture as a mean of development
Misioni i organizatës është arritja e një qytetarie aktive & të përgjegjshme dhe shfrytëzimin e kulturës si mjet për zhvillim

Dita Botërore e Mjedisit shënohet me aktivitet ndërgjegjësues për nxënësit në DragashMe rastin e 5 Qershorit – Ditës Bot...
05/06/2026

Dita Botërore e Mjedisit shënohet me aktivitet ndërgjegjësues për nxënësit në Dragash

Me rastin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, EC Ma Ndryshe ka organizuar një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Ilmi Bahtijari” në Blaç të Komunës së Dragash*t. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e kujdesit për mjedisin dhe edukimin e brezit të ri mbi rëndësinë e mbrojtjes së tij.

Në ambientet e shkollës, nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në një lojë edukative mjedisore, e cila synon të rrisë njohuritë e tyre për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore, si dhe të forcojë vetëdijen për mbrojtjen e natyrës përmes një qasjeje argëtuese dhe ndërvepruese.

Përmes sfidave dhe pyetjeve edukative, loja i angazhon pjesëmarrësit në mësimin e praktikave të qëndrueshme dhe në kuptimin e rëndësisë së ruajtjes së pasurive natyrore dhe mbrojtjes së ambientit.

Dita Botërore e Mjedisit, e shpallur nga Kombet e Bashkuara, shënohet çdo vit më 5 qershor dhe synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

—————————————————————

World Environment Day Marked with an Awareness-Raising Activity for Students in Dragash

On the occasion of June 5 – World Environment Day, EC Ma Ndryshe organized an awareness-raising activity in cooperation with the community of “Ilmi Bahtijari” School in Blaç, Municipality of Dragash. The activity aimed to promote environmental responsibility and educate younger generations about the importance of protecting the environment.

At the school premises, students had the opportunity to participate in an educational environmental game designed to enhance their knowledge of the environment and the values of natural heritage, while also strengthening awareness of nature conservation through an engaging and interactive approach.

Through various challenges and educational questions, the game encourages participants to learn about sustainable practices and to better understand the importance of preserving natural resources and protecting the environment.

World Environment Day, established by the United Nations, is observed annually on June 5 and seeks to encourage global awareness and action for environmental protection and the promotion of sustainable development.

Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
Ma Ndryshe
7 Arte
Green Foundation
Rilindja Gjelbër

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Lipjanit - 2025Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektor...
03/06/2026

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Lipjanit - 2025

Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektorit të mjedisit në Komunën e Lipjanit për vitin 2025, duke vlerësuar kapacitetet institucionale, zbatimin e kornizës ligjore, menaxhimin e mbeturinave, monitorimin mjedisor dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

Për raportin e plotë klikoni linkun:https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/lipjan_final.pdf

02/06/2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) shpreh shqetësimin e thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit për neglizhencën dhe zvarritjen e procesit të subvensioneve kulturore për vitin 2026.
Si pasojë e kësaj qasjeje, organizatat që prej dekadash kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Prizren, përfshirë edhe organizatat që përfaqësojnë dhe promovojnë trashëgiminë, identitetin dhe diversitetin e komuniteteve të ndryshme të qytetit, janë lënë anash dhe përjashtuar nga proceset mbështetëse pa kritere të qarta, transparente dhe të qëndrueshme.
Kërkesat tona të prera:
I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Komunës: Kultura nuk është lëmoshë, por identiteti i Prizrenit! Mjaft me injorim administrativ.
Andaj kërkojmë:
1: Publikimi i menjëhershëm i listës përfundimtare të subvencioneve.
2: Shqyrtim transparent, i drejtë dhe profesional i të gjitha ankesave të dorëzuara.
3: Rishikim i buxheteve dhe kthim i mbështetjes për organizatat që mbajnë gjallë jetën kulturore në qytet.
Komuniteti kulturor ka qenë dhe mbetet hisedar kyç i Prizrenit për dekada me radhë, andaj zbehja e mbështetjes në vitin 2026 nuk përbën thjesht një dështim administrativ, por një goditje direkte në tendencën e kontrollit dhe dobësimit të skenës së pavarur kulturore. Kjo qasje e qëllimshme synon të cenojë autonominë tonë operative dhe të zbehë zërin kritik të organizatave që kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë identitetin e këtij qyteti.
Presim zgjidhje të drejtë TASH!

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Istogut - 2025Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektori...
26/05/2026

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Istogut - 2025

Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektorit të mjedisit në Komunën e Istogut për vitin 2025, duke vlerësuar kapacitetet institucionale, zbatimin e kornizës ligjore, menaxhimin e mbeturinave, monitorimin mjedisor dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

Për raportin e plotë klikoni linkun:https://ecmandryshe.org/repository/docs/istog.pdf

Nxënësit eksplorojnë biodiversitetin në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universitetin e Prizreni...
22/05/2026

Nxënësit eksplorojnë biodiversitetin në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universitetin e Prizrenit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, EC Ma Ndryshe organizoi vizitë edukative për nxënësit e SHFMU “Fatmir Berisha” në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, me qëllim promovimin e edukimit mjedisor, rritjen e njohurive mbi biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së natyrës.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe koleksionet e laboratorit, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Laboratori përfshin koleksione zoologjike dhe botanike, ekzemplarë të balsamosur e të konservuar, skelete kafshësh, koleksione entomologjike, si dhe pajisje laboratorike dhe kërkimore që shërbejnë për studimin e biodiversitetit dhe edukimin mjedisor.

Përmes prezantimeve dhe demonstrimeve praktike, nxënësit u informuan mbi rëndësinë e biodiversitetit, funksionin e muzeve të natyrës dhe laboratorëve në ruajtjen e tij, si dhe mbi rëndësinë e edukimit mjedisor dhe kërkimit shkencor në mbrojtjen e natyrës.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Students Explore Biodiversity at the Natural Sciences and Biodiversity Laboratory at the University of Prizren

On the occasion of the International Day for Biological Diversity, EC Ma Ndryshe organized an educational visit for students of “Fatmir Berisha” Primary and Lower Secondary School to the Natural Sciences and Biodiversity Laboratory at Ukshin Hoti University in Prizren, with the aim of promoting environmental education, increasing knowledge about biodiversity, and highlighting the importance of nature conservation.

During the visit, students had the opportunity to closely explore the laboratory’s facilities and collections, which operate within the Faculty of Life and Environmental Sciences. The laboratory includes zoological and botanical collections, stuffed and preserved specimens, animal skeletons, entomological collections, as well as laboratory and research equipment used for biodiversity studies and environmental education.

Through presentations and practical demonstrations, students learned about the importance of biodiversity, the role of natural history museums and laboratories in its preservation, as well as the significance of environmental education and scientific research in protecting nature.

Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe
7 Arte
Balkan Green Foundation
Rilindja Gjelbër

Një zeje që bart histori dhe traditë - FiligraniNga fijet e holla të argjendit dhe arit deri te forma finale, çdo detaj ...
21/05/2026

Një zeje që bart histori dhe traditë - Filigrani

Nga fijet e holla të argjendit dhe arit deri te forma finale, çdo detaj punohet me mjeshtëri.

Ndiqeni videon dhe shiheni bukurinë e punës artizanale.

--------------------------------------------------------------------------

A craft that carries history and tradition — Filigree.

From the thin threads of silver and gold to the final shape, every detail is created with true craftsmanship.

Watch the video and discover the beauty of craftsmanship.

FILIGRANI ZEJA E SË ARDHMËS

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Drenasit - 2025Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektor...
20/05/2026

Raport Monitorimi i Sektorit të Mjedisit në Komunën e Drenasit - 2025

Ky raport paraqet një analizë të gjendjes së sektorit të mjedisit në Komunën e Drenasit për vitin 2025, duke vlerësuar kapacitetet institucionale, zbatimin e kornizës ligjore, menaxhimin e mbeturinave, monitorimin mjedisor dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

Për raportin e plotë klikoni linkunhttps://www.ecmandryshe.org/repository/docs/drenas_finale.pdf

EC Ma Ndryshe dhe zyrtarët komunalë në Suharekë diskutojnë sfidat mjedisore EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me drejtorin ...
19/05/2026

EC Ma Ndryshe dhe zyrtarët komunalë në Suharekë diskutojnë sfidat mjedisore

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Emergjencave, drejtorin e Inspektoratit, si dhe me inspektorët mjedisorë e urban në Komunën e Suharekës, ku janë diskutuar sfidat mjedisore dhe çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore në këtë komunë.

Gjatë takimit është prezantuar puna dhe angazhimi i EC Ma Ndryshe në fushën e mjedisit, me fokus të veçantë në mbrojtjen e lumenjve, trajtimin e ndotjes dhe adresimin e degradimit të hapësirave natyrore.

Në kuadër të diskutimeve me zyrtarët e Komunës së Suharekës janë trajtuar një sërë problemesh që prekin territorin e kësaj komune, përfshirë ndotjen e ujërave, betonizimin e shtretërve të lumenjve, degradimin e tokave bujqësore, menaxhimin e mbeturinave inerte dhe rehabilitimin e zonave të dëmtuara nga aktivitetet ekonomike.

Krahas kësaj, zyrtarët komunalë kanë adresuar shqetësime lidhur me mungesën e koordinimit institucional dhe kufizimin e kompetencave të nivelit lokal në trajtimin e çështjeve mjedisore, veçanërisht në raport me menaxhimin e lumenjve dhe kontrollin e investimeve pranë tyre.

Takimi shërbeu si platformë për shkëmbim informacionesh dhe diskutim të sfidave me të cilat përballen institucionet lokale në mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

EC Ma Ndryshe and Municipal Officials in Suhareka Discuss Environmental Challenges

EC Ma Ndryshe held a meeting with the Director of Public Services, Environment and Emergencies, the Director of the Inspectorate, as well as environmental and urban inspectors from the Municipality of Suharekë, where environmental challenges and issues related to the management of natural resources in the municipality were discussed.

During the meeting, EC Ma Ndryshe presented its work and engagement in the field of environmental protection, with a particular focus on river protection, addressing pollution, and tackling the degradation of natural areas.

As part of the discussions with municipal officials, several issues affecting the territory of Suhareka were discussed, including water pollution, state of riverbeds, degradation of agricultural land, management of waste, and the rehabilitation of areas damaged by economic activities.

In addition, municipal officials raised concerns regarding the lack of institutional coordination and the limited competencies of the local level in addressing environmental issues, particularly in relation to river management and the oversight of investments near river areas.

The meeting served as a platform for exchanging information and discussing the challenges faced by local institutions in environmental protection and management.

18 Maj – Dita Ndërkombëtare e MuzeveMuzetë nuk janë vetëm hapësira ku ruhen objekte të së kaluarës, por janë vende të gj...
18/05/2026

18 Maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Muzetë nuk janë vetëm hapësira ku ruhen objekte të së kaluarës, por janë vende të gjalla të dijes, dialogut dhe reflektimit. Ato na ndihmojnë të kuptojmë historinë tonë, të vlerësojmë diversitetin kulturor dhe të ndërtojmë ura mes brezave.

EC përmes platformës muzeu.info synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin thelbësor që muzetë luajnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, edukimin e shoqërisë dhe forcimin e identitetit kulturor të komuniteteve.

Për më shumë, vizitoni: www.muzeu.info

--------------------------------------------------------------------------

18 May – International Museum Day

Museums are not only spaces where objects from the past are preserved, but living places of knowledge, dialogue, and reflection. They help us understand our history, value cultural diversity, and build bridges between generations.

EC, through the platform muzeu.info, aims to raise awareness of the essential role museums play in preserving cultural heritage, educating society, and strengthening the cultural identity of communities.

For more information, visit: www.muzeu.info

Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve KlimatikeMë 15 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Ndryshimeve Klimatike, vëmendja botërore ...
15/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike

Më 15 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Ndryshimeve Klimatike, vëmendja botërore përqendrohet te sfidat e ndryshimeve klimatike.

Meqenëse ky ekuilibër natyror është thelbësor për ekzistencën tonë, le të angazhohemi për ta mbrojtur atë, duke u garantuar brezave të ardhshëm një planet të shëndetshëm dhe të jetueshëm.

_______________________________________________________________________

International Climate Day

On May 15th, International Climate Day, global attention focuses on the challenges of our changing climate.

Since this natural balance is essential for our existence, let us commit to protecting it, ensuring a healthy and livable planet for future generations.

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Address

Fehmi Lladrovci 67
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38329222771

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EC Ma Ndryshe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to EC Ma Ndryshe:

Share