03/06/2024
Përmbyllja e raundit të tretë të punëtorive me zyrtar komunal
Në kuadër të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike në nivel lokal”, i cili u mbështët nga Departamenti Federal i Zvicrës për Punë të Jashtme – Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, AKEREE ka përfunduar organizimin e raundit të tretë të punëtorive nëpër komunat e Kosovës. Të hënën, me datë 27.05.2024, në Gjakovë, të martën, me datë 28.05.2024, në Pejë dhe të mërkuren me datë 29.05.2024 në Prizren është mbajtur punëtoria e tretë me zyrtarët komunal të regjioneve përkatëse, ndërsa nga ekspertët e angazhuar u prezantuan temat si në vijim:
- Politikat dhe praktikat e mobilitetit të qëndrueshëm – ku u diskutua për kuadrin ligjor për mobilitetin, politikat aktuale të planifikimit dhe ndikimi i tyre në planifikimin e transportit, si dhe metodologjia dhe përmbajtja e Planeve të Mobilitetit;
- Planet e mobilitetit nëpër komuna – ku u diskutua për qasjen e planifikimit multimodal të lëvizshmërisë, qasjen e plotë në rrugë – krijimi i hapësirave për këmbësorët dhe biçikletat, si dhe
- Rastet studimore të politikave dhe projekteve të suksesshme të mobilitetit nga BE-ja dhe Kosova.
Gjatë këtyre diskutimeve u ndërlidhen edhe ndikimet e transportit dhe mobilitetit (lëvizshmërisë) në kontekstin e ndyshimeve klimatike, ku u potencua se transporti renditet si ndotësi i dytë më i madh i emetimit të gazrave serrë në Kosovë. Gjithashtu në këto takime me zyrtar komunal, u diskutua edhe për modalitetet e zhvillimit të transportit publik nëpër komuna, përfitimet që sjell dhe mënyrat e planifikimit dhe investimeve nga komunat lidhur me transportin publik, fushë kjo e cila është shumë e domosdoshme për lëvizshmërinë e qytetarëve.
Me këto punëtori, u shënua edhe përmbyllja e aktiviteteve të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike në nivel lokal”, për çka ekipi i AKEREE-së, falenderon Departamentin Federal të Zvicrës për Punë të Jashtme – Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë, për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti.
Send a message to learn more